Britanikët janë të fiksuar pas birrës. Tani një portal në internet, www.pintprice.com ka përgatitur një listë me çmimet e krikove të birrës në vendet e botës.
Birra më e lirë gjendet shumë larg britanikëve, në republikën malore të Taxhikistanit dhe kushton vetëm 0.29 sterlina. Më pas është Panamaja, Butani, Burundi dhe Koreja e Veriut.
Ndërkohë, birrën më të shtrenjtë e gjeni në Groenlandë. Aty një kriko kushton 7.35 sterlina. Pas saj vijnë Norvegjia, Katari, Xhibuti dhe Singapori.
Krikot më të shtrenjta
1: Groenlandë £7.35
2: Norvegji £6.07
3: Katar £6.00
4: Xhibuti £5.47
5: Singapori £5.00
Krikot më të lira
1: Taxhikistani £0.29
2: Panamaja £0.31
3: Butani £0.36
4: Burundi £0.37
5: Koreja e Veriut £0.38
pse nuk pyetni volfartin se ai esht specialist birrash dhe qoftesh!
Po ai se pi birren thate! Atij i duhet cmimi per te dyja bashke birre+qofte qe ti kete ne nje fature, se ashtu ja rimburson Saliu!
Eeshte dhe Nazmiu te lagja ime, qe e ka nje krikell bire “Kaon” 50 leke, leket mund tia japesh kur te kapesh ndonje bast se Nazmiu ka te inkorporuar edhe euroloto ke lokali!!
Ndersa Shqiperia kishte nje cmim mesatar prej 0,67 euro. Me beri pershtypje qe ne Kukes nje kriko 250 ml, sipas ketij burimi interesant, ishte me shtrenjte se ne Tirane (0,93 euro ne Kukes, ndersa ne Tirane 0,68 euro). Si e pabesueshme me duket, megjithate ku i dihet. Une nuk kam pire ndonjehere birre ne Kukes.
Thanks and good blog.