Një çift boshnjakësh mbante si skllave vajzën gjermane

28 Maj 2012, 10:29Lifestyle TEMA

Një çift boshnjakësh mbante si skllave një vajzë gjermane. Sipas BBC, ata e kanë mbajtur vajzën si peng për 8 vite rresht, duke e rrahur e duke e lënë pa bukë.

Vajza, tani 19 vjeç, e kishte të ndaluar të takohej me njerëzit dhe nuk lejohej të shkonte në shkollë. Ajo u shpëtua nga çifti, por policia thotë se është në gjendje të rëndë mjekësore dhe psikologjike.

Çifti Milenko Marinkoviç, 52 vjeç dhe e shoqja, Slavojka, 45 vjeç, u arrestuan më 17 maj.

Vajza peshonte vetëm 40 kg kur u gjet nga policia.

Nëna e vajzës, një gjermane, kishte qenë dikur e martuar me Milenko Marinkoviç.

Hetuesit e morën në pyetje edhe atë si dëshmitare.

Një fqinj tha se dikur kishte qenë dëshmitar se si Milenko e ngacmonte vajzën dhe më pas edhe e fshikullonte.

2 komente në “Një çift boshnjakësh mbante si skllave vajzën gjermane”

  1. Ben Chicago says:

    do jene serb te bosnjes keto milenkot
    kusherinj te lirise se salit

  2. bullshit says:

    gjynah, por me sa duket gjermanja nuk ja ka lene vajzen ta shohe ketij boshnjakut e ky injoranti per tu hakmarrur e ka rrembyer dhe mbajtur peng mbase vajzen e tij…

    te shkuara dhe sherim te shpejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje