Është bërë publik edhe identiteti i viktimës së kanibalit në Majemi, SHBA. Bëhet fjalë për një të pastrehë të quajtur Ronald Poppo, 65 vjeç.
Ndërkohë ka nisur të qarkullojë një video që tregon pamjet e kanibalit Rudy Eugene, 31 vjeç, duke i ngrënë atij fytyrën. Video është 18 minuta e gjatë dhe tregon se si një numër kalimtarësh nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar viktimën.
Eugene u qëllua dhe u vra nga policia e Majemit, pasi refuzoi që të ndalonte së ngrëni viktimën e tij.
Një mikeshë i kanibalit tha se vetëm droga ia bëri këtë gjë të tmerrshme. Ajo tha se ai ishte një njeri shumë i mirë, që nuk kishte hyrë kurrë në telashe.
Në video shihet Eugene duke rrahur e më pas duke e ngrënë viktimën e tij, të cilin e gjeti të shtrirë në gjumë në buzë të rrugës.
Një dëshmitar tha se atij i është ngrënë e gjithë fytyra, përveç mjekrës.
Pasi e shtriu përtokë me dhunë, Eugene nisi ta zhvishte dhe më pas i hëngri fytyrën.
Ncuq ncuq ncuq! Nuk rri dot bota pa lajme jo!
Sa eshte xhiroja ditore e mediave ne bote?
Shume duhet te jete edhe ne Shqiperi, perderisa ka gjithe jeten qe vegjetojne bajga te tilla:
Kanibali Sali Berisha po hane gjithe shqiperin dhe jeton i qete akoma.
Aman se ska lidhje, ne mes te dites, e paska gjetur ne gjume, e ka zhveshur dhe pastaj ka ngrene fytyren( pse duhet ta zhveshi e pastaj ti haj vetem fytyren?) dhe 3 personi i toke nuk ngjana fare me kete tek foto lart…. lajme komerciale…