Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, ka mbrojtur vendimin për të ndaluar shitjen e pijeve të gazuara në shishe ose gota të mëdha. Ai i krahasoi këto pije me asbestin dhe tha se qeveria ka detyrim që të rregullojë mënyrën se si njujorkezët e shuajnë etjen. Blumberg beson se ndalimi i pijeve të gazuara do të luftojë obezitetin, diabetin dhe të tjera probleme shëndetësore që janë kthyer në plagë për Mollën e Madhe.
Nëse ligji miratohet, pijet mbi 0.5 litër nuk do të shiten në restorante. Në rast të kundërt do ketë gjobë 200 dollarë.
“Natyrisht mund të blesh shishe të mëdha në dyqan. Por në restorant maksimumi është 0.5 litra. Nëse do të porositësh dy gota, në rregull, është zgjedhja jote,” tha ai. “Nëse dikush të vendos një gotë të vogël përpara, ti ha edhe më pak”.
Ndërkohë ekspertët kanë ilustruar me kuba sheqeri sasinë që ka një gotë e madhe me pije të gazuar, sipas ilustrimeve më poshtë:
Menyra me efikase kunder ketyre pijeve me gaz do te ishte sikur te perfitohej nga parimi ekonomik oferte-kerkese. Me nje rritje te konsiderueshme te cmimit te ketyre pijeve kerkesa do te binte ne menyre te pashmangshme. Cmimi rritet nepermjet impozimit te nje takse te rende ndaj ketyre lloj produktesh.
Per me teper, kjo do te ishte edhe nje menyre kontrolli me e pranueshme nga mentaliteti i amerikaneve te cilet nuk pranojne nje diktat nga qeveria se c’duhet te bejne ata me jeten e tyre.
shih shih
di njeri te me thote (meqe shkrimi eshte perkthyer pa kokcarje) se cfare te keqe kane brenda keto pije?!!! pse shiten kur qenkan kaq te rrezikshme sa asbesti!
O futja kot,keto kane sheqer.Sa me e madhe sasia aq me shume kalori merr.dhe keto kalori ske ku i djeg, eliminon dhe robi shto ne peshe avash avash..Per kete e ka bo mire ky Bloomberg,por duhet te beje edhe ndonje ligj per keto fast foodet,restorantet,ti mesoj me heq salcat,yndyrnat, ku cdo gje e mbysin me salca.Amerikont hajne cfare te gjejne dhe duan te cohen super te ngop nga tavolina,dhe ushqimin ja gatujne sipas mides,rrasi salca dhe ato behen shume te renda per stomakun.Kolesteroli,yndyra po i del prej turijsh amerikonve.
I dashur “Futja kot”
Konsumimi i sheqerit ne sasi te medhaja mund te shkaktoje diabetin ose semundje te zemres. Ka edhe te tjera por keto me vijne ne mend per momentin.