Trafik për tu ngjitur në majën e Everestit (FOTO)

31 Maj 2012, 21:22Lifestyle TEMA
Trafik për tu ngjitur në majën e Everestit (FOTO)

Disa alpinistë shqiptarë thonë se ia kanë dalë të ngjiten në majën e Everestit për 100 vjetorin e Pavarësisë. Por këto foto kanë habitur mbarë botën. Një rresht i gjatë njerëzish presin të ngjiten në majën e malit Everest.

Për fat të keq fotot janë realizuar një ditë përpara një prej katastrofave më të rënda në 16 vite në Everest, ku gjetën vdekjen katër alpinistë.

Personi që ka shkrepur fotot, Ralf Dujmovits, ka folur për ketë ngjarje. Gjermani 55 vjeçar, një nga ekspertët më të njohur për ngjitjen e maleve, është i terrorizuar nga fakti se sa shumë njerëz tentojnë të ngjisin malin tani. Ai thotë se këta alpinistë pa eksperiencë thonë se e bëjnë për hobi. Njëherë ai kishte parë një amerikan duke tentuar të ngjisë malin më të madh në botë me një biçikletë me vete.

“Duke parë atë varg njerëzish, kisha një përshtypje se jo të gjithë do të ktheheshin,” thotë ai.

Ai thotë se njëkohësisht ishin 39 ekspedita që po zhvilloheshin me më shumë se 600 njerëz.

3 komente në “Trafik për tu ngjitur në majën e Everestit (FOTO)”

  1. hajriu says:

    Vekan per piknik me duket…i fusin nje pice dhe kthehen ne darke…hahahaa

  2. tironci kuq e zi says:

    Disa alpiniste shqiptare ja kane dale te ngjiten ne maje te Everestit.
    Nuk thone por ja Kane dale te nfjiten nuk jane vetem llafe

  3. KAMPACURRETA says:

    DIKUR KAM QENE EDHE UNE ALPINIST KUR NGA NJE ORTEK NA VDICEN DY SHOKE ,NE VARG MALIN E DESHATIT,SOT PAS DYZET VJETESH ME DUKET AVENTURE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje