Supervullkanet mund të shpërthejnë shumë më shpejt

31 Maj 2012, 13:19Lifestyle TEMA
Supervullkanet mund të shpërthejnë shumë më shpejt

Shpërthimi i një supervullkani është katastrofa më e madhe natyrore që mund të godasë planetin tonë pas asteroideve. Tani shkencëtarët mendojnë se ata mund të shpërthejnë më shpejt nga sa ishte menduar. Ky mund të jetë një lajm i keq për amerikanët, pasi një supervullkan mendohet se është mu poshtë parkut Yellowstone. Nëse shpërthen, dy të tretat e vendit do bëhej i pabanueshëm.

Supervullkanet furnizohen nga pishina gjigande të mbushura me magma nëntokë. Gjeologët mendonin se duheshin 100 mijë deri në 200 mijë vjet që një pishinë e tillë me magma të formohej mjaftueshëm sa për të siguruar presionin për shpërthimin.

Por një studim i ri sugjeron se ato mund të formohen shumë më shpejt, ndoshta brenda disa qindra viteve. Një rezervuar me magma gjashtë milje poshtë parkut Yellowstone është duke u rritur me shpejtësi rekord që nga viti 2004.

Mendohet se supervullkanet kanë shpërthyer tre herë në 2.1 milion vite.

Ka prova se një shpërthim i tillë ka ndodhur në Indonezi 74 mijë vite më parë dhe thuajse e zhduku krejt racën njerëzore. Mendohet se një shpërthim tjetër ka ndodhur 760 mijë vite më parë në Kaliforni.

1 komente në “Supervullkanet mund të shpërthejnë shumë më shpejt”

  1. andrea says:

    vullkanin e ndalon vetem nje njeri ne albanistan, gjejeni te shpetoje bota mbare me gjith qen e stan me leput

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje