Një i ri, që është goditur nga një sëmundje e rrallë, që ka bërë që koka, këmbët dhe duart e tij të rriten jashtëzakonisht shumë, është dëshpërimisht në kërkim të një kure që më në fund edhe ai të gjejë dashurinë.
Sain Mumtaz, 22 vjeç, është prekur nga Sindroma Proteus, që bën që disa pjesë të trupit të rriten shumë.
Ai jeton në rrethinat e Lahores, në Pakistan, por gjithmonë ka nevojë për trajtim mjekësor.
Sain besonte dikur se këtë mallkim ia kishte dërguar një zot hakmarrës. Por miqtë dhe familja e tij i kanë qëndruar afër duke e ndihmuar. Vendasit i referohen atij me mirësjellje si miku gjigand. Ata janë të vendosur të gjejnë një kurë për të që më pas ai të gjejë femrën e ëndrrave.
“Jam kështu që kur kam lindur. Fytyrën, krahët dhe këmbët i kam më të mëdhenj. Jam mendërisht shumë mirë dhe kuptoj gjithçka. E jetoj jetën si të tjerët. Dikur njerëzit largoheshin prej meje. Por tani më trajtojnë normalisht dhe ulen e më flasin kur më shohin. Një ditë shpresoj të shërohem dhe të takoj një grua që do të më dojë,” thotë ai.
do i ken bere magji. si mendoni ju Hafiz Haxhi net?!
pinxho mos u tall me semundjet dhe besimin, Vila futbollist i spanjes shau me fe Khadiren ne mes te kamerave , pastaj ne mes te kamerave theu kemben , njerezit ishin deshmitare te te dy incidenteve , ai eshte i semur , ti lut zotin qe je shendosh , nese je se nga koka je me keq se ai i semuri , lutju zotit te te mos beje si ai ,
Po ky s’i paska lene gje Rames mor jahu, e ta mendosh nje ne Pakistan tjetri ne Shqiperi, te pakten ky joni e ka gjetur disa here njeriun e zemres, maras do te kete vetem qe s’ka per te mundur Berishen dhe s’do behet kryeminister.
ai ka tumorr
o tefta,nuk e lexon që ai vuan nga një sëmundje e rrallë me emrin “Sindroma Proteus”???
ndonjëherë shoqërohet me tumore,por në pjesët e trupit!janë tumore që në shumicën e rasteve operohen,por në bazë,kjo sëmundje,nuk ka asnjë lloj kure!
kjo sëmundje është e lindur prek ADN e një ane të personit!është një gen i veçantë që prodhohet më shumë,duke sjellë rritjen e pa kontrolluar të pjesës që prek!
genet nuk operohen!hë për hë të paktën!
hahahaa po ta shofesh mire shpirto ngjan me shume me salen, ja pse,, sepse ketij i rritet trupi kurse sales i rriten pasurit e pa deklaruara