Rrezikon gjashtë muaj burg pse peshkoi një troftë në Austri

31 Maj 2012, 10:30Lifestyle TEMA

Ndonjëherë baballarëve u lejohet të gënjejnë. Një baba nga Bavaria, në Gjermani, vendosi t’u bëjë një surprizë fëmijëve të tij. Mori nga frigoriferi dy trofta të ngrira përpara se të niseshin për piknik në Tirol, Austri. Aty, fshehurazi, nxori një troftë dhe e vuri në grep. Fëmijët e tij u lumturuan kur panë se babai kishte kapur peshk. Me gëzim ia treguan një kalimtari. Por surpriza e hidhur erdhi më vonë. Ndaj tij është ngritur një padi nga shteti austriak. Kalimtari e kishte kallëzuar për peshkim të paligjshëm. Avokati i familjes thotë se ky ligj është si në mesjetë. Tani pritet të nisë gjyqi dhe nëse gjendet fajtor, ai rrezikon gjashtë muaj burg.

Në Gjermani e Austri duhet të kesh leje për të gjuajtur peshk si dhe një patentë për peshkim. Kjo e fundit merret pas një kursi dhe provimi në shtet dhe shkon rreth 300 euro.

6 komente në “Rrezikon gjashtë muaj burg pse peshkoi një troftë në Austri”

  1. Argita_B says:

    Ligji nuk eshte si ne mesjete jo, pasi mjedisit qe na rrethon duhet ta mbrojme te gjithe, e jo te shkaterrojme natyren.
    Nese te gjithe peshkojne pa leje, pa ditur se kur dhe ku peshkojne, atehere çdo lloj specie sdo te kishte mundesine te mbijetonte.
    Rasti ne fjale eshte sigurisht nje anekdode, keshtu qe dhe gjykata do te tregohet e arsyshme, se nuk te denon njeri per qef.

  2. AY says:

    Ligji eshte ligj. Vetem keshtu shkohet perpara dhe mbrohet natyra. Ketu ne alb ikemi vrare te tera kafshet e egra. Kam degjuar se vijne gjuetare nga vendet fqinje dhe vrasin pa meshire cdo lloj kafshe dhe shpendi qe ju del perpara. kjo masaker duhet te marre fund. Ketu duhet moratoriunmi i gjuetise dhe peshkimit per te pakten 10 vjet. Pastaj shohim dhe bejme.

  3. Jürgen says:

    Jo 6 muaj por 2 vjet burg e hengri nje shqiptar ne gjermani se vrau nje rose.Gjermonet nuk e rrujn leshin e p….
    Nji turk mbasi e pompoi gjermonen qe fjeti se kishte pire pak i qethi leshin e p….. me gershere.Kur u zgju gjermonja dhe pa cullufet e shkurtuara u grind me turkun dhe e hodhi ne gjygj qe e denoi me 6 muaj burg.
    O shqiptare ne Gjermani policia mban cdo here protokoll kur dikush ben kallzim penal,si edhe te nxit per kallzim penal kurse ne Shqiperi policet nuk protokollojn qe te dalin nga pergjegjsia po te ndodhi dicka me vone.Per nje sherr te vogel ketu merr dhjete letra nga gjykatat sa nuk guxon me te shko ne mendeje nje sherr tjeter.
    O shqiptare te denoncosh te keqen nuk eshte spiunllek ndryshe perendimoret jan te gjith spiuna.

  4. Logjika says:

    Si bejne keta te huajt per nje trofte. Ai Rama hengri gjithe ate derr ngjale dhe se denoI njeri.

  5. altini says:

    Jurgi dukesh qe edhe ti qenke bo deutschekartoffeln, shqiptareve su shkon pershtat spiunlliku, pastaj keto raste jane per te qesh.
    ne gjermani njerezit svujne per leke si tek ne ketu,vallahi vuajne per mend, para dy vjetesh ne gjermani per mese 1 muaj ka qene lajm dite humbja e arit ne Bavari, edhe si perfundit e gjeten a thua sikut gjeten Jezu Krishtin, prandaj ti jorgi lein mos u boj dumm si gjermonet

  6. memaljoti says:

    po ne shqiperi kercet dinamiti cdo 5 min si ne det dhe ne lum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje