Zakonisht kur vendet e pasura me naftë angazhohen në projekte globale të arsimit, ajo që pret është një filantropi sa për sy e faqe. Por sipas BBC, Katari po ofron diçka më të qëndrueshme.
Ky shtet po bëhet një nga aktorët më të rëndësishëm në fushën e edukimit, duke mbështetur projekte që nga ato themeloret e deri tek ato universitare.
Personi në qendër të këtyre iniciativave është sheiku Abdulla Bin Ali Al- Thani, një anëtar i familjes në pushtet në Katar dhe ish- pedagog universiteti.
Por përse po investon kaq shumë Katari. “Kur të mbarojë nafta, ne duam të kemi një ekonomi të qëndrueshme dhe të përparuar,” thotë ai.
Është pak a shumë si me ata që fitojnë llotarinë dhe u japin fëmijëve arsimimin më të mirë, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të mbajnë veten në vitet në vijim.
Në këtë mënyrë ata po e riciklojnë gazin dhe naftën në dije, duke ndërtuar universitete, duke reformuar sistemin shkollor, duke përmirësuar trajnimin vokacional etj.
“Bekimi me gaz dhe naftë nuk do të zgjasë shumë, na duhet të fokusohemi në diçka më të qëndrueshme dhe më të rëndësishme,” thotë sheiku.
Natyrisht një sistem cilësor arsimor nuk bëhet brenda natës. Por ata po bëjnë përpjekje. Investime epike, i quan BBC ato që po bëhen për arsimin në Katar dhe që kapin vlerën e dhjetëra miliarda dollarëve.
Pranvera Arabe tregoi pakënaqësinë e popullatës së re, të papunë dhe pa perspektivë. “Ne duhet të kemi një arsim që i shërben nevojave të njerëzve,” thotë sheiku.
Madje Katari ka vendosur të bëhet i pari vend në botë që jep një çmim prestigjioz për arsimin. Nuk ka pasur kurrë një çmim Nobel për arsimin dhe tani Katari jep çmimin WISE me vlerë 500 mijë dollarë. “Ne flasim për rëndësinë e edukimit, por kurrë nuk ka pasur diçka prestigjioze që ta reflektojë këtë,” thotë Abdulla.
Njerez te mencur.
U sos vaji i kandilit tend o Sali barbari!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
bravo dulla
kurse doktori i bllokut e ka katandisur keq arsimin ne shqiperi
cdo ivestim qe behet ne shqiperi eshte me leverdi per shqiptaret ska rendesi pse e bejne dhe sa do fitoj ai qe iveston per gjeri sa ne nuk kemi mundesi ta bejme vete
nuk do e bej ne Shqiperi jo, por ne vendin e tij. ne jemi te zene kemi prioritete te tjera njeher per njeher. duhet te ndertojme rruge e tunele ne cdo cep te Shqiperise, duhet te ndertojm parlamentin per baballaret e kombit, duhet te bejme stadiumin nderkohe qe sportin e kemi pertoke, do prodhojme e eksportojm nafte, gaz, energji elektrike, ullinj, arra, stika, fara, tranguj, grosh, lesh, presh, pordhe me rigon….do ndertojm 500 hidrocentrale, 500 turbina ere, 10 tec-e, nja 2-3 centrale berthamore, do i mbulojme malet me panele diellore. do e rrisim numrin e turistave nga 4 milion ne 8 milion. nuk kemi kohe te harxhojme me arsimin e ndritur shqiptar sepse ne kemi me shume universitete per fryme se gjith bota….dhiz iz a mirakell of fridom. Katari eshte vend i prapambetur dhe injorant, normal qe do investoje ne arsim…
mor po ky qënka komunist fare,bile më i keq se enveri vetë!
po çtë duhet arsimi mor sheik,lëri injorant e je rehat!shif këtë demokratin tonë!me ardhjen e tij në shqipëri është shtuar anafalvetizmi fillor dhe universitar,kështu që ky tall menderen me të gjithë!kunjë e ka me piktorët!një në veçanti!
anticensure e ke gabim more mik; se vertet tek ne jane shtuar analfabetet, por ama ato kane shansin e shkelqyer te marrin diplome universiteti, p.sh. te “Kristali”; bile mund ta marrin edhe pa qene prezent se helbete kane shume pune per te mbledhur votat e Sales qe kur ti duhen ti kene gati
sepse ata qe merreshin me terrorizem kane vdekur ne afganistan edhe keta qe mbeten u ka ikur trimeria e “jihadit”, po sic ka thene populli trim nen shkumbin “ku di dhia ceshte tagjia”
ne s’kemi nevoje te investojme ne arsim; kemi kristalin…