Shoferi hero shpëton pasagjerët e autobusit (VIDEO)

4 Qershor 2012, 10:10Lifestyle TEMA

Një shofer autobusi në Kinë është quajtur hero pasi arriti të shpëtojë jetët e 24 pasagjerëve pasi u godit nga një copë hekur që hyri në autobus përmes xhamit të përparmë.

Pavarësisht se kishte dhimbje të tmerrshme, 48 vjeçari Wu Bin arriti të frenojë, ndezi bllokazhin dhe u tha pasagjerëve që të mos dalin në autostradë. Ngjarja e tmerrshme ndodhi më 29 maj.

Mendohet se copa e hekurit kishte rënë nga një kamion që po udhëtonte në kahun tjetër.

Shoferi i transportua në spital me mëlçinë e dëmtuar rëndë dhe tre brinjë të thyera. Ai vdiq më pas. E shoqja tha se fjalët e fundit të tij ishin një lamtumirë e thjeshtë. Kompania ku punonte tha se ai ishte shofer shembullor. Kurse mjekët deklaruan se janë të habitur se si ai me gjithë atë dhimbje, bëri ato veprime.

8 komente në “Shoferi hero shpëton pasagjerët e autobusit (VIDEO)”

  1. Hasan Mertiri says:

    Bravo shoferit kinez.
    Por, ku dhemb dhembi vete gjuha: Perse nuk kishte kuti te zeze autobuzi i tragjedise se Himares?
    A eshte detyra e ministrise se Transporteve, policise e ku di une, qe te verifikoje standartet e mjeteve te transportit?

    1. Logjika says:

      Kuti te zeze ka vetem avjoni o idjot.

      1. Hasan Mertiri says:

        @ Logjika _ Idioti i sateme!
        Kur flas per kuti te zeze kam parasysh ate kameren qe shikon videon e shoferit hero, ti logjika e gomarit!

        1. fule says:

          Sa konstruktiv eshte Saliu keto 20 vjet aq konstruktiv din te jete edhe krimbat e tij. E njejta race e felliqur

      2. shqiptari says:

        O nderro emrin, ose pershtatju. Logjika nuk shan, por argumenton.
        p.s. nje pyetje; te paguan qeveria qe gllamis ketu?

        1. fule says:

          Ore po nuk e paguan njeri te jesh 100% i sigurte. Ka loqe ne qarkullim ajo kasolle sa te duash.

      3. Luani says:

        Mos u shani kot o cuna sepse ka edhe autobusi kuti te zeze. Nukeshte tipikisht si e avionit sejane tipe te ndryshme transporti, por ka edhe busi. Kutia e zeze e avionit behet me elemnte rezistent dhe te forte qe duhet ti rezistojne temperaturave te larta dhe nje presioni 100 here me te madh se nje kolpo qe merr autobusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje