Arsyet përse Berisha ka gjetur “njeriun e duhur”!

11 Qershor 2012, 08:59Editorial TEMA
Arsyet përse Berisha ka gjetur “njeriun e duhur”!

Nga Mero Baze

 

Përzgjedhja e Artan Hoxhës për president të Republikës, i dha fund hamendjeve për konsensus mes palëve dhe shpresës se Berisha do t’i hapte rrugë ndonjë emri jo të afërt me të. Lëvizja e tij nga Jozefina Topalli tek Artan Hoxha është bërë në të gjitha rastet duke mos i ikur parimit të një kandidati “të sigurt” për të.

Nga pikëpamja politike brenda PD, triumfoi skema e shantazhit që Lulëzim Basha bëri përmes Ilir Metës për të shmangur nga kandidimi zonjën Topalli. Me përzgjedhjen e Hoxhës, Basha ka konsoliduar përfundimisht pozitat brenda PD dhe LSI ka shtuar arsyet të qëndrojë me PD jo vetëm deri në vitin 2013, por dhe në zgjedhjet e reja.

Edhe pse zonja Topalli duket se është e fyer nga anashkalimi i saj, as ajo dhe as mbështetësit e saj nuk duket se do të bëjnë ndonjë gjest kundër kandidatit të përzgjedhur nga kundërshtarët e saj brenda PD-së me bekimin e Berishës. Ajo që shikon më me shqetësim Topalli në këto momente është lehtësia me të cilën Berisha i hap rrugë çdo kandidati të dyshes Meta- Basha dhe moskonsiderimi i saj dhe mbështetësve të saj si një palë që mund të riprodhojnë probleme brenda PD-së. Kështu që pritshmëria se ajo do të rezistojë është një iluzion. Përkundrazi ajo po përpiqet ta shikojë këtë rast për t’i dëshmuar Berishës se ajo është luajale dhe kur e poshtërojnë.

Nga pikëpamja teknike, Hoxha është një kandidat më i kompletuar se kandidatët e tjerë për detyrën që po merr. Ai ka një përvojë të hershme politike dhe një traditë të përfshirjes në problematikat e qeverisjes këto 13 vjet. Ka një formim dhe inteligjencë më të lartë se kandidatët e tjerë të përfolur dhe një njohje shumë të mirë të marrëdhënieve me publikun. E njeh mirë medien, nuk është publicist siç thotë Berisha, por një propagandistë i aftë dhe konformist me gjithë qeveritë e këtij vendi, së paku pas vitit 1997.

Ana e tij e fort që mund ta bëjë atë kandidat të votuar nga shumica është pikërisht artikulimi prej tij i qëndrimeve publike për disa ngjarje që kanë tronditur rëndë shoqërinë shqiptare siç është 21 Janari, apo vjedhja e mandatit të 8 Majit në Tiranë. Hoxha është i vetmi zë pro qeverisë, që ka pasur qetësinë e duhur të jetë avokat i vrasjeve të 21 Janarit dhe veprimeve të Berishës dhe avokat i vjedhjes së mandatit të Lulëzim Bashës në Tiranë. Këto dy beteja të mëdha të tij publike e kanë bërë atë një figurë të adhurueshme për Berishën dhe i japin shansin që të votohet më shumë se sa një kandidaturë politike brenda PD-së. Ndryshe nga kandidatët e tjerë, për të cilët dyshonim se ishin njerëz që do të bënin çfarë u thoshte Berisha, tani do të kemi një president, i cili i ka treguar Berishës se ç’duhet të bëjë pas gjëmave të mëdha që ka bërë këto vite në qeverisje, për të shpëtuar.

Është po ashtu kjo arsyeja që ai nuk shqetësohet për votat e opozitës dhe refuzimin e prerë të saj. Nuk pretendon të jetë presidenti i gjithë palëve. Po ta dinte se do ta propozonin një ditë, ndoshta s’do fliste ashtu për 21 Janarin dhe 8 Majin, por po të mos fliste ashtu, nuk do ta propozonin. Për këtë arsye përzgjedhja e tij është përzgjedhja më radikale e Berishës e një kandidature që kombinon një figurë politike dhe një mbështetës personal të tij dhe familjes së tij. Qëndrimet e tij publike për Gërdecin, 21 Janarin, 8 Majin, korrupsionin me Rrugën e Kombit dhe afera të tjera të mëdha të PD-ja janë siguria më e madhe se në krye të vendit po shkon dikush që do të mbyllë përfundimisht këto letra. Është një arsye shumë e fortë për t’i pasur gjithë votat e shumicës vetëm për këtë shkak. Dhe natyrisht për të mos pasur kurrë mbështetje të opozitës.

52 komente në “Arsyet përse Berisha ka gjetur “njeriun e duhur”!”

  1. Artur 68 says:

    Ky personazh s’eshte as noter e as avokat por permbarues i oborrit kryeministror.
    E thene ndryshe eshte nje “golden retriver”, qen i edukuar per ta sjell ne goje gjahun e padronit.
    Kush ka pasion gjuetine e di fare mire se nje zagar quhet i races kur e sjell rosen e eger me gjithe pupla dhe jo t’a kapi per “zhelesh” (siç do e bente Zhozefina)
    Kjo eshte arsyeja qe preferuan nje zagar te bindur kundrejt nje “pit bulle” te pa disiplinuar, qe siç tregojne legjendat per kete te fundit shpesh here kafshon dhe vete padronin …..

      1. sinan hibro says:

        Ka nje keqkuptim ; jane dy Artan Hoxha , gazetari i famshem i News 24 / 21 Janarit / dhe tjetri qe tani eshte duke u zgjedhur president !

      2. sorge says:

        O fyll-fule!
        Je teper injorant per te kuptuar se nuk behet fjale per kete Artan Hoxhen e Berishes,por per GAZETARIN INVESTIGATIV TE NEWS-24,ARTAN HOXHA!!!

    1. fule says:

      Linku me siper eshte gabim me falni

    2. Fatos Beja says:

      Artan Hoxha:
      Metamorfoza e njeriut të Ri demokratik,
      nën udhëheqjen e ndritur të shokëve komunistë Sali & Liri Berisha.
      P.S. Mizë e bythës së pushtetit!!!

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/metamorfoza-artan-hoxha.html

    3. Alba Vokshi says:

      KANDIDATURA TJETER ESHTE BUJAR NISHANI. EDHE KY SPIUN!!!
      CA BOHET KESHTU?!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/presidenti-i-shqiperise.html

  2. LORA1 says:

    PIKERISHT SIC E KE ANALIZUAR TI MERO, KY ESHTE ARTAN HOXHA , TEKNOKRAT PA ZEMER.sOT SHQIPERISE I DUHET NJE NJERI INTELIGJENT POR QE KA EDHE ZEMER QE RREH ME DASHURI PER ATDHEUN, INTELIGJENCA DHE ZEMRA DUHET TE SHKOJNE TOK. S KEMI NEVOJE PER ROBOTET E BERISHES QE I KURDIS AI SI TE DOJE . KUR TE DOJE , ME TELEKOMANDE.MEKAT PER KETE AERTANIN , KAQ I RI DHE KAQ I MANIPULUESHEM, PA SHTYLLE KURRIZORE

  3. ERA says:

    A KA DOSJE KY NJERI? TE SHIKOHET DOSJA SE THONE QE KA QENE SPIUN.

  4. jane says:

    Shkrimet nga Mero Baze jane gjithnje te mrekullueshme, i lexoj vertet me shume ëndje. Por tek ky i sotmi, pavaresisht nga idete qe jane te gjitha te mire-konceptuara e shprehura, nga ana gramatikore dhe redaktoriale permbajne shume, shume gabime. Me vjen shume keq qe lexoj mendime te vyera me nje gramatike aspak korrekte. Uroj qe shkrimi i sotem te redaktohet nga nje profesionist ne menyre per te marre vleren e duhur.
    Ju falemnderit

    1. jane says:

      Edhe nje here ju falenderoj per reagimin e shpejte dhe sjelljen e artikullit ne nivelin e duhur gramatikor dhe ortografik. Ne lidhje me idete e komentet Gazetarit Mero Baze nuk i heq asnje presje.

  5. Donjet Liridoni says:

    Nese nuk ka ndonje te papritur bizantine (qe s’ka gjasa) sot ne analet, duhet te shkruhet, qe SHQIPERIA RINISI ciklin tjeter te KRIZES, qe do te zgjase derisa Ai lart, te hape tefteret dhe te shohin se Sali Assadin e ka ende gjalle (sic ka thene vete). Po ama, poshte emrit te Saliut, perbri tij ka pasonjesin Ilir me t’Meten, me te rrezikshmin nder varremihesit e kombit!
    Te rroje Shqiperia! Edhe Arvizu, edhe Sekui, edhe Wolqoftja, edhe Fyle, edhe Sanino edhe…

  6. tirona says:

    PO CFAR PRESIDENTI DO TE JETE KY MORE ,CFAR MORALI KA KY KUR NE NJE DEBAT ME MUSTAFA NANON KUR I KA THENE SE JEDEBIL………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

  7. psy says:

    Turp per Artan Hoxhen.Por lere dreqin,ate e ka goditur vete fati,jo president te behet per disa vite,por dhe mbret,ska gje qe ja sheron plagen qe ka cdo dite para syve.Ai duhet te ishte nje militant i te drejtave te femijeve e personave me aftesi te kufizuar,por ka zgjedhur te jete Nje sherbetor i shpifur i sistemit.Puna e tij!

    1. mika says:

      Te te vije turp, i pafytyre.

      1. psy says:

        Per ke e ke fjalen ti mika,kujt ti vije turp a ma sqaron pak?

  8. tirona zemra ime says:

    Ta gezosh Mero Tanin si president!!!
    Per ja pese vjet ke shume material per gazeten, nuk ka per te munguar lenda e pare.

  9. dumdum says:

    Berisha i qëndroi dosjeve të veta dhe të familjes.
    Rama u bo pis kur shkoi te Meta.
    Meta siguroi klanin e vet për të paktën 4 vjet pa prokurorë e gjykatës mbi krye.
    Ka vetëm një gjë që oborri i Tiranit nuk e ka parasysh është fakti se pushteti i tyre mbahet mbi fije kashte. Cdo institucion është rrënuar, ekonomia ka shku për lesh. Policët nuk kanë lek as për uniforma. Tashi ka ngel vetëm që të ndizet fitili (në kuptimin figurativ) me mosbindje civile e me koncerte kusiash nga dritaret e shpive.

  10. Neorealizmi says:

    Ky Hoxha ndryshe flet ne xhami(TV dhe gazeta) e ndryshe ne bisede te lire ne kafene. Opinionist i paguar qe pushteti mund ti embelsohet e te behet dhe ky armik me Salen (si gjithe te tjeret).
    Shkurt njeri me dy fytyra.

  11. besniku says:

    Mire, ky zvaraniku, i neveritshmi, servili i familjes berishiane, u be president (apo do te behet, sipas te gjitha gjasave), po Z. Nano ku shkoi? Nuk po degjohet me, e solli Berisha ne Shqiperi, i dha ca pare per te bere zhurme dhe per te corroditur popullin dhe opoziten, dhe tani nuk ndihet me. Ky qe misioni i tij, dhe tani mund te kthehet i qete dhe me xhepat plot, dhe te vazhdoje kumarin dhe kurverine ne Viene, derisa t’i duhet perseri Berishes.

    Me vjen keq per Z. Lubonja qe ka harxhuar kohen e tij te vyer duke shkruar nje artikull drejtuar Z. Arvizu lidhur me mbeshtetjen qe ky, pra Z. Arvizu, i beri Z. Fatos Nano. Tani duket qarte se edhe Z. Arvizu eshte bere personazh i Sali Berishes, duke treguar keshtu se sa posht ka rene emri ambasador. Pyetje: Ky eshte ambasador i SH.B.A. apo ambasador i Sali Berishes? Ajo qe dihet me siguri eshte4 se ky paguhet me shume nga Sali Berisha se sa nga Departamenti i Shtetit. Tani u shtua edhe nje turimi: AA, SS dhe Artan Hoxha, qe te tre me syze dhe me pamjen e nje miu te porsa dale nga …!

  12. BERISHA LARGOHU: ZGJIDHJA E VETEME ESHTE LARGIMI I BERISHES ME DHUNE. says:

    Arsyet jane sepse nuk kemi popull ti dal zot te drejtave te tyre, mentaliteti i shqiptareve eshte, c’naduhet neve te protestojme e te vritemi. C’naduhet neve politika, prandaj mundohen t’ju shmangen vendit te tyre duke emigruar, duke lene Shqiperine ne doren e Berishes, duke pranuar qe te behen legena neper rruget e evropes dhe duke mos menduar per Shqiperine. Shqiptaret nuk duhet te lejne vendin e tyre si frikacak, por te largojne Berishen nga pushteti vetem me dhune sepse ashtu e meriton Berisha.

  13. babale says:

    Njè qytetar i thjesht para kètyre personave duhet te ngrhe nje murè rredhusè rrethè vetes.As nuk duhet te indinjohet,as te flasè pèr ta,as tè lezojè pèr ta,as te degjojè pèr ta.Duhet ti lère qe te fundosen ne mutin e tyre

  14. KOSTA says:

    Duket qe shkrimin e keni bere shpejte por analiza eshte e sakte. kesaj analize dua ti shtoi edhe disa merita te tjera te presidentit te ri – zgjuarsia qe ka treguar per ti shpetuar gjykimit per kontrabanden kur drejtonte ministrine, por pranoi te shkarkohej nga detyra si bashkepuntor i sigurimit…… Kete duket se e keni harruar z. Baze…dhe une mendoi se kete karte i tundi sote Berisha ketij njeriu, dhe keshtu ai i mbyll te gjitha problemet qe ka me prokurorin apo SHIKUn…keshtu mbyllet edhe problemi i dosjeve dhe i ligkjit per lustracionin…..tani mori funde pastrimi i shoqerise shqiptare nga e kaluara e tije e zeze…..jo vetem qe nuk ka pastrim por tani ata po na udheheqin ne te gjitha aspektet……

  15. Bashtova says:

    Tani, nga njerezit me te lumtur, pervec Berishes vet, per zgjedhjen president te Z. Artan Hoxha, eunukut te oborrit monarkik berishian, eshte e Zonja Berisha, Liri Berisha. Kjo tani e tutje do te mburret dhe do te propagandoje se ne Kliniken e saj kurohet per autizem i biri i Presidentit te Republikes se Shqiperise, gje qe do t’i shtoje vizitoret qe vuajne nga kjo semundje. Kam mendimin se Zonja Berisha duhet te botoje nje poster me permasa gjigande me dicituren “… Hoxha, kurohet ne Kliniken Time.” Sigurisht per kete, Lirija eshte detyruar qe t’i jape Z. Hoxha nje komision (perqindje fitimi nga reklama). Te dy do te dalin te fituar. Zoti u dhente ymer!

    1. Elianto says:

      Koment i panevojshem, nuk perqeshen fatkeqsite, te kujdo qofshin.

    2. rolandb says:

      Je nje PLEHER!!!

    3. qytetari says:

      Ty Bashtova te rente halli i prinderve te femijve qe kurohen ne ate klinike!

  16. Glauku says:

    Duke qènè nè pozitat e atyre qè as parè e as njohur kètè ‘hoxhè’ tè Berishès, kuptova motivet e kandidaturès sè tijè pèr postin e pre. tè Shqipèrisè.
    Natyrisht pèr atè nuk ka dhe nuk duhet tè ketè konsensus, pra èshtè njè pèrzgjedhje partiake. Me atè qè shkruan zoti Mero tè len tè kuptosh se Ai èshtè pothuajse i zgjedhur, kèshtu qè Shqipèria mbetet pa alternativa pèr tè arrdhmen. As nè Europè, as luftè krimit e korupsionit dhe me demokraci tè reme?!?!
    Ai post nuk èshtè pèr juve zoti Hoxhè Tani. Nuk meritoni atè post nè 100 vjetorin e Pavarsisè pa asnjè kontribur patriotik, human, shoqèrorè, pa qènè asnjèherè nè anèn e duhur tè historisè si pèr Gerdecin, 21 Janarin e 8 Majin.
    Jo vetèm kaq por lakmia pèr potere ju ka humbur shikimin dhe jeni qorri dhe naiv i fundit qè Berisha do t’ju vendosi nè majè tè hurit tè kashtès dhe kur AI tè iki bashkè me kashtèn ty do tè mbetet vetèm huri e askush nuk do t’ju ndihmojè pèr ta hequr.

  17. Nadia Shabani says:

    Ah Mero c’me ke bere e ke bere kete editorial tani ne mengjez qe me duhet te iki por do mundohem shpejt e shpejt te them nja dy fjale.E ke then drejte o Mero,ka gjetur tenxherja kapakun o Mero. E urrej Artan Hoxhen me Hanri Cilin pikerisht per kete aresye se jane mbrojtes te flakte te Berishes, ka edhe analiste te tjere si Lutfi Dervishi apo Artur Xheji por ke pare ti une kam respekt per Lutfi Dervishin. Artan Hoxha eshte skandal, e degjon tek flet ne favor te Berishes dhe pyet veten papritur, te jete ky qe ka punuar edhe me PS-ne? E degjon tek flet ne mbrojtje te krimeve mafioze te qeverise dhe pyet veten te jete ky qe eshte ndjekur dikur nga Berisha per korrupsion? Ky do te jete presidenti i shqiptareve.Jane keto pyetje pa pergjigje, me bejne te mendoj te ardhmen e zeze te vendit tim, pa asnje shprese dhe drite ne fund te tunelit, i prene hovin perfundimisht Shqiperise per tu integruar ne BE. E ndjej veten pa force per te vzhduar perpara, e zhgenjyer dhe e zhytur ne pesimizem per tu ndjere edhe ne te barabarte para doganave te kontrollit, te ishim edhe ne krenare kur te udhetonim ne vendet europoinane, te merrte fund njehere e pergjithmone perbuzja dhe diskriminimi i te huajve ndaj nesh, sidomos i grekeve ndaj shqiptareve qe edhe kur kalojne gjykates nuk i lejojne te kalojne se jane cam. Por jo ne nuk kemi fat, jemi populli me i vuajtur i ballkanit dhe kete ja bejme vetes tone duke mbajtur ne fuqi monstrat si Berisha dhe tani e kemi pergjithmone. tani nuk do mend se dihet se cfar do te ndodh me te ardhmen e Shqiperise. Duke u zgjedhur Artan Hoxha, Sali Berishen e kemi edhe president edhe kryeprokuror, edhe i SHIKUT edhe i gjykates kushtetuese, edhe i policise se shtetit. Me nje fjale ne Shqiperi u vendos neodiktatura, ta gezojme Sali Berishen, beni gati bustet se do te zevendesoje edhe Skenderbeun mbi kale.

  18. Argele says:

    Ja dhe nje arsye pse?! Ortodokset e ketij vendi duhet te organizohen dhe te bashkepunojne me njeri tjetrin.Per te perballuar kete fushat 20-vjecare te te perjashtuarit te tyre nga cdo instuticion Shteteror. Anadollaket nuk sundojne me nga Stambolli por nga Tirana e Tiraneve .

  19. Blini nen rete e zeza te Londonit says:

    Une se kuptoj…
    Perse S. Berisha nuk zgjedh Mero Bazen President..
    Kete papagall “Anti”-Berishe qe dikur ishte miku i ngushte tij..
    Ky njeri zor se do fliste mire edhe per figuren me te persosur te planetit po qe se ajo do ishte ofruar ne tavoline nga Sali Berisha.
    Te gjithe e shohim qe S Berisha eshte nje figure e konsumuar dhe e urryer tashme por dhe Skizofrenise se Rames zor ti gjehet kurimi.
    Zotit Mero Baze… Sipas mendimit tim Sali Berisha eshte kethyer ne Obsesion per ju…mundohu ta kurosh kete semundje pash zotin..

  20. Adriatik says:

    Nuk e besoj se Artan Hoxha do te jete president.
    Po afron ora e kucedres serbe per presidente. Me vjen keq qe dal kunder mendimit te shumices qe besojne se Artani do te jete nje president.

    (Artani kurdohere ka qene dhe mbetet nje sofist medioker, por kjo nuk perben arsyen per te mos qene president. Ai eshte nje loder ne duart e Berishes si ishte dhe Zaganjori).

  21. Denisi says:

    NJE PINXHO PRESIDENT NUK E MERITOJME!

  22. brigada8s says:

    Besoj kandidati me cinik i mundshem Ky eshte vend fatkeq i cili do terhiqet pafundesisht zvare nga Salihi & co.Vetem nje zgjidhje ka!
    Ajo duket e larget ,po keshtu i dukej dhe Libianeve dhe gjeldetit te tyre me dekorata.Sot po kerkojne personin qe i futi pistoleten ne b…Gjelit te detit( Kadafit). Rradhen duhet ta kete lakuriqi yne i nates. Mero e ke gabim. tan Hoxha nuk i mbyll dot letrat 21 Janarin ,Gerdecin etj bile as Rama nuk i mbyll dot. Ata qe i kane ne kurriz do ti paguajne. Shume shpejt!!!

  23. albani says:

    Mos valle nje gje e keqe mund te sjelle ndonje gjete mire?

    Ku i dihet!Zoti eshte i Madh, ben gjera qe ne njerezit nuk arrijme t’i kuptojme. Me kete nuk e kam fjalen se mund te ndodhe ashtu sic ndodhi me Z. Bamir Topi, qe per mendimin tim as berindonje here mire, dhe as e perdori ndojehere topin per te miren e Shqiperise dhe te shqiptareve.

    Jo, jo! Zgjedhja president i Artan Zhapikut, do te ndergjegjesoje njerezit e popullin se nuk e meritojne qe te kryesohen nga nje ish-spiun i sigurimit te shtetit, nga nje vjedhes, shpifes dhe shtremberues i se vertetes, mbrojtes i verber i bemave te Sali Berishes dhe familjes se tij, dhe perfaqesues i afferave te familjes Berisha. Nga vjedhes dhe perndjekes nga drejtesia shqiptare dhe i arratisur dhe me pas i kerkuar nga Interpoli, behet president ne Shqiperi. Ky eshte nje provokim tjeter i Sali Berishes ndaj popullit shqiptar. Keshtu beri me Gazideden me Agim Shehun, Arben Sefgjinin, Lulzim Bashen, etj. Nuk i do populli? Une i ngre ne detyra, i shperblej dhe u jap dekorata.

  24. erjona says:

    E nderuar Tema,

    duke lexuar me vemendje, sikurse kam bere prej kohesh, artikujt tuaj te koheve te fundit, ju them se kam filluar te ve pak ne pikepyetje sjelljen tuaj. Paçka zerit te vertetes qe jeni munduar gjithmone te fusni, as edhe nje here qofte edhe ne perpjekjet me te medha te mazhorances aktuale, as edhe nje here, nuk flisni mire per te. Kjo eshte nje zgjidhje e juaja, por nuk demostron objektivitet nga ana juaj. Besoj se palet politike dolen mbi vetveten dhe ne propozimin e Z. Zaganjori kishim vertet nje kandidat i cili nuk ishte partiak dhe ishte nje personalitet shume konform egzigjencave politike kombetare dhe atyre nderkombetare qe figura e presidentit duhet te perfaqesonte. Nuk dua te hyje ne subjektivizmat se perse ai dhe jo nje tjeter!?. Ishte nje figure, per gjykimin tim, e kompletuar intelektualisht dhe nese duam neutrale ndaj kaheve politike. Ju e luftuat me pa te drejte!, dhe e i vute perballe Znj. Topalli per krahasim.
    Kohet e fundit ndjehet qarte qendrimi Juaj pro znj. Topalli. Ne njeren ane e cilesoni si ekstremiste, si mendjemadhe si nepotiste, por qenkerka me e mire sesa Zaganjori.. Ajo eshte e korruptuar por jo shume, fare pak. Keshtu nuk shkon! E para sepse krahasuat dy personalitete qe qendrojne ne plane totalisht te ndryshme dhe se dyti sepse po perpiqeni te na jepni nje figure te pergenjeshtruar nga po ju te Topallit. A mos valle lufta juaj eshte e drejtuar ndaj atij qe ju perkufizoni si klani Meta-Basha dhe per kete arsye Topalli eshte e mire dhe Zaganjori ishte i keq?. Ne jemi lexues dhe nuk na intereson te dime inatet personale te krereve partiake. Kemi nevoje te shohim nepermjet dores tuaj si gazetare nje ane te vertete te nje realiteti shume te veshtire si ai ku po jetojme, pa rene ne thashetheme por duke ngelur gjithmone ne gazetari. Me vjen sinqerisht keq per luften qe i bete Z.Zaganjori, sepse nese neser Shqiperia do te kete nje President si Z.Hoxha, ndaj te cilit nuk kam as nje kundershtim per pregatitjen dhe cv-ne e mrekullueshme, por qe e ka demostruar qarte ne analizat e tij ne media qendrimin e politizuar, mendoj se nje pergjegjesi te tille e ka ne rradhe te pare krahu i majte i politikes shqiptare, qe me shprehjet “nuk jemi per gare emrash jemi per nje kornize konsensuale” demostron qarte qe nuk ka as nje ide, perveç asaj te shkaterrimit. Nuk ka shqiptare te besoj se PS nuk eshte ne gjendje te ofroj nje kandidat per president, besoj se ka me dhjetera figura shume te mira qe mund te propozoj. Mbas formulave te siperpermendura fshihen, dhe kete nuk ka budalla qe mos ta besoj, interesa per çuarjen e vendit ne kaos politik. Por ne rradhe te dyte e ka shoqeria civile dhe ju si media qe jo vetem nuk e perkrahet por e politizuat aq shume figuren e tij sa u detyrua te terhiqet.

  25. analist says:

    Problemi madhor i Shqiperise dhe shqiptareve (ne te dy anet e kufirit) nuk eshte Artan Hoxha,Berisha,Rama apo Thaçi me lukunite e tyre.Problemi madhor eshte roli i Ambasadorit Amerikan ne jeten shoqerore dhe shteterore shqiptare duke shpartalluar çdo norme diplomatike,etike e morale ne mardheniet mes shteteve sovrane.Dhe derivat i ketij problemi eshte perulja klasike e klases politike shqiptare (dhe me gjere) ndaj nderhyrjeve ne punet e brendshme te shtetit te tyre!

  26. abati says:

    pse artan hoxha ?eshte personi qe te bardhen e ben te zeze dhe te zezen e ben te bardhe duke bere argumente e kundre argumente. eshte person qe e ka treguar se e ka frike pushtetin e saliut . eshte nje i bindur qe leh si te doje politika e saliut . eshte i kapur ka nje dosje me rulin .eshte nje trashgimtare i rregjinit te hoxhes nga farefisi dhe origjina, po ajo qe duket ka shume gjasa eshte se eshte njeri i afert me rilun me minierat e kromit , pra kemi nje president tipik klan mafioz per te cilin saloiu ka nevoje jo vetem qe te mbroje punet e veta por ka gjetur dhe nje mashtrues te opinionit publik . pra nje avokat te tije dhe familjes se tije klasik .ajo qe nuk kemi eshte nje president pa kellqe si burre shteti nuk perfaqeson asnjeher unitetin e kombit , me nje profil te ulet si politikan per nje institucin te tille ,do jet nje president qe drejtesia do te shkoje ne pazare mejhanesh ,ajo qe vlen te shikohet eshte dhe raportet me familjen per kete lexoni kujtimet e ish gruas , kameleon , leng oborri i saliut qe merr formen kujdo ene qe e hedh saliu mjeshter i deformimit te realitetit dhe fakteve , nje tip beria te cilin kete nuk ka llogaritur berisha qe nuk ka per te qene sherbetore pa marre pjesen qe do

  27. @ Bashtova:

    Nuk e kuptoj se per te nxjerre vlleh apo per te shprehur urrejtjen patologjike politike te nje kahu, duhet qe komentuesit te merren e me femijet e nje njeriu, qofte ky dhe presidenti i ardhshem i vendit. T’ju vij turp qe kapeni me fatkeqesine familjare te femijes me autizem te Z. Hoxha. Lerini femijet jashte komentit politik tuajn, se asgje nuk nxirrni ne pah, pervec mentalitetit psiqiko te semure qe keni.
    Cfare ndryshimi ka nga koha e Enverit, kur “armiku i popullit” anatemohej si te ishte “moster” me kete kohen e sotme, kur gjasme njerezit e “lire” shajne dhe fyejne vetem e vetem per te derdhur vllehun e tyre patologjik nga karrigia ku kane uur mollaqet e tyre te shemtuara migratore!

  28. shvejk says:

    Edi Rama po e udheheq PS nga humbja ne humbje ,nje pjese te merites per zgjedhjen e ktij legenit me siguri e ka Edi.

  29. bashtova says:

    bashtoves!mos e beje veten per tu share mqns do dhe te tjera xherari i bashtoves po te themi ne ka njeri vemje brumbull qe jeton me baglen qe hedh lopa nje sahanlepires i shkolluar nje klloun politik nje kameleon sherbetore i nje rregjimi vrases se saliut ai qe flet per rritje ekonomike kur populli eshte ne varferi ekstreme qe mbrojti berishen per krimet e tije qe mohoje gjithshka qe i kishte punuar berisha vetm qe te merrte copen ky eshte artan hoxha presidenti i saliut o boshtova e saliut

  30. Maris says:

    Lereni Edi Ramen Fajin te mos e kerkojme tek Edi por gjithsecili tek vetja. Me falni por kur ne si popull kemi protestuat per korrupsioni,rritjen e cmimeve,politikes mafioze te emerimit dhe punesimit ne administrate,per mbrojtjen e drejtave te njeriut, per vendime korruptive te gjykatave per shitjen e atdheut, per plehta etj.. por fugojme neper mitingje partiake.Turp per ne. Kur Edi ne 2009 demaskoi vjedhjet e zgjedhjeve te gjithe ju kundervune duke filluar nga njerez te partise se tij,gazetare,,analiste ,biznesmene si dhe per ta urtesuar edhe ambasadoret e vendeve te akredituara si dhe ato te trojkes.Edi i vetem ka luftuar me idealizmin e tij per te punuar dhe investuar per kete vend.Ne vijim te artikullit te z. Mero dua te them se konkluzionin per nje karriere e dha sot ne Top Chennel zoti Mustafa Nano qe duhet te jesh lepires bythe,qurracec dhe vemje.Une do t’i shtoja edhe SPIUN

    1. anticensurë says:

      maris,e ke filluar shumë mirë por e ke dhjerë në fund!
      ke të drejtë kur thua se nuk protestohet për gjërat elementare!por bën gafën më të madhe kur thua se “edi i vetëm” kundër të “gjithëve”!
      mor/moj(nuk e kuptoj se si të të drejtohem)harron se edi ishte i “vetëm”me 250 mijë shqiptarë,(1/10 e popullsisë)në 30 prill 2010!e di se çdo të thotë një fakt i tillë???apo nuk ja ke idenë?
      por mos harro o maris se ai popull që të ngrihet duhet të ketë një kokë!ti gjithashtu,pa kokën mbi shpatulla sluan dot vëndit!kjo kokë është për momentin edi rama!po nuk e ngriti ai popullin kush do ta ngrejë o maris???apo “o burra ngrihu o popull” dhe populli ngrihet!?
      marris ta merr mëndja ty se po të dalësh ti në shesh e të thërrasësh “ngrihuni o njerëz”,do të të vijë dikush pas????unë për vete nuk e besoj!do të të marrin për të luajtur mëndsh!përveç policisë që do të të kapte për leckash!të lëmë mënjanë larot e saliut!
      prandaj o maris,si ti dhe disa të tjerë që mbrojnë me një naivitet të trashë,edi ramën me propozime osse arsyetime të tilla,mbaje brënda budallallëkun mos e nxirr në pazar!është e vetmja gjë që nuk shitet!askujt nuk i levetdisë ta blejë budallallëkun!seicili ka të tepërt dhe të vetin!

  31. zgjedhje e duhur.duke pare te gjith presidentet qe kemi pasur ky eshte me i miri i mundeshem.shkrimet e meros jan me tendenc,s’kam par deri me sot qe ky gazetar te thoj nje fjal te mire per askend.eshte nje gazetar i lindur protestant nje vark me vela qe shkon nga fryn era.po kur ishte me saliun e mbani mend c’far shkruante,apo atehere se lezonit se qe i djatht???dhe ju z.mero nuk jeni person i besushem,prandaj lereni artanin te bej punen e vet se per nga intelekti dhe profesjonizmi qendron hume here me lart seju dhe shume gazetar te tjer.po kush duhet te ishte presidente sipas jush z.mero???na i thoni dhe ju kete me emra konkret dhe jo me shkrime pa kuptim si editorjalet e edi rames.

  32. koz says:

    Une mendoj qe Fevza te behet Presidenti i rradhes, pasi ai post nga bisha e kokemadhi eshte katandisur ne nje “show” te shemtuar qe i shkon per shtat vec nje komediani “te patalentaur” e lecca culo si Fevziu i ZIU QE TE BEN TE SHKRIHESH GAZIT me brockullat qe leshon. EShte gjithashtu per te qeshur qe “opinionistet” apo gazetare te caktuar prane regjimit sic eshte edhe Artan Hoxha apo CILja me shoke kane menduar vertet qe mund te influencojne pazaret e medha qe behen mese Berishes Metes dhe klaneve te tyre te babezitura. Keta nuk e kane kuptuar ende se ekzistojne.marrin fryme veten se i sherbejne Bishes ose sepse nuk i prishin ndonje pune te madhe (madje i japin mundesi ketij qerratai MALOK edhe tu tregoje ambasadoreve sesa e lire eshte Albanistani i tij).

  33. Aleksandër Matrënga says:

    si gjithmon brilant në analizat e tua Mero.
    Ky qëndrim dhe vlerësim është kontribut qytetar dhe që i shërben edhe proçesit të zgjedhjes së presidentit ,i cili nuk mund të përfaqësohet aspak nga Artan Hoxha .Tre apo katër ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Berishës ,siç janë :qëndrimi për Gërdecin,për vrasjet e 21 janarit ,zgjedhjet e 2007 apo edhe ato të 8 majit,janë vija e ndarjes midis shërbëtorëve të shtetit dhe të Saliut e familjes së tij dhe atyre shqiptarëve të vërtet,njerëz të thjesht apo intelektual me itegritet moral e profesional,megjithëse të pakët por janë midis nesh.Mero Baze dhe Mustafa Nano janë në avangard të kësaj lufte të drejt mediatike .

  34. Visar says:

    Nuk mendoj qe Berisha ka gjetur njeriun e duhur, dhe nuk e ka me deshire, sepse Nishani ka edhe mendime demokratike qe jane ne kundershtim me mendimet alla R. Aliase te Bertishes. Mendoj eshte zgjedhja me e mire qe duhet te fitoje, eshte per te miren e Shqiperise,

  35. e c'rendesi ka says:

    @ Bashtova: hahhhahaha – lum miku – t’u vrane mollaqet more duke ndenjur ulur mbi pc

  36. beso says:

    z.Mero,mos shkruaj menjehere,se pa mbushur oret kandidatet terhiqen.Psh,ky Hoxha qenka terhequr,si duket do i kene ngaterruar emrin ne rubriken e celularit.Ky eshte proçesi me qesharak ne historine 20 vjeçare te politikes shqiptare.Nuk do kemi president,por nje mender president,ashtu si i ben saliu gjerat,me mendere.Ku jemi katandisur!

  37. kelmendasi says:

    Ne shqipni sipas statistikave jane 23 persona me emrin Artan Hoxha por ma i forti dhe ma karaduzi i tyne asht ky miku im ketu poshte qe asht mire me e zgjill president:
    Artan Hoxha (nënkolonel)
    Arsmin 8-vjeçar dhe gjimnazin i kreu në vendlindje Tropoje. Studimet e larta i përfundoi pranë Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve, specialiteti Artileri Tokësore. Më 24 janar 2012 me vendim të Kryeministrit Berisha, u komandua Komandant i Përgjithshëm i Gardës
    Artan Hoxha lindi më 21 tetor 1976 në Bajram Curri. Aktualisht është Komandant i Përgjithshëm i Gardës.
    N’baze te numrit ma t’nolte te kuadrove ne tirone i takom me zgjille nje president nje prej tropojet dhe per konsensus te jete jo ma poshte se prej shkodret.

  38. adam says:

    cfar po ndodh?te githe analistet qe bene te diturin sidomos mbreme ai fefzo na tregonte se si artan hoxha doli se kush eshte pra sikur ky fefzo na ishte i sigurte mqns na qeka miku i berishes ja futi kot si perher , politika meta LSI njerez ne sherbim te berishes pa asnje lloje integriteti komplet koklope qe ben interesantin , Tv afer qeverise kane bere nje 4 here cv e kandidateve komplet jashte informimit , berisha po nuk po luan nga e tija ,por kemi dy gjera qe i kemi anashkaluar faktorin USA qe do bejne te shkoje ne nje kandidat mbi palet , dhe problemet e mbrendeshme ne PD xhozi po luan nen rrogoz dhe ka mundesi qe edhe nishani te mos jete kandidati qe do te zgjidhet,rama ne kete kohe eshte me komod ka qene ne pozita te qarta sikur edhe sot te mos zgjidhet presidenti ai eshte i fituar .a ka frd vota qe te perbyse kandidatin? berisha ka mundesi te mos e kaloje klasen . mos degjoni tv ato flasin si do qeveria . popullit nje dite nejete i bie te shohe gallate me berishen se pastaj tere kohen eshte saliu qe ben gallate me te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje