Ambasadorët amerikanë, më të fuqishëm edhe se qeveritë

15 Qershor 2012, 12:58Politika TEMA

Në Shqipëri dhe në Kosovë, dy vende të palëkundura pro-amerikane, të dërguarit amerikanë kanë aq shumë ndikim mbi politikën lokale sa disa vëzhgues besojnë se ata kanë më shumë fuqi se qeveritë e zgjedhura

 

Nga Besar Likmeta

Diplomatic Courier

 

Ish- presidenti amerikan, George W. Bush nuk ishte shumë popullor në vendin e tij kur vizitoi Shqipërinë në korrik të vitit 2007. Në fakt, kudo që udhëtoi në Europë në atë kohë, ai u përball me protesta, disa të dhunshme. Protestuesit e shoqëruan nga Çekia, në Gjermani e Itali. Konfrontimet dramatike në Romë paralizuan disa pjesë të qytetit.

Megjithatë, kur Air Force u ul në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë, u përshëndet me 21 të shtëna dhe vendësit mbushën rrugët e siguruara rëndshëm duke hedhur parulla si ‘krenarë që jemi partnerë’.

Në qytetin e vogël të Fushë Krujës, ku Bush ndaloi shkurtimisht për të diskutuar një program mikrokredish të financuara nga amerikanët me një bukëpjekës, një berber, një rrobaqepës dhe një bari, ai u prit sikur të ishte një rock-star. Sot një statujë 2.85 metër e gjatë e presidentit të 43-të amerikan zbukuron sheshin kryesor të qytetit.

Në të njëjtën mënyrë, kur Bill Clinton vizitoi Kosovën një vit më vonë, u inaugurua një statujë e artë e tij, ndërkohë që mijëra njerëz sfiduan temperaturat e ulëta për të hedhur një sy.

Shumë njerëz në Prishtinë e shohin Clinton si hero për nisjen e fushatës së bombardimeve kundër forcave të Millosheviçit në vitin 1999, me të cilat iu dha fund pastrimit etnik të shqiptarëve dhe u hap rruga e pavarësisë së Kosovës.

Njësoj si presidentët amerikanë, ambasadorët e SHBA në rajon gëzojnë një influencë të pashembullt, ndryshe nga çdo diplomat tjetër. Shpesh trajtohen si të famshëm. Mediat i ndjekin kudo, gazetarët vihen në radhe për t’i pasur në emisionet e tyre, ndërkohë që deklaratat e tyre konspektohen fjalë për fjale.

Disa analistë besojnë se një përzierje mes standardeve të dobëta demokratike në rajon dhe mungesës së legjitimitetit nga elitat politika vendase ka krijuar një institucion të vetëm- edhe pse diplomatët nuk janë zgjedhur, duke bërë që ata të zotërojnë më shumë pushtet se qeveria.

Një anekdotë e famshme e viteve ’90 e thekson paradoksin: “Nëse nuk do ekzistonte një ambasador amerikan, do e kishim shpikur me patjetër një”.

Ndikimi i tyre në çështjet publike në rajon është aq i madh sa filozofi dhe kritiku slloven, Slavoj Zizek, dikur ka thënë se qytetarët e Ballkanit duhet të kenë të drejtën të votojnë për ambasadorin e tyre amerikan.

Entuziazmi pro- amerikan në Shqipëri daton që prej Luftës së Parë Botërore kur presidenti Woodrow Wilson ndaloi përpjekjet për ndarjen e Shqipërisë mes fqinjëve. Ironikisht, Shqipëria ishte një vend i krijuar nga ambasadorët ne emër të Konferencës së Londrës në vitin 1913, kur përfaqësuesit e gjashtë fuqive evropiane të asaj kohe ri-vizatuan kufijtë në rajon pas disfatës së Perandorisë Osmane pas luftërave ballkanike.

Rreth një shekull më vonë, diplomatët sërish luajnë një rol të rëndësishëm në jetën politike në vend, madje edhe kur nuk janë të prirur për tu bërë protagonistë.

Për shkak të entuziazmit pro- amerikan në Albanosferë- një term që përdoret gjithmonë e më shumë për t’iu referuar shqiptarëve etnikë në Ballkan- ambasadorët amerikanë kanë më shumë ndikim se kushdo nga kolegët e tyre.

“Janë aq të rëndësishëm sa ndonjëherë duket sikur politika vendase rrjedh sipas interpretimit të fjalëve të tyre,” tha Andi Kananaj, një avokat dhe aktivist. “Ata duket sikur janë emëruar nga ndonjë perandori për të diktuar qeveritë”.

Komentatori politik, Mustafa Nano, pranon këtë gjë duke thënë se ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka madje më shumë fuqi se kryeministri i vendit. “Është shumë e qartë se ambasadori amerikan është institucioni më i fuqishëm në vend, edhe pse jo kushtetues,” thotë ai.

Për të ilustruar rolin që ambasadorët e huaj luajnë në Shqipëri, Nano madje përdor edhe termin ‘ambasadoro-kracia’, i cili vjen sipas tij prej revoltës si qytetar që ndjen se dëshira e tij për të qenë sovran është dhunuar.

“Fuqia e ambasadorëve më mërzit, siç mërzit gjithkënd në këtë vend, megjithatë pa ta do kisha mbaruar dhe do kisha marrë pyjet,” thotë ai, duke iu referuar rolit pozitiv që kanë ambasadorët për të mbrojtur liritë e njeriut dhe të medias.

“Vende si Shqipëria jo vetëm që e justifikojnë rolin e ambasadorëve, por edhe e inkurajojnë,” thotë ai.

*Marrë me shkurtime

38 komente në “Ambasadorët amerikanë, më të fuqishëm edhe se qeveritë”

  1. gimi says:

    rrofshim ne per ambasadoret tane.

    1. feniks says:

      Iku koha kur ambasadoret DRUDHESHIN kur shkonin para Enver Hoxhes!!!
      Tani jemi vend VASAL I FUQIVE TE MEDHA ku SUNDIMTARET E VENDIT NUK NDIHEN SHERBETORE TE POPULLIT,POR SHERBETORE TE AMBASADOREVE TE FUQIVE TE MEDHA!!!
      FUQITE E MEDHA DUHET TA KENE PER TURP,QE NE SHQIPERI AMBASADORET E TYRE BEJNE LIGJIN,OSE BEJNE SIKUR BEJNE LIGJIN,SE NE FAKT VEPROJNE VETEM NE INTERES TE SHTETEVE TE TYRE E JO TE SHQIPTAREVE!!
      Ne se ne nje vend tjeter europian,nje kryeminister do te kishte bere qofte edhe vetem nje nga KRIMET E SHUMTA,qe ka bere Sali Berisha ne Shqiperi,DO T’I ISHIN VENE PRANGAT ME KOHE!!!
      Ketu nuk ndodh,se veprimet KRIMINALE te Berishes lidhen me interesat e shteteve perendimore!!
      Kane 22 vjet,qe akuzojne SOCIALIZMIN PER DIKTATUE,per te mbuluar KRIMET MONSTRUOZE TE KAPITALIZMIT MESJETAR TE SHQIPERISE!!!
      Berisha VJEDH VOTAT apo VRET PROTESTUESIT NE BULEVARD,ambasadoret e quajne “BURRE SHTETI”!!!
      Ky eshte kulmi i ANTI SHQIPTARIZMIT TE TYRE!!!
      PRANDAJ POPUJT E BOTES(pervec injoranteve tane) zhvillojne PROTESTA MASIVE KUDO,QE SHKON PRESIDENTI AMERIKAN!!!
      Edhe tani,qe Sali Berisha i GRABITI ME “KUSHTETUTE” TE GJITHA INSTITUCIONET KUSHTETUESE NE SHQIPERI,PA E PYETUR FARE OPOZITEN,SHBA-te DHE QEVERITE E TJERA GJOJA DEMOKRATIKE HESHTEN PER KETE KRIM ANTI DEMOKRATIK TE TIJ!!!
      Doemos,qe ky do ishte perfundimi i tere kesaj loje TE NDYRE PERENDIMORE,SE AMBASADORET EV TYRE,ASNJEHERE NUK E KANE AKUZUAR SALI BERISHEN PER KRIMET E TIJ,POR JANE MARRE VETEM ME OPOZITEN!!!
      KY ESHTE KULMI I CINIZMIT FASHIST TE PERENDIMIT NDAJ NESH!!!
      POPULL SHQIPTAR!
      E MORET VESH SE KUSH ESHTE DEMOKRACIA KAPITALISTE,PER TE CILEN KANE 22 VJET,QE NA PRALLISIN KETA PUSHTUESIT E RINJ TE SHQUIPERISE???
      TANI SHTO KURRIZIN DHE PRANOJE PUSHTIMIN FASHIST BERISHIAN,SE NUK KE NGA JA MBAN!!!
      KUR TA NDJENI NE PALCE POSHTERIMIN DHE MJERIMIN,MENDOHUNI,NE SE JA VLEN TE NGRIHENI KUNDER KETIJ PUSHTUESI FASHIST!!!
      TE PARET TANE PUSHTUESIT I PRITEN QE DITEN E PARE TE PUSHTIMIT,NDERSA NE PRESIM 22 VJET,QE PALE TA KUPTOJME SE JEMI TE PUSHTUAR!!!
      VDEKJE FASHIZMIT!!
      LIRI POPULLIT!!!

      1. mira says:

        te lumte per shkrimin qe ke bere.

    2. EUROMALOKU says:

      Dikur tek ne ka qarkulluar nje barcalete qe eshte aktuale edhe tashme.
      Pyetje:
      -Perse ne Amerike nuk behen grushte shteti?
      Pergjigje:
      -Sepse ne Amerike nuk ka ambasade amerikane.
      Pikerisht po ti referohesh 21 janarit Dr.Prof.SALIHI arriti te zbuloi e te shpartalloi nje grusht shteti..apo jo?

      1. Ma i miri asht ai qoftja OSBE-se plaqni inati tan puqistat

        Lymi Blu

    3. baca shqip says:

      Ky Ambasadori aktual i SHBA ne Tirane me emrin ARRXHIU dhe ai ne Prishtine me emrin DELLI (po delli kujte eshte…i derrit me siguri) jane totalisht filo me Qeverite perkatese Super-Mafioze ne cdo drejtim e qelize (ka shume zera ne Popullin Shqipfoles se jane dhe te kapur a te korruptuar), e per kete jane te qarta gjithe levizjet dhe fjalimet e tyre. Me kot si ne Shqiperi dhe ne Kosove ushqehemi me -LUGE bosh- per Demokraci, sepse jemi perseri nen Diktatura fale pikerisht Perendimit “Demokratik”. Qe duhet te kemi repekt e mirenjohje per disa momente Historie kur na kane ndihmuar Amerikanet me shume e me qarte se Europianet, kjo nuk diskutohet, por qe me rikthimin e Berishes e Thacit ne Pushtet dhe me to nje sistem Neo-Diktatorial qe quhet Mafia-Pushtet, duhet te vendosim vete Ne, se si duhet ti largojme rregjimet aktuale super-hajdute e super-vrastare; dhe mos ti pyesim me ATA edhe pse jane ATA, qe mesa duket duan te na lene perseri si pas 1944 nen Diktature.

  2. Amerika eshte miku me i madh i shqiptarve.

    1. enea says:

      Vertete?????
      Haha, e ca ka bere per Shqiptaret ky miku jon kaq i madh????

      Ta ka fut sa krahu duke te dhene Berishen kryeminister.

      Si ka thene Mark Twain:
      Ishte e bukur qe e zbuluan Ameriken, por do kishte qene me mire te mos e kishin zbuluar”

    2. zefi says:

      Amerika nuk na trajton si sik,por si DASHNORE!!!

      1. asdfg says:

        Jo si dashnone, Po si kurve te ciles as leket e atij muhabetit nuk i jep

  3. 100 vjet shtet says:

    Sa kohe qe jemi nje popull i vogel, keshtu do te servilosemi ne te gjoret. Ne e kemi mik po a na ka Ai neve?

  4. ndrea says:

    Amerika eshte miku me i madh ynipor,nuk duhet te behet zot shtepie sic e kemi bere.Deri kur Shqiperine do ta komandojne jo shqiptaret?

    1. bobi says:

      po ndrea, zot te jete qe cke me ate pune, se po te mos jete amerikani zot ne shqiperi, ne jemi o diktature, ose pre e qelbesirave fqinje te ndihmuar nga disa qelbesira shqiptare, shume prej te cileve fatkeqesisht kjo gazete ua ka zgjatur llapen ca si shume. kjo gazete mban pergjegjesi per kete fakt. nuk m’i boton komentet kritike per delenxhinjte dhe hienat antishqiptare, dhe nderkaq i mbush faqet e saj me vrer te zi si shpirti i armiqve te ketij kombi te sterlashte. nuk eshte e thene meqe eshte berisha ne pushtet te urresh Shqiperine mero. atdheu nuk nderrohet, as nuk shitet e blihet, mbaje mend. dhe botojeni komentin.

      1. hasan says:

        Po pse çfare kujton se jemi zoteria e tij?

      2. vjosa says:

        Ti more bobi deri sa ke edhe emer Hamerikan,jo ta kesh zot Ameriken,por edhe me shum,por pse e do ti Ameriken,sdo te thot qe e duan te tjeret.Shkalla jote evolutive,nuk e koncepton nenshtrimin,ty te duket normale.mendoj qe duhet ta shfaqesh edhe rrugeve Hamerikanizmin tend-dil rrugeve me brekflamur Hamerikan(nuk do thon qe je budalla,por sa Hamerikooon osht BOBI)

        1. bobi says:

          pusho se do te te fus andej nga ke dale, dmth andej nga toka e grekut, qen e bir qeni.

    2. qytetari says:

      Kur i zoti i shtepise nuk i del dot zot puneve te familjes se tij atehere do te vijne te tjeret te bejne si dine vet Pra fajin e kemi ne me pazotesine tone me rrumpallizmin dhe plot difekte te tjera qe na karakterizojne.

  5. USA dhe Ballkani says:

    Te gjithe e kuptojne se :
    -USA mban qellimisht Berishen per te krijuar vetem destabilizim dhe tension ne Ballkan prandaj ka bere folen ne Shqiperi.
    -USA me Berishen kerkon dobesim te Europes.

  6. upthearse says:

    ambasadoret e bejne ligjin aty ku nuk ka shtet ose ne sulltanata si ne qeverine otomane te sali tyrkut.amerikanet i duan shume jeniceret,vetem provojeni te merrni nje vize per ne amerike,ose kush ka bere nje shkelje ne amerike,albanistani eshte i vetemi vend ne evrope qe dorezon qytetaret e tij pa vendim gjyqi.per amerikanet formula punon per mrekulli,se kane 5millione jenicere qe punojne per ta dhe nuk ju japin asgje.eshte e thjeshte.sa here sulltani viziton ja u mbush xhepat per fotografi qe del me ta.mos valle kujtoni se vdiqen amerikanet per demokracine qe ka shteti juaj.apo mos ju plas qe ju vret saliu si qente rruges.mbajini ambasadoret se mire i keni ju rrofishn ambasadoret.

  7. Emigranti_UK says:

    Te respektosh amerikanet eshte nder dhe privilegj po te lepysh prapanicen e grekeve dhe serbeve sic bejne prositutat dhe politikanet tone eshte turp kombetar

    1. enea says:

      Cfare privilegj mor ti. Amerika eshte shkaktari i te gjithe te keqijave ne kete bote

  8. Arti says:

    Eshte e turpshme perzierja ne punet e brendshme,sidomos ne Shtetin Shqiptar,nga cfaredo ambasadori, qofshin keta edhe te SHBA.Mirepo kjo hapesire per perzierje krijohet nga vet klasa politike shqiptare per shkak te perqarjes ekstreme si dhe paaftesise per t i vendosur interesat shteterore mbi ato personale e partiake.Derisa ne Kosove per shkak te perzierjes se Serbise ne punet e bredshme te Kosoves si dhe moskonsolidimit te saj si shtet ne njefare mase, mbase edhe arsyetohet. Mirepo per shkak se klasa aktuele eshte e zhytur ne krim ekonomik e korrupsion ekstrem,per pasoje duke pasur dosje te hapura behen lehtesisht te shantazhueshem e bile krejtesisht te varur nga vendimet,sidomos te ambasadorit amerikan i cili praktikisht sundon ne Kosove.

  9. Llogorai i Dukatit says:

    O, Bobi! Është e vërtet e madhe mendimi që shfaq se Në rast se është i keq Berisha nuk është e keqe gjith Shqipria. PO është e pa vërtet kur quan Gazetën Tema si stimuluese të anti Shqiptarëve. Konkluzioni i dytë është kaq i pa vërtet sa që zbe edhe të vërtetën e konkluzionit të parë. Unë jam lexues dhe komentues i rregullt i gazetës tema dhe jam kritik për këdo, jashtë militantizmit për që ka zhbërë dhe zhbën Shqipërin. Kuptohet këto mendime nuk janë taksative. Ato i shkruaj sipas mendimit tim si të drejta, por asnjë herë gazeta Tema nuk mi ka çensuruar. Bobi unë me të afërmit e mi asnjë minut nuk kemi qën antarë të Partis së Punës së Shqipërisë, por popull i ndershëm pa parti. Po për fatkeqësin dhe nivelin e mjerë qytetar që kemi si popull, po thua gjysma e koncepton se Kush është me Berishën është demokrat, të ndryshëmit janë komunistë. Për të sqaruar këtë konceptim, i cili ka çuar në mjerimin e filozofisë duhen dekada me studime etj. Pra ky konceptim është teoria e Adam Vajshopit, i cili e ka shfaqur qysh më 1776 kur themeloi orgazitëne parë revolucionare “Lluminatët” ku motorri lëvizës i programit të tij ishte parrulla “O, me ne O, kundër nesh” Mbi këtë teori janë bërë gjith revolucionet e klasës puntore…etj. Pra Meroja ësht i djathë, por mbi të gjith kombtarist i pastër, por Masonët Berishianë, Nanoistë, Metistë e kompani kanë vendosur tiranin dhe po na shtypin, ndërsa mbështetësit e tyre janë ushtria e krimit financiar. Injoranca ka qënë gjithmonë mbështetja e tiranive.

    1. bobi says:

      zoteri nga dukati, duhet te jesh lexues i gazetes tema, por jo i vemendshem, sepse tema u le vend komentuesve qe shajne me rrenje dhe me dege gjithe fisin shqiptar, gjithcka ka te beje me shqiptarine, gjeografikisht dhe historikisht, dmth. ne cdo vend ku ka shqiptare dhe gjate gjithe egzistences se ketij kombi keta legena nuk lene gje pa thene. nje shembull te tille e pate para disa ditesh me nje narkoman te tredhur qe shau fiks gjithe historine e shqiptareve, nga fillimi ne fund dhe gjithe shqiptaret nga veriu ne jug, pa perjashtuar asnje, thjesht per faktin se jane shqiptare. as une dhe asnje nga fisi im nuk kemi qene komuniste, llogara, dhe nuk jemi ne ndonje parti, por ki parasysh, kombet e vegjel dhe jetime per te mbijetuar duhet te jene te bashkuar dhe veset e tyre te vogla duhet jo t’i zmadhojne me lentet e drogerave sintetike apo biologjike, por t’i zvogelojne me fuqine e vetive te tyre fisnike. ia thoni atij lehaqenit qe flet sikur e ka ngjyer gjuhen ne lengjet ekstremiste serbogreke.

  10. "Murtaja" says:

    Ky vend do nje “murtaje” dhe te shuhet i terri.

  11. 178 says:

    Amerikanet i japin nje fare ballance Ballkanit ashtu sic kane bere dhe ne luften e ftohte ku ne dhe Jugosllavin rane dakort me BS qe te na linin vende neutrale nje gje te tille ben edhe sot por ne nje tjeter menyre pa amerikanet veshtire se do te kishte qetesi ne Ballkan sidomos me politikat Ruso-Serbe dhe deri diku ato greke ku shqiptaret kane qene jane dhe do te jene gjithmon ne rrezik

  12. Rani says:

    Ambasadoret degjohen neper republikat e bananeve nje nga te cilat eshte Albanstani se ne shtetet e verteta rrine urte se i perzene te zotet e shtepise po te hapin gojen shume. Nuk jane te gjithe bytherrjepur si shqiptaret, ka shtete qe jane te varfra po qe se fshijne per ambasadoret qofshin ata amerikane.

  13. Eduard Marashi says:

    Hahahahahahahahahah

  14. sinan hibro says:

    Zoti Baze, mire autori qe ka per te mbushur ndonje faqe te Diplomatic Courier, po mua pse me vlen nje shkrim i tille ?

  15. Sinani says:

    Vetem pak ore para votimit te Nishanit ne Kuvend, ambasadori amerikan i ka derguar atij nje urim per detyren e re. Ky lajm eshte shume i sigurte.

  16. Amerika do vetem veten says:

    Meqe kane kaq shume fuqi (dhe une jam nje nga ata qe e besoj qe kane fuqi) pse nuk i thon Sali Berishes BOLL VRAVE SHQIPTARE TE PAFAJSHEM VETEM PSE PROTESTOJNE, BOLL BERE POLITIKEN E SERBEVE DHE GREKEVE SE DUHET TE SHOHESH TE VENDIT TEND ME PARE, BOLL VODHE SHQIPTARET, BOLL RROPE DHE SHITE SHQIPERINE, BOLL TALLE BYTHEN ME DEMOKRACINE SE AJO ESHTE VLERE E JASHTEZAKONSHME E NJEREZIMIT, BOLL….. Por sic duket SHBA ka dy, ne mos disa, standarde per aplikimin e demokracise. Shkurt nuk i ha palla per nje vend qe nuk ka nafte sa Libia e Gadaffit, se Saliu ka ber shume me shume se Gadaffi kunder ketij populli, kur ke parsysh qe ne jemi vend ne europe dhe “demokratik”.

  17. Shkupi says:

    Me vjen keq qe akoma ka Shqiptare te cilet nuk jane te vetedijshem se Amerikanet dhe Shqiptaret jane vellezer te perjetshem.

  18. saliheqenefi says:

    amerikanet shofin interesin e vet,e as i plas bytha, nuk eshte cudi ta mbajne ne fuqi edhe per 4 vjet te tjera,kufomen sali halene,vetem qe ky vend te shkoje per lesh sic po shkon me kto burra shteti

  19. sherifi says:

    Jo more z.Besar,nuk eshte ashtu.
    Po nuk e dini juve qe edhe ambasadorin tone ne amerike e pyesin per cdo problem,e pyesin madje edhe ke do vene kandidat per president te amerikes,e pyesin se cfare do diskutoi zonja Klinton kur te takohet me Putinin per problemin e Sirise,e pyesin edhe ne senat se cfar masash do te marin per te shmangur krizen globale, biles e pyesin se edhe kur “NASSA” do te nisi anijen e radhes per te ekploruar hapsiren.
    Edhe tek ne biles edhe kur mender ambasadori amerikan bene ndonje P..dhe pa dashje udheheqesit tane i thone “si urdhon”.
    tek neve edhe njerezit jane te mbrapsht,jane me shume tifoz politik se sa votues per te zgjidhur hallet dhe te drejtat e tyre.
    me kujtohet biseda me nje gjerman kur u burgos fatos nano; mileti dilte ne protest per lirimin e tij. ne te njejten kohe edhe per efekt te ndryshimit te sistemit cmimet rriteshin ne menyre galopante,berisha para gazetareve thoshte e ka denuar drejtesia”e pamvarur”
    dhe ky gjermani tha ;”nuk e kuptoi me juve se si mbushni sheshet per lirimin e Fatos nanos dhe nuk protestoni per rritjen e cmimeve si buka,energjia dhe shume produkte baze,ju duke protestuar per keto arsye rrezoni qeverin dhe qeveria tjeter e sheh edhe problemin e fatos nanos.
    ja pra kush jemi ne,se edhe politikanet nga radhet tona dalin nuk bjen nga qielli.

  20. Dulla says:

    Problemi nuk qendron tek ambasadoret por tek politikanet shqiptare qe jane bythelepires te te huajve dhe egersira ndaj shqiptareve.Vetem me keto cilesi behesh politikan dhe i mbijeton cdo situate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje