Ish të burgosurit politikë fillojnë lëvizjen "Berisha IK!"

14 Qershor 2012, 22:02Politika TEMA
Ish të burgosurit politikë fillojnë lëvizjen "Berisha

Përfaqësues të ish të burgosurve politikë deklaruan sot nisjen e një lëvizje të quajtur “Ik” drejtuar kryeministrit dhe qeverisë.

Ata kanë akuzuar qeverinë se me veprimet e fundit ka larguar Shqipërinë nga integrimi dhe se nuk merr parasysh aspak interesat e ish të burgosurve politikë.

“Veprimi i fundit i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ligjëroi centralizimin e pushtetit, rivendosjen e diktaturës, demonstroi sfidën ndaj kushteve të ndërkombëtarëve për integrim, injoroi interesat e qytetarëve, riburgosi të burgosurit politikë. Populli shqiptar nuk është pajtuar kurrë me tiraninë. Nëpërkëmbjes që politika e papërgjegjshme i bëri në mes të parlamentit, NE, të burgosurit politikë kërkojmë dhe presim këtu në shesh, së bashku me qytetarin t’i kundërvihemi me zërin e protestës. I papunë, i pastrehë, pensionist që nuk pi dot një kafe, bashkohu çdo ditë të enjte që të thërrasim! Ty përfaqësues ndërkombëtar, nëse nuk je i korruptuar nga korrupsioni i politikës shqiptare, të themi mos hesht!”, thuhet në deklaratën e ish të përndjekurve./TCH

19 komente në “Ish të burgosurit politikë fillojnë lëvizjen “Berisha IK!””

  1. PROTESTUESI says:

    ? ? ?
    Shume vone jeni kujtuar or miq! Nuk duhej te ishte fuqizuar kaq shume kjo bande gjakpiresish!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

  2. gjethi i thate says:

    Se keni marrë vesh akoma që frymorët që ndodhen në këtë tokë nuk dinë as shkrim e as këndim.Nuk kanë as sy e as veshë.
    Ndërkombëtarët që majmen këtu,nuk janë as për të parë dhe as për të dëgjuar.Ata ndodhen “rastësisht” në këtë vend,dhe si të tillë nuk kanë arsye për të ditur se çfarë ndodh në këtë vend që ka vetëm frymorë dhe asgjë tjetër të llogjikëshme.

    1. Rani says:

      Popull bageti, jane disa gjera qe s’behen me zor, aq kapacitet ka ai popull aq di aq ben. Saliu e di me se miri se shqipet durojne e mbajne pafundesisht pambarimisht, no limits, keshtu qe asgje s’do te ndryshoje, keshtu do te vazhdoje dhe me e keqja eshte se as zoti nuk do ti ndihmoje shqiptaret se nuk e meritojne ndihmen e tij per arsyen e thjeshte se nuk duan veten e tyre nuk vleresojne veten e tyre. Shkrimet do te vazhdojne te Tema, komentet tona do te vazhdojne po ashtu, televizori do te nxjerre skandale te tjera, vetem diçka s’do te levize nga vendi, populli yne bageti qe do te vazhdoje te shohe fundosjen e tij pa bere ze. Puna eshte se vetem duke qene shqiptar duke njohur realitetin ne vend e kupton se çfare po ndodh atje se per te huajt “çdo gje eshte ne rregull”, Shqiperia eshte ne rrugen e “integrimit evropian” edhe pse ata kane dyshime (e dine shume mire ne fakt) se behen zullume nga me te pakonceptueshmet per vendet e tyre, vetem se nuk denjojne te ndermarrin asnje tentative per te ndryshuar diçka dhe kjo manifestohet nga deklaratat e tyre “as mish as peshk” dhe e gjitha kjo per nje arsye te thjeshte “jemi popull pa vlere pa peshe pa zhvillim e shume cilesi te tjera qe fillojne te gjitha me pa….”. Me thuaj kush eshte ai debil qe do te fshije k…..per nje vend te tille te banuar nga kafshe ripertypese?

  3. emigranti says:

    ju ini e vetmja shprese e Shqiperise,me mire vone se kur,duket zhdukur gjakpiresi sala me ne krye banden e tij mafioze.
    Rofshin te burgosurit politik,liri a vdekje

  4. Korab says:

    TURP! Ene Gjergj ene kerkon “Edi Rama amon hajde!!!”

    1. hasan says:

      Jo.Tani ka ardhur koha te kerkojme Enverin.Vetem dalja e tij ne skene mund ti shkule keta hajdute,megjith bandat e tyre te armatosura.

      1. beni says:

        Po, po mire e ke, te cohet prape varfanjaku dhe te beje revolucion si ne 44, ti marrin pronat tregetareve dhe tokat fshatareve te pasur !
        Sot qeverria hiqet vetem me VOTE, votoni kundra dhe kenaquni!

  5. ufi pufi says:

    Te perd.h.j.e.r.e.t politike jane 20 vjet me vonese…

  6. arti says:

    ti rruni trapin Sali Berishes te gjithe !!!

  7. BARO CORROGJAFI says:

    TE PERNDJEKUR NE KOHEN E DIKTATURES DHE TE PERDORUR NGA SALI BERISHA NE KOHEN E DEMOKRACISE. KJO LEVIZJE DUHET TE KISHTE LINDUR ME KOHE.ME MIRE VONE SE KURRE.

  8. Stef Stalu says:

    ANALIZE : Mirdita Gjergj !
    Te gjithe ato qe jane kunder Berishes dhe i jane bashku Edi Rames per te hedhur poshte rregjimin diktatorial teshti jane gati per ta lene Edi Ramen. Ky grup i fuqishem mes te cileve ka dhe njerez me influence ne Shqiperi do ju ndihmoje.
    Sekreti i suksesit te juaj mbetet transparence ne lufte kunder Sali Berishes. Mos bani kompromise te pista dhe shume shpejt do jeni aty ku ndoshta se imaginoni.

  9. nuriamonte says:

    po more zotrinje a nuk ishit ju qe i shkonit para e mbrapa atj zoterise ne vitet 90 ,se nuk ishit ju , ata hiqeshin si te persekutuar te regjimit e mbeshtetenin zekretarin e partise qe i kishte hutur ne burg ,o saliu kishte te drejte o ata ishin spiun ,ju ku ishit

  10. meti says:

    urime.shendet suksese te perndjekurve .p.mendoj te mos i paragjykojm por ti perkrahim per te fituar nje demokraci te vertet qe drejtohet nga institucjonet e pa varura dhe ligjet.te braktisim ashtu si greket dy prtit e medha te cilat kan mbledhur rreth vetes llumin e shoqerise. mene fund te behet shqiperia per brezat qe vijne.

  11. asdf says:

    Jua futen ne kohe te dulles po jua fusin dhe tani, me sakte qe nga 190 ky dulla i ri.

    Po vete per lesh brezi juaj.

    Te burgosur politik jeni me pak ne numer nuk jua ka me interesin PD. Ju zhduku ne vitet e pluralizmit.
    Veteranet jane me pak ne numer. Mosha iu ka ikur. Ps nuk jua ka me interesin.

  12. Sali Tropoja says:

    Te Perndjekurit le te Bertasin Sa te duan Familja do te shkoje Perpara, Perpara, Perparaaaaaaaaaaaaa…

  13. kloss says:

    -demokracia berishjane-tregon historine e saj-me:::—zhduk vendet e punes-hiq qafe ajken e kombit me emigrim–ngri taksat-lejo drogen-lejo prostitucionin-vrit pas shpine-krijo gerdecra e firma piramidale pa mbarim–mbyll shkolla-dhe –meso kinezcen—…bukur –madje shume e bukur per tu ridegjuar perdite–…dhe zhytsit e vendit ne mjerim-i kemi perdite para syve–dhe ne i shohim si–gallofe—-…bravo–keshtu ka lezet.

  14. bazarxhevap says:

    Diversion i Saliut, per te marre votat e ish te perndjekurve te mashtruar, ne menyre indirekte! Fatkeqesi, qe nje ish sekretar i PPSH-se dhe komunist 24-Karat, te mashtroj keshtu kete shtrese fisnike dhe te shtypur!

  15. Altin says:

    ESHTE PER TE ARDHUR KEQ SESI SHOQERIA SHQIPTARE NUK KA TREGUAR AS KUJDESIN ME TE VOGEL PER ISH TE PERNDEJKURIT .BARBARISHT NGA REGJIMI I DIKTATORIT DHE TALLUR HAPTAZI NGA EMISARI I DIKTATROIRIT S BERISHA POR NUK ESHTE KURRE VONE UROJE E SHPRESOJ QE ISH TEPERNDEJKURIT TE ORGANIZOHEN DHE TE PROTESTOJN DERI SA E DREJTA E TYRE TE VIHET NE VEND
    TURP PER TE GJITHE NE SI SHOQERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje