Sa mirë do ishte të mos e kishim këtë sistemin TIMS

14 Qershor 2012, 13:21Politika TEMA

Para pak kohësh, kandidati i opozitës për komunën Dajç në Lezhë, denoncoi se ishte votuar në emër të shumë emigrantëve, të cilët më 8 maj nuk ishin në Shqipëri. KQZ dhe Kolegji Zgjedhor e shpërfillën kërkesën e tij. Por prokuroria nuk u vonua shumë dhe zbardhi mashtrimin. Sistemi TIMS i kontrollit të kufijve tregoi se ashtu siç kishte denoncuar kandidati i opozitës, këta qytetarë nuk ishin në Shqipëri kur ‘votuan’.

Tani sistemi TIMS ka zbardhur një tjetër mashtrim të demokratëve. Kësaj here me Këshillin e Qarkut të Fierit, ku po bëhet një betejë gati primitive. Demokratët synojnë ta marrin me çdo kusht Këshillin e Qarkut, edhe pse kanë vendime gjykatash kundër tyre.

Kryetari demokrat i Këshillit të Qarkut, Artur Shehu ka organizuar një mbledhje, por siç ka denoncuar Fiks Fare, aty nuk ishte i pranishëm Eduard Dogani, këshilltar i komunës Strum. Në vend të tij është paraqitur një punonjës i policisë ndërtimore të komunës Strum, i cili kur është bërë apeli, ka ngritur dorën sikur të ishte Eduard Dogani. Prokuroria ka nisur një hetim dhe siç raporton Shqip, është faktuar se Dogani atë ditë ishte në Greqi.

Ndërkaq, në pamjet e transmetuara në “Fiks Fare” vërehet se dy këshilltarë të tjerë, të cilët janë filmuar që kanë marrë pjesë në mbledhjen e organizuar nga z. Vangjel Ndreka, rezultojnë që të kenë firmosur në listën e këshilltarëve të palës tjetër. Bëhet fjalë për Aulent Tolin, i cili nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e zhvilluar në hotel “Fieri”, por në procesverbalin e të djathtëve rezulton firma e tij. Pamjet tregojnë se Aulent Toli ka qenë i pranishëm në mbledhjen e drejtuar nga Vangjel Ndreka, që u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Fierit. E njëjta gjë rezulton edhe për këshilltarin Veiz Dervishi. Ndërkaq, të dy këta këshilltarë kanë firmosur nga një deklaratë noteriale, ku mohojnë praninë e tyre në mbledhjen e organizuar nga z. Artur Shehu.

10 komente në “Sa mirë do ishte të mos e kishim këtë sistemin TIMS”

  1. alabakerI says:

    keto JANE arritjet e ketij shteti, KY shtet eshte kure nuk duhet, DHE NUK eshte kur duhet.

  2. Dean says:

    shtet VARI K….
    C’a shtet thua ti mer plako

  3. muço koçimare says:

    Nuk e di do te bejne me kakerdhi ky Prefekti dhe Kryetari Qarkut ne Fier?

  4. xhoni says:

    So do qe te jete,eshte me i mire se ai i Enver Hoxhes!!
    Te ka lezet shpirti,kur kryeministri,ministrat,deputetet dhe gjithfare pushtetaresh,VJEDHIN DHE VRASIN SA TE DUAN DHE NUK I GJEN GJE!!
    JA,KJO ESHTE DEMOKRACI KAPITALISTE!!
    PSE ,CFARE KUJTUAT JU,SE MOS DO NXIRRET LEKU ME PUNE VULLNETARE NE AKSIONE????
    Sot vjedh MILIONA dhe behesh deputet!! Po vodhe 5 leke xhepi ,futesh ne burg!!
    Te ka lezet shpirti!!RROFSH MOJ DEMOKRACI,SE E KE LESHUAR “LIRINE” pa litar!!!

  5. asdf says:

    Shtet v.k. , prokurori v.k. opozite v.k. media v.k. me pak fjale nje burdello me parlament.

  6. miri says:

    Paska pas shum hetim te veshtoire prokuroria te verifikoj nese personat kan qene ne shqiperi diten e votimit apo jo.Nejse te veshtire apo te lehte e kane bere punen e tyre ,po te shohim verdiktin e drejtesise tone Gjykatat.

  7. Apolonia says:

    Urdheri i eshte dhene Alibeajt nga vete Berisha.- O merrni qarkun e Fierit, o mos mu afroni me. Beni c’te doni se nuk ju gjen gje… Dhe Alibeaj e ka trashegim nga gjyshi zanatin e hajdutit.

  8. tani says:

    Po se mos kane fytyre keta Demokratet dhe Leshelinjte, e bene vendin me te korruptuar ne bote.
    Moren Tiranen dhe mendojne se mund te marrin gjithcka pas saj.
    C’kerkojne keta PLEHRAT dh FUNDURRINAT e Fierit, duan te krijojne lufte civile?
    Po e cojne dot deri ne fund luften nese fillon, apo futen neper skuta?
    POSHT REGJIMI FASHISTO-DIKTATORIALO!!!

  9. fredi says:

    U bene dhe keta FSHATARET (Kryetaret e Komunave dhe keshilltaret e komunave)te krijojne kaus ne qeverisjen vendore?

    Nuk i dalin vjedhjet qe po u bejne popullit?

    Pse keta KryeK..et e Komunave do e instalojne DIKTATUREN, te cilen mezi e rrezuam, apo me ate regjim jane rritur keta INJORANTET?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje