Shpresa e Nanos për rikthim në krye të PS-së përsëri e ka emrin Gramoz Ruçi

14 Qershor 2012, 10:13Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Në deklaratat e përditshme që po bën Fatos Nano (drejtpërdrejt ose tërthorazi nëpërmjet Arian Galdinit), duket qartë se po i var shpresat për rikthim në krye të PS-së në distancën që mund të krijojë mes figurave historike të saj dhe kryetarit aktual. Dhe njërit prej këtyre figurave, Gramoz Ruçit, ai i ka bërë ftesë publike që ta përkrahë për herë të n-të për rimarrjen në dorë të kontrollit të partisë. Në fakt, kjo ftesë e Nanos për Ruçin bën kuptim, po të kihet parasysh se përkrahja e këtij të fundit ka qenë vendimtare për marrjen e kontrollit të PS-së në shumicën dërrmuese të përplasjeve të mëdha brenda kësaj partie. Mund të thuhet pa frikë se kush ka patur përkrahjen e tij ka patur në dorë edhe kontrollin e saj.

Por a do të joshet Ruçi nga thirrjet e “sirenës” Nano? Në shumë vende të botës përdoret thënia “Në qoftë se më gënjen një herë, është faji yt. Nëse më gënjen për herë të dytë, faji është i imi.” Edhe në Shqipëri duhet të ketë vlerë kjo thënie. Madje në rastin e Nanos, bëhet fjalë për gënjeshtër për herë të n-të, jo thjesht për herë të dytë…

 

http://respublica.al/artikuj/2012/6/14/shpresa-e-nanos-per-rikthim-ne-krye-te-ps-se-perseri-e-ka-emrin-gramoz-ruci

23 komente në “Shpresa e Nanos për rikthim në krye të PS-së përsëri e ka emrin Gramoz Ruçi”

  1. Latif Dreqi says:

    o Zaloshnje, qe je kundra Nanos kete e kam vene re pasi ske lene dite pa folur kundra tij.Por te lutem, na shpjego kete gjetjen tende, perse valle dhe per cfare e paska genjyer Nano Rucin? Mos valle kishte me pak pushtet atehere sesa ka tani?!

    1. Shejtan latifi says:

      Nuk eshte pune pushteti eshte pune burrerie.Ate qe ka bere Fatos Nano,duke pranuar gjithe poshtersite qe i ka bere Sala,nuk mund ta gjejsh gjekundi.Kjo eshte dhe arsyeja qe G.Ruci ndjehet i turperuar per ato qe ben Tos legen-pijaneci-bixhozxhiu-Zagari.Ma thote mendja se ,Saliu ti fali gjithe boten Gramozit,ai nuk behet me Salen ,sepse ka treguar dhe tregon nje lloj burrerie,qe rralle njerez e kane.

  2. Anti talebani says:

    Epoka Nano ka marre fund dhe nese ekstremistet e tij ne Parti provojne te kthejne Nanon ne krye te Partise, te mendohen mire, sepse ne perkrahesit e rinj te PS, nuk kemi per tja dhene me voten Partise Socialiste. Beni sondazhe dhe shikoni ku do perfundoni. Nuk hecet me militantizem me, por me vizion.

    Nese duan te perfundojne partia e trete ne zjgjedhje, te zgjedhin Nanon, nese duan te dalin Partia e Pare dhe me mundesine per te marre pushtetin, te zgjedhin Ramen. Kaq di te them une

  3. Cecua me bicak says:

    More DREQ e shok i djajve!. Nano ka genjyer e cgenjyer mijra njerez dhe keto i jane thene e perseritur sa here qe ai guxon te shprehe orekset e tij karieriste. Pa shkuar me tej mund te hapish pothuajse te gjithe linket ku ka shpalosur orekset e tij. Mbase kete radhe i eshte thene aq sa nuk ju tha nje jete te tere. Dhe duhej t’i thuheshin qe ta mesonte sa i vlen lekura. PS nuk eshte prone as e Nanos as e Rames dhe aq me pak e Rucit tek i cili duke i cmuar karakterin, jam i sigurt se s’do e gelltise kete corbe te qelbur. PS eshte pasuri e cmuar kombetare qe mbrohet fanatikisht nga mijra antare e dashamires te saj. Aventurieret e tipit Nano e kane vendin ne te tjera parti ku i presin me dyer hapur.

  4. Faje Tafa says:

    Gramoz Ruçi ka qenë gjithmom njeri trim dhe i mençur, nuk do ta besoja kurre qe ai te kthehet e ti sherbeje Nanos. Asnjehere nuk i ka sherbyer Kryetareve te Partise por vetem Partise Socialiste dhe bazes se saj,elektoratit socialit dhe dashmiresve te saj.

  5. media says:

    Rucit ja beri Saliu 8 me 2.

    1. Boi says:

      I ka bere mender tej nje m……Saliut i shpeton prej Gramozit dhe Edit.Po te mos i kishte frike dhe te jete si thua ti Saliu nuk do te shpenzonte pasurine e vendit per te blere te gjithe nderkombetaret qe te nxije figuren e tij dhe te Edi Rames sepse qe ta dish ti PS drejtohet prej Edit, Gramozit dhe Fatmir Xhafes te tre njerez per tu admiruar nga te gjitha anet

  6. purifikimi says:

    zoteria Tafa,G.Ruci po te jete burre ose trim, duhet te pranoje para shqiptareve deklarimin e fjaleve : ME FALNI per c’kam bere o besuar ne komunizem.Kjo do ta distanconte nga kopeja e mekatareve qe ende s’kerkojne me fal shqiptareve,per qendrimin e tyre ne komunizem.

    1. Faje Tafa says:

      O purifikim sic duket dhe nga “pseudonimi “nuk duhet te jesh kaq puro, se po te ishe i tille kete do ja kerkoje me pare Saliut e Tosit me shoke,

    2. vlonjati says:

      Po pse pret Rucin ti te kerkoj falje mo njeri, e ke pyet njonjehere veten nese ka kerkuar Berisha qe i ka sherbyer komunizmit dhe ka qene mik i ngushte me te birin e Enverit sa bridhte varkave familjarisht dhe ikte ne France duke i bere hire idealit komunist?
      C`pune ka Ruci te kerkoj falje per bemat e komunizmit kur nuk i ka dhene ndonjehere as doren Enverit, por ka qene nje anater i thjeshte i asaj kohe sic kane qene 99% e familjeve shqiptare, se te benin me detyrim dhe ishte menyra e vetme nese s`doje te te degdisnin ne SPAC.

    3. hasan says:

      Ne vrasjet e dy prillit ne Shkoder,qe i beri Sala,Gramozi nuk u fsheh me proçedurat ,por u perball me drejtesine.I shkalluari yt,per fat te keq dhe kministri im vodhen,vrane e grabiten dhe u fshene pas proçedurave.Do te ishte mire qe i shkalluari ti kerkonte falje Shoshorit per deshmine kunder tij duke e futur ne burgjet komuniste.Me Gramozin mos e kruaj shume.

  7. toni.carboni says:

    F.nano g.ruci fytyra te urryera te historise shqipe.ps eshte peng e se kaluares se saje ,per sa kohe nuk pastrohet perk ketyre figurave kontroverse sdo mund te perfaqesoje dot Jo ppopullin por as elektoratin r saje.

    1. Ti toni carboni, duhet te jesh tamam car….boone me ket koment sanco pancoje.

  8. Engjell Shehu says:

    Fatos Nano po perdor nje fjalor shume te ulet e banal duke fyer jo vetem kryetarin e forces se majte, por te gjithe elektoratin e majte qe i besuan aq shume Fatosin dhe qe Fatosi e shperdoroj besimin e tyre duke u treguar mosmirenjohes.

  9. mergimtari says:

    G.Ruçi eshte politikan me taban qe nuk i mungon ne rradhe te pare burreria , trimeria dhe zgjuarsia eshte i rrahur me vaj e uthull , prezenca dhe temperamenti i tij ka shume distance me Berisha-Nano -Meta . G.Ruçi eshte misherim i nje labi te vertete i rritur ne malesine e jugut , eshte nje njeri qe tregon diferencen midis Salarise dhe Vuçidolit . Paris

    1. Lili says:

      Lab I vertet eshte!prandaj saliu I permend gjithmone fustanin dhe paruken,ndersa gramozi ia kthen me “zoti kryeminister”

      1. Ben Chicago says:

        PS eshte ne gjendje te mjeruar,pikerisht se ne ate organizate Marksiste-Leniniste,ben ligjin nje kriminel si Gramoz Ruci,ish-Sekretar i 1 i PPSh ne Tepelene,ish-minister i Brendshem dhe i Sigurimit ne Diktature,pergjegjes per shume krime.Prandaj edhe demokratet e lene,per tiu treguar shqiptareve qe PSSH, eshte thjesht PKSH.Sa per trim,me 96,iku ne Greqi i veshur si grua.Sa te keni kete Jago,kete fytyre te degjeneruar ne Parti,tere jeten ne opozit do jeni.

  10. albani says:

    Disa fjale per (Z. – as kete shkronje nuk e meriton) Fatos Nano!

    Shume vite me pare, thone se kur nderroheshin ambasadoret tek Rruga e Elbasanit, i thoshin njeri-tjetrit: “Kujdes nga ai me syze, se te tjeret jane amatore ne politike!” “Ai me syze” ne ate kohe qe Fatos Nano, kryetar i PS dhe Kryeminister i Shqiperise. Dhe kjo vazhdoi deri ne 5 Korrik 2005, kur Fatos Nano, priste ne zyren e Kryeministrise me dosjen perpara dhe pyeste veten: “Kur do te mbarojne keto zgjedhje qe t’i beje dorezimet Sali Berishes!?” Kjo, sepse Fatos Nano, kishte hequr dore nga procesi i zgjedhjeve, komisioneret e PS kishin braktisur tavolinat ku numeroheshin fletet e votimeve dhe pinin birra neper hijet e lokaleve, dhe kur keta komisionere i pyesnin njerezit se perse nuk ishin ne qendrat e votimerve per numerimin e votave, u pergjigjeshin: “Epo jane ata te PD qe i numerojne, njelloj eshte!”

    Ky,pra eshte ai poilitikani “i rrezikshem, i mencur, udheheqes i madh i se majtes, etj., etj.” Kishte ardhur koha (2005), qe ata te Rruges se Elbasanit, t’i fusnin shkelma bytheve dhe te zhdukej nga politika, Tirana dhe nga Shqiperia.

    Por le te kthehemi aty tek vitet ’90. Fatos Nano, sikurse edhe Sali Berisha, nuk jane gje tjeter vecse pjella kopile te Ramiz Alise, njeri me ngjyre te kuqe, tjetri me ngjyre blu. Mbahet mend se arrestimi qe Sali Berisha i beri Fatos Nanos, tronditi te majtet, popullin ne teresi, si edhe diplomacine ne Tirane. Por, thone, sigurisht goje te liga, se arrestimi i Fatos Nanos eshte bere me pelqimin e vete Fatos Nanos. Ky ka pranuar keto kushte: 1) Te arrestohet, te gjykohet dhe te denohet; 2) Te vuaje denimin si mbret aty ku do te dergohet; 3) maunet e tij te vazhdojne te hyjne dhe te dalin lirshem dhe pa pengesa; 4) dhe e fundit mbas denimit te demshperblehet per denim te padrejte. Dhe te gjitha keto u permbushen nga Sali Berisha. Fati i Nanos dhe i Alise deshi qe keta te dy, si pasoje e trazirave dhe skaterrimit te shtetit per shkak te firmave piramidale, te ishin te vetmit qe qendruan ne dhomat e izolimit, nje kohe kur te gjitha burgjet e Shqiperise ishin te hapura, pa police, etj. Dhe Nano doli, mori edhe paret e burgut, dhe u vu ne krye te PS dhe harroi se Shqiperia, institucionet civile dhe ushtarake qene djegur, shkaterruar, dhe kur ishin vrare rreth 3000 njerez. Dhe cfare ndodhi me autorin e shkaterrimit – Asgje! Por ngjarja me e madhe qe ndodhi, qe ndarja e Nanos nga Rexhina, gruaja e tij dhe martesa me Xhoanen. Ne vitin 2005, ne kohen qe Nano la Shqiperine, kishte grumbulluar aq shume para nga korrupsioni, nga bixhozi dhe nga rruge te tjera jo te ndershme, sa mendoi se nje njeri si ai nuk e meritonte te jetonte ne Shqiperi, prandaj, ashtu si Ahmet Zogu, mori paret e shqiptareve dhe shkoi dhe u ngul ne Viene, Austri, ku vazhdon te jetoje i lumtur me Xhoanen edhe sot e kesaj dite. Por maunet i hyjne dhe i dalin pa dogane, ketu ka biznese, restorante, linja ajrore, etj., te cilat “Mbrohen nga Shteti” i Sali Berishes.

    Ne vitin 2007, ky “Burre Shteti” dhe “Burre Partie” vjen me vrap ne Shqiperi per te nxjerre nga balta Protektorin e tij sali Berisha. Me 6 mercenare, e shpetoi Saliun nga zgjedhjet e parakohshme, duke i dhene mundesi qe te vazhdonte sundimin e tij edhe dy vjet te tjera. Ne maj te vitit 2011, po ky “simbol” i se majtes shqiptare, thirret per ndihme, per te bere fushate antiopozitare dhe te ftonte njerezit e tij dhe popullin shqiptar te votonte per kandidatin e PD, Lul Basha. Por, mercenari duhet te sherbeje per pagesen qe merr nga padroni i tij, dhe keshtu qershor 2012, thirret perseri ne beteje per te percare te majten “e zemres” se tij, dhe per terhequr vemendjen ese majtes nga procesi i vertete i zgjedhjes se presidentit te ri te Shqiperise. Por, si gjithnje, edhe kete radhe Saliu i futi gishtin ne bythe dhe meqenese nuk ka cfare t’i beje Saliut, po shfryhet ndaj PS dhe Edi Rames. Cfare nuk kuptohet eshte qendrimi i bute, i nenshtruar i Edi Rames ndaj ketij njeriu vemje, parazit, kurvar, bixhozci, karagjoz. Po te ishte njeri serioz, ky duhet te sillej me seriozitet me Partine e tij dhe pushtetin qe i besoje populli. Edi Rama, duhet te kuptoje se nuk eshte Fastos Nano ai qe po bene fushate kunder tij, por Sali Berisha me Ilir Meten. Fatkeqesia me e madhe per Edi Ramen, do te jete kur ai te besoje perseri Ilir Meten. Ilir Meta ia futi per presidentin dhe po te kete mundesi do t’ia fuse per cdo gje dhe kudohere. Ilir Meta eshte i fuqishem, por aspak i mencur. Ky njeri i ka sherbyer dhe po i sherben Berishes qe nga vitety ’90. Mbas cdo levizje djallezore te tij, eshte mendja prej makiavelisti te Berishes, madje edhe takimi i Edi Rames me Ilir Metes ne Lalez. Qellimi i Berishes, per te futur ne loje Ilir Meten me Edi Ramen, qe heqja nga kandidimi dhe zgjedhja e i Jozefina Topallit si presidente e Shqiperise dhe kete e permbushi.
    Perseri, kujdes nga njeriu me syze. Vetem, ky eshte nje hic, por kur bashkohet me Berishen dhe Meten, behet i rrezikshem.

  11. elinor says:

    O Zaloshnja; ajo shprehja “me genjeve nje here…me genjeve dy here” nuk ka vend ne Shqiperi se ndryshe nuk do te genjente saliu 30 here dhe te ishte prape ketu! Pastaj, kur flisni per genjeshtra, jepni sqarime ne detaje se ku e keni fjalen se ndryshe nuk quheni gazetare analitike por gra te keqija qe gjithe diten thashethemojne burrat e grave te tjera!!

  12. Eni says:

    Shansin per te bashkuar sensibilitetet dhe rrymat ne PS, eshte shans i humbur. Nano nuk i drejtohet Gramoz Rucit, i drejtohet qindra mijra socialisteve, te cilet jane lodhur nga betejat qe vetem humben. Njerezit duan fitore, fitore morale dhe fitore numerike. Me E Veliaj, S Tahirin, etj edhe sikur te fitoje P Socialiste, socialistet e vertete ne fakt do te humbasin

  13. Taro Nina says:

    Hajde , Fatos Nano
    Që na dole prapë
    Këto ditë Qershori
    Me diell e vapë.

    Thua, e ç’nuk thua
    Se do na bësh namin
    Do na heqësh qafe
    Berishë, sulltanin.

    Do heqësh Berishën
    Po, Ramën më parë
    E dëgjoj e them:
    Ç’është ky i marrë.

    Mbasi ja dhe vetë
    Berishës, pushtetin
    Tani po na thua
    Mblidhuni ta heqim.

    Mbasi i dhe frymë,
    Oksigjen, sa deshi
    Tani po na thua
    Do ta shtrish për sheshi.

    Po ku ishe vallë
    Nano, efendi
    Kur u dogj në flakë
    Mëma Shqipëri.

    Kur plasi Gërdeci
    Si vullkan me flak
    Kur dhe bulevardi
    Plot u mbush me gjak.

    Kur u vodhën votat
    Në ditën me diell
    Kur u shit dhe deti
    Si një thes me miell.

    Tani ç’do na thuash
    Që na bën apel
    Herë pendë ulur
    Herë fryrë si gjel…

    Të gënjeu Sala
    Bashkë me të dhe Meta
    Fajin s’ta ka Rama
    Për te Presidenca.

    Ik, për kokën tënde
    Se ka nis dhe vapa
    Ik se të pret Vjena
    Vakancat e gjata.

  14. asdf says:

    O Zaloshnja, pse behesh militant?
    Nano po theret ushtarin e tij te vjeter. Me kete shkrim nuk ia mbush dot mendjen lexuesve dhe te krijosh opinionin se Ruci nuk genjehet me. E ke gabim. Ruci si nje qen i zoti ka nuhatje teper te sofistikuar dhe shkon menjehere tek ai qe di te fitoje kreun e PS. Gabimi i Nanos eshte se theret Rucin te parin, kur ne te vertete ky eshte personi qe largohet nga Rama kur ta shikoje vertete qe Rama ka humbur kreun e PS.

  15. Din Kruja says:

    Mbas kthimit ne 97-ten te Rucit nga Greqia u rrit dukshem niveli i akcesit te tij per komandimin e PS-se. Kuotat e ketij akcesi pesuan rritje edhe me rastin e largimit te Nanos nga funksioni i kryeministrit ne vjeshten e 98-tes. Mund te themi se mbas largimit te F.Nanos ne vjeshten e 2005-ses dhe caktimit te E.Rames ne vend te tij, ne krye te ketij procesi ishte z.Ruci. Nga menyra se si kane rrjedhur ngjarjet mbas 2005-ses kemi kuptuar se E.Rama eshte kryetar me “sovranitet te kufizuar” ndersa Ruci ka paketen kontrrolluese. Jane disa arsye qe kushtezojne qe Ruci te qendroje per shume kohe si kryetar ne hije i PS-se. Pozitat e Rames ne PS mbas “Presidentit” jane te tronditura. Vecanerisht kane ndikuar takimi i tij me Meten dhe ideja e kombinacionit te perbashket per rrezimin e Sales e paraqiten ashtu sic eshte ne fakt nje politikan te deshtuar. Elozhet e panevojshme qe Rama i beri Rucit ne pervjetorin e partise se tyre, jane nje lutje e tij qe te mos e lere ne balte edhe kesaj rradhe.Ne rastin e nje prishjeje te Rames me Rucin, ky i fundit menjehere do te katapultoje ne kete detyre nje nga tre “Arbenet” e oborrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje