“Unë besoj plotësisht në ndërtimin e marrëdhënieve korrekte institucionale dhe bashkërenduese, midis institucionit të presidentit të Republikës me opozitën, me mazhorancën, dhe me institucionet tjera të pavarura dhe kushtetuese të vendit”, tha presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Bujar Nishani, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.
Zoti Nishani, zgjedhja juaj erdhi në mënyrë kushtetuese, por megjithatë jo në formë konsensuale siç do të donte apo kërkonte opozita. Është një deklaratë e kryetarit të Partisë Socialiste ku thotë se një ministër nuk mund të bëhet president dhe e kundërta. Çfarë garancie do t’i jepni ju opozitës që do të jeni një president mbi palët?
Unë i kam ndjekur me vëmendje deklaratat e zotit Rama, kryetar i partisë më të madhe opozitare, dhe i opozitës parlamentare, dhe kam konstatuar dy qëndrime: qëndrimin politik dhe qëndrimin institucional.
Midis këtyre kam dalluar një diferencë. Qëndrimi politik është i kuptueshëm për një forcë politike, qëndrimi institucional, i përcjellë përmes deklaratës që procesi ka qenë kushtetues, është shumë inkurajues për punën time. Por, besoj që për të gjithë qytetarët shqiptarë, unë nuk paragjykoj dhe nuk keqkuptoj asnjë qëndrim politik, ashtu siç vlerësoj të gjitha qëndrimet e kornizës institucionale që adresohen ndaj opinionit publik.
Kështu që, nuk e shoh ndonjë qëndrim shqetësues nga opozita dhe kryetari i saj në adresë të institucionit të presidentit të Republikës, të zgjedhur. Përkundrazi, unë besoj plotësisht në ndërtimin e marrëdhënieve korrekte institucionale dhe bashkërenduese, midis institucionit të presidentit të Republikës me opozitën, me mazhorancën, dhe me institucionet tjera të pavarura dhe kushtetuese të vendit.
Si e konsideroni ju deklaratën e liderit të Partisë Socialiste, i cili ka thënë që zgjedhja e një përfaqësuesi të mazhorancës si president i Republikës, i rrezikon vendit statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian?
Unë besoj që procesi për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë, është një proces i cili do të bazohet tërësisht në meritën, në plotësim të atyre rekomandimeve, që vet Bashkimi Evropian ia ka adresuar Shqipërisë.
Rekomandime të identifikuara qartazi prej kohësh, rekomandime mbi të cilat tashmë ka një axhendë konkrete pune nga institucionet shqiptare, duke filluar nga Parlamenti në radhë të parë, ku opozita është pjesë e saj, dhe nga të gjitha institucionet e tjera. Ka një plan veprimi, i cili është rakorduar midis Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, dhe unë besoj që plotësimi i këtyre rekomandimeve është kushti mbi të cilin do të gjykohet dhe vlerësohet Shqipëria për të pasur meritën për ta marrë statusin e vendit kandidat.
Për sa i takon procesit të zgjedhjes së presidentit, ashtu siç është shprehur edhe në hetët e tjera, që ka qenë një proces tërësisht i bazuar në Kushtetutën e vendit, dhe unë besoj për sa kohë është kushtetues, është i ligjshëm, është transparent, është i pranuar në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm.
Zoti president, çfarë do të bëni ju për të nxitur tre kushtet që Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë, si kushte për të marrë statusin e vendit kandidat? Politika ka mbetur ende për të mbyllur reformën parlamentare, atë zgjedhore, çështjen e imunitetit. Çfarë do të bëni ju brenda hapësirës që ju mundëson ligji, për ta nxitur politikën të shkojë drejt përmbushjes së tyre?
Normalisht që ka prerogativa të drejtpërdrejta në në çështjet për sa i takon ushtrimit të tij në këtë çështje që ju përmendët. Janë tërësisht çështje që i takojnë Parlamentit dhe politikës në tërësi që përfaqësohet në Parlament.
Pa dyshim, unë do të mirëprisja dhe do të mbështesja çdo zhvillim pozitiv, dhe unë besoj plotësisht në zhvillimet pozitive në këtë fushë. Për sa kohë palët janë dakorduar në parimet kryesore, dhe është shumë e rëndësishme kur palët dakordohen për parimet kryesore, pavarësisht teknikliteteve që gjenden midis rreshtave në procesin e negocimit dhe diskutimit dhe të punës të komisioneve të përkohshme që palët ngrenë për të arritur në konkluzionin përfundimtar.
Duke pasur parasysh tashmë nivelin e përgjegjshmërisë që identifikohet midis palëve, unë besoj plotësisht që do të arrihet në konkludimin përfundimtar, pasi, siç e kemi parë të gjithë, puna kryesore në këto dy reforma është bërë, e kam fjalën për reformën zgjedhore, që është kryesisht edhe pjesa kryesore, por edhe në atë parlamentare dhe më tej, ku është rikonfirmuar politikisht nga palët që janë plotësisht për heqjen e imuniteteve dhe unë kam besimin që do të shoh një zgjidhje të shpejtë kushtetuese dhe ligjore për të gjitha çështjet.
Zoti Nishani, si do t’i ndërtoni ju marrëdhëniet me mazhorancën? Ju vini nga mazhoranca, ishit pak kohë më parë ministër i Brendshëm, sot president i Republikës. Si do të shmangni ju paragjykimet që qytetarët dhe politikanët të mendojnë që zot Nishani është një president mbi palët?
Është e vërtetë që vij nga një familje politike, siç është Partia Demokratike. Në mënyrë shumë të hapur dhe transparente ju deklaroj që jam krenar që i kam takuar një force të tillë politike, deri ditën që u zgjodha president, ashtu siç duhet të jetë krenar çdo anëtar i Partisë Socialiste, që i përket asaj force politike, siç duhet të jetë krenar çdo anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që i përket asaj force politike, siç duhet të jetë çdo shqiptar që nuk është i angazhuar në forca politike, për arsye se këto janë zgjedhje vullnetlirë, që secili prej nesh ka bërë, duke besuar në parimet që reflektojnë rreth këtyre forcave politike.
Por, ajo që ka të bëjë tash me personin tim, unë besoj thellësisht në përgjegjshmërinë, besoj thellësisht në integritetin, në përgjegjësinë e individit dhe timen personalisht, për të respektuar tërësisht Kushtetutën, germën dhe frymën e saj, dhe për të respektuar atë që qytetarët shqiptarë e kërkojnë, dhe, në fund të fundit, të gjitha forcat politike e kërkojnë. Unë garantoj që do të jem tërësisht jashtë palëve politike, tërësisht jashtë ndikimit mbi partitë politike, tërësisht i paangazhuar për t’u përdorur kundër një force apo një tjetre.
Besoj që kjo do të jetë një sfidë, e cila, siç e thash në fillim, do t’i tregojë rezultatet e saj më shpejtë se çdo sfidë tjetër. Jam plotësisht i qetë, për sa i takon gjykimit të pritshëm nga qytetarët shqiptarë dhe nga forcat politike, për sa i takon këtij aspekti, sepse objektivat e mija janë shumë të qarta. Procesi që unë kam përpara, rruga ime është shumë e qartë në gjykimin tim, në mendjen time dhe në objektivat e punës time.
Zoti Nishani, a do të flisni ju si president edhe atëherë kur mendoni që mazhoranca e ka gabim?
Pa dyshim, kjo nuk do të jetë aspak e vështirë, për sa kohë tërë përkushtimi im është përkushtim ndaj asaj çka vullneti i qytetarëve shqiptarë është materializuar në aktin më të rëndësishëm të shtetit shqiptar në Kushtetutën e vendit.
Cilët ishin njerëzit që ju uruan të parët, nga përfaqësuesit politikë, përveç atyre të mazhorancës?
Natyrisht që më kanë uruar, drejtuesit e mazhorancës në radhë të parë, kolegët e mij në Parlament, miq të mi, të afërm, shokë… por, për mua nuk ka qenë surprizë, por ka pasur një fluks urimesh edhe nga kolegët e opozitës në Parlament, që gjithsesi, identiteti i tyre mbetet pjesë e intimitetit personal të komunikimit, por ka pasur një numër të konsiderueshëm, për të cilët unë i vlerësoj dhe i falënderoj.
Dhe ne besojme shume te ti. Edhe pronat edhe parate, te ti do i depozitojme :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html
berisha se ben dy here te njejtin gabim….
e beri njehere duke zgjedhur topin nje figure te paster qe skishte ku ta kapte ne asnje cen ,,,,,dhe i doli nga rreshti
edhe bujarit si puna e artan hoxhes,, duhet ti flere dosja e sigurimit ne sirtar te berishes, per ta kercenuar ne rast se nuk i bindet padronit.
Ti handikapi i bish-salqenit, ishalla shtyn edhe pak kohe qe te ka ngelur, se me spo shohim e cpo degjojme nuk e paske te gjate ymrin.Ha,pi, e bej qejf ti se per te tjerat mendon salqeni i vicidolit.
Bujari ju degjon. Ti je president i shpellareve jo i shqiptareve.
Patjeter qe ne “emer” te kushtetutes (qe e keni bere pacavure) dhe te vullnetit te “lire” te shqiptareve do te zbatoni detyren e Kryetarit te Shtetit (kukull) nen udheheqjen e kryeministrit te votave te vjedhura Sali Berisha si nje ushtar-ak besnik i tij!!
Kështu që, nuk e shoh ndonjë qëndrim shqetësues nga opozita dhe kryetari i saj në adresë të institucionit të presidentit të Republikës, të zgjedhur ?!?!
P’se c’fare pret ti qe opozita te nxjerri kallashet se nuk te pelqejn ty ?!?!
Ore, po ta mbush mendjen Gadafi se kjo gje s’ka problem ?!?!
Po fillon dhe ti te paragjykosh mendimet e opozites ?!?!
Po nuk ke 2 dite ne Presidenc mor i shkrete dhe automatikisht flet ne emer te saj…Po nuk e kupton qe kjo s’kishte te bente me ty apo me cilindo te zgjdhej ?!?! Se kupton se c’faredo ligji ti kundershtosh Gadafit, ti je nje kukull i tij dhe s’ke per tu rrespektuar asnjehere si person por vetem si nje institut nga opozita..
Zoti Nishani,
Kéto qé thua ti
tani, i tha pas zgjedhjes edhe z. Topi, por me
Saliun ka vetém dy rrugé: ose té vazhdosh t’i lépihesh ( né kété
rast ai do té léré rehat si lépirés e asgjé mé shumé), ose té
pérpiqesh té mbrosh kushtetutén e popullin ténd me dinjitet ( né
kété rast edhe ti do té quhesh horr, né mos qen bulevardi).
Zoteri President. Je zgjedhur ne menyre antikushtetuese. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/skenari-ogurzi-berisha-meta-nano-basha.html
Kisha deshire te flakte qe Presidente te behet Jozefina Topalli,por edhe Bujari eshte zgjedhja e duhur.Per prishjen e raporteve ne mes Berishes dhe Topit kryekeput fajtor ishte Topi.Bamiri shkeli buken,BAMIRsine qe i beri Berisha dhe mendoi se duke luftuar kunder mazhorances do behet kryetar i gjithe Shqiptareve,do vendos baraspeshen e pushtetit.Nishani duhet te luaj politiken e ekuidistances ne raport me opoziten dhe poziten.Rama do luaj te njejten loje siq beri edhe me Topin,duke luajtur rolin e ,,KaSANDRES,,(i deshtoi puna me Sander Leshin-propozim i Topit),per te futur ne loje Bujarin.Por kesaj radhe do deshtoje totalisht sepse Nishani eshte politikan me pervoje dhe nuk eshte njeri bukeshkelur.Shpresoj dhe kam bindje te plote se Nishani do te jete i suksesshem gjate mandatit te tij pesevjecar.
Mandati edhe ndryshon nga ne, nga Shqiperia..Kurse ti nga Shkupi, ben mire mos te ngaterrohesh me problemet tona..Jo per gje, por Shqiptaret e Shqiperise, nuk ja dine emrin as presidentit te Maqedonise…E ka fajin Topi (ai bukeshkeluri) qe vajti ne Shkup kur ndodhen 5 vrasjet qe te qetesonte gjendjen per ju se do ju kishin shkelur me kembe qafekuqat Maqedonas..Kurse ai idhulli yt, shkonte me cante per te takuar vllain tone te Ajzerbaxhanit….Ehhh qafir, qafir…
Ku kane humbur Barack Obama dhe Francois Hollande ? U bene dy dite qe Bujar Mustaqelliu eshte zgjedhur president dhe ata nuk po e urojne.
Bujar Nishani qëndron pas të gjitha vrasjeve politike dhe të bujshme të ndodhura këto vitet e fundit në Shqipëri. Në të vërtetë ai është kupola e mafies shtetërore i përdorur nga klanet kriminale qeveritare në mënyrën më perfekte dhe të fshehtë të mundshme. Ndaj dhe se fundmi mori shpërblimin e zgjedhjes President. Bujar Nishani është pas vrasjes së Fatmir Xhindit. Ishte muaji maj 2009, rreth një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Nishani ishte ministër i Brendshëm, premtoi zbardhjen e saj dhe kapjen e autorëve. Stisi si gjithnjë konfliktet familjare, pasi është mjeshtër në këto veprime makinacione kriminale. Dhe ia doli. Opozita heshti, humbi zgjedhjet, kurse Nishani u katapultua ministër Drejtësie. Por ajo që ishte më skandaloze, mbetet vrasja muaj para Xhindit e Kosta Trebickës në Voskopojë. Shërbimi më i madh që mund t;’i ketë bërë Nishani kryeministrit Berisha. Çlirimi më i madh nga një makth kryeministror dhe garantimi i karrierës së tij politike. Shtator 2008, Nishani ishte ende ministër i Brendshëm. Kosta Trebicka gjendet në Voskopojë ku kishte shkuar për gjueti, i pajetë. Skenë qesharake aksidenti. Makina me 30 km në orë ishte përmbysur e rrokullisur në salto disa herë në një fushë !!!. Sipas Nishanit ishte aksident i pastër, kurse si hetues çoi për të fshirë gjurmët Agron Kuliçin, mjeshtrin e krimit qeveritar, sikurse në rastin Xhindi. Remzi Veseli, kryekomunari i Tërthores në Kukës, ekzekutohet te dera e shtëpisë. Edhe për të nuk ka autorë krimi, edhe pse vrasja ka prapaskenë politike. Nishani nuk e zbardhi kurrë. Por ajo që është më misterioze mbetet fakti se Nishani sëmuret pikërisht pas vrasjeve të bujshme Trebicka-Xhindi. Ai di gjëra shumë të rëndësishme, aq sa eprori i tij nuk e ka të vështirë për ta eliminuar. Dhe ja ku është, i pamundur nga shëndeti. Nishani duket se ka dorë në masakrën e policëve në Durrës, ku Dritan Dajti akuzohet se vrau 4 prej agjentëve të antidrogës. Përsëri heshtje totale. Nishani vazhdon karrierën si ministër duke folur pak dhe duke thënë se krimet po zbardheshin. Asgjë në dritë. Dhe i rikthehet ministrisë së Brendshme pasi Basha bëhet kryebashkiak me dhunë. Dhe vrasjet e bujshme rikthehen frikshëm. Vritet Skerdilajd Konomi me bombë të telekomanduar në gusht 2011. Nishani sigurisht që nuk di gjë për gjyqtarin, ai vetëm palejuar të kryhej ky krim. Autorët jetim, edhe pse u betuan se do e gjenin dhe ishin afër. Në tetor ekzekutohet frikshëm një oficer i lartë i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës. Isa Çopa, me mbi 25 vite karrierë në institucionet e sigurisë, hiqet qafe. Nishani përsëri ministër i Brendshëm. A kishte dijeni si në rastin Trebicka, të cilin e kishte bashkëpronar në biznes. Këtë duhet ta thotë ai sa pa e zbardhur të tjerët. Por edhe pse e shiti si vetëvrasje, Çopa mbeti viktimë e klaneve kriminale qeveritare. Nishani e di mirë se kush e futi në kurth oficerin dhe duhet të japë shpjegime dhe jo të fshihet pas sëmundjes së tij që po i merr jetën si pasojë e mëkateve ku është përfshirë. Sepse Nishani nuk pati mëshirë as për licencat e noterëve që lëshonte me miliona lekë nën dorë te Drejtësia apo emërimet nepotike. Por pa kaluar shumë dhe një kryekomunar tjetër socialist po lufton me vdekjen. Nishani e futi në qeli me një armik të tijin dhe Kleves Muja u godit nga një vrasës profesionist gati për vdekje. Sepse ishte socialist dhe drejtonte komunën më të madhe në vend. Po së fundmi tek mafia e kromit në Bulqizë, e vërtetuar së fundmi nga prokuroria, se Nishani është pjesë e saj dhe ka marrë vendime të paligjshme. Si mund të bëhet president një njeri që kapet në shkelje ligji. Këtë e di vetëm Berisha…Pra përsëri në skenë Nishani. Ministri më i dështuar, ministri mafioz, që sot e kemi President…Atëherë çfarë mund të presin qytetarët pas kësaj karrierë spektakolare të Nishanit…..?!
Dyshimet ku ka dorë Nishani:
Vrasja e Kosta Trebickës
Vrasja e Fatmir Xhindit
Vrasja e remzi Veselit
Vrasja e 4 agjentëve Durrës
Vrasja e Isa Çopës
Vrasja e Skerdilajd Konomit
Plagosja e rëndë e Kleves Mujës
Mafia e Kromit
Ky skenar i zgjedhes se Nishanit president ne Shqiperi ishte i studjuar mire me kohe dhe u realizua ne menyre perfekte. Per kete duhet pergezuar antishqiptari, varmihesi i shqiptareve, me emrin Salhi. Nishanin ai e perdori qe ne 1991, qe ne ate qe donte te nxiste gjakderdhje ne shkollat ushtarake ne 1991, qe atehere qe cirej se po behej puc ushtarak. Nishanin ai e perdori si arkitekt, projektues, hartues te shtypjes se Kryengritjes Shqiptare, qe njihet me emrin Kryengritja e Jugut. Ky Nishan bashke me Zhulalin, Copanin, Gazideden dhe disa gjenerale cobenj te dhive, vollen zjar e hekur kunder popullit, sidomos ne Lushnie, Fier, Vlore, Sarand, Gjirokaster, Tepelen, Mallakaster, Permet, Erseke, Korce, Ebasan e Cerik. Per sejcilin nga keto treva ka masakra e terorizma te pa shembullta te bere prej tyre. po dhe ato treva keq i cburreruan. Tritanit i futen preshin, gjeneralet e Lures i futen te pastronin halet ne burgun e Bences, etj, etj, E si athere ky njeri mund te veje e te pritet me buqeta me lue. Jo kurre!Ai genjen kur thote se ne ’97 e hoqen nga ushtria si rrjedhje e ’91, jo. Ky mashtrues u hoq dhe duhej t’i jepej drejtesise se ishte pjesetar i atij ekipi qe leu duart me gjakun e popullit ne ’97. Ai eshte pjesetar i atij ekipi qe vrane mbi 2700 shqiptare, plagosen me dhetramie vete. Per fat te keq u sabotua nxjerrja para pergjegjesise. Po e zea eshte e shkruar mbi te bardhen, ka bij populli qe i kane shkruar tetera me fakte e deshmi reale, pa emocine e pa shtremberime.
Zgjedha e presidentit ishte fillimi i fundit. Tani ne nje krah nano bixhosxhiu me hajdutet e tij dhe ne krahun tjeter saliu me meten do tu pervishen mire shqiptareve. Evropen keta kukudhe as nuk duan tua permendesh dhe jo me t;i afrohen.
Do tju lutem, ne emer te dinjitetit te njeriut,mos e therrisni President por thjesht Jari(..ari)
Per,,nje qytetar(fshatar nga Katundi)Optimist,,.Krahasimi nuk eshte adekuat,sigurisht je ndonje gjak i papaster.Shqiperia eshte e te gjithe Shqiptareve njelloj,a jetojne ne Kanada,ne trojet etnike ne Greqi,…
nga na dole ti mer nishan maloku president? duhet t’ja kesh lepire mire bythen sali bajges se s’ka shpjegim tjeter por populli te uron me rastin e marrjes se detyres se re -ti dhe bajga berisha vafshi ne hale e gomarit sa me shpejt.
Nishan, jep dorheqjen please!
ka qene komunist ky Nishani,apo eshte sekrete kjo pune?
sa per nishanin duhet thene dhe realiteti.ai u imponua te zgjidhej por megjithate duhet pranuar se eshte zyrtare i larte i pd dhe se partia ka rregullat e saj. sala e kishte ndare mendjen se ai nuk pyet as per nderkombetaret dhe sidomos per opoziten per te cilen ka alergji. mos qenia e edi rames ne parlament e ka demtuar shume luften politike te ps. kjo nje dhe kandidimi per kryetar bashkie si dhe tolerimi tani se fundi i veprimeve te qeverise jane dy nga gabimet kryesore te tij. per presidentin ps beri me te mundeshmen,por kaq ishte mundesia e lejuar. pasi ish deputet qe rama i kishte zgjedhur vete i dolen kundra . per nishanin une them se eshte nje nga figurat me te mira qe ka pd,.te krahasosh bujarin me ata te tjeret me bejen ,imamin topallin eshte nje kontrast i madh. bujari mbi te gjitha ka edukate qytetare eshte nje familje qe nuk eshte degjuar per te keq ne durres dhe mbi te gjitha ka dhe edukate ushtarake, dhe une kam besim se ai do ta kryej me sukses detyren dhe 100 here me mire se ato qe permendem.