Zbardhet VENDIMI për Gërdecin, gjykata: Vrasja nuk ishte qëllim, ndryshe pse do rrinte Minxolli në fabrikë?

14 Qershor 2012, 10:40Politika TEMA

Gjykata thotë se veprimtaria që zhvillohej në Gërdec ishte e ligjshme, edhe pse nuk u respektuan kushtet e sigurisë. Sipas saj, Pinari e Delijorgji nuk kishin qëllim vrasjen. Tek e fundit për një gjykatë shqiptare duhet që të kesh armë në dorë e të qëllosh për të provuar se ke vrarë

 

Gjykata e Tiranës ka zbardhur me vonesë vendimin e marrë për çështjen e Gërdecit. Në vendimin prej 530 faqesh, treshja gjykuese, e drejtuar nga gjykatësi Ridvan Hado, thotë se Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli nuk kishin për qëllim të vrisnin. Madje argumenti që jep gjykata është se nëse kishin qëllim vrasjen, pse rrinte në fabrikë Dritan Minxolli. “Do të ishte e palogjikshme të mendohej se i pandehuri Minxolli do kishte lejuar ardhjen e një pasoje të tillë për sa kohë ishte vetë i rrezikuar, pasi qëndronte pjesën më të madhe të kohës në fabrikë, shto faktin se ditën e ngjarjes tragjike i pandehuri ka ikur për të ngrënë drekë 10-15 minuta para se të ndodhte shpërthimi. Synimi i të pandehurit Dritan Minxolli ishte që të vazhdonte procesi i demoncimit për realizimin e fitimeve dhe çdo incident që do të ndodhte do të çonte në ndërprerjen e aktivitetit, siç ndodhi pas ngjarjes tragjike,” thuhet në vendimin e gjykatës. Mirëpo këta gjykatësit nuk e kanë dëgjuar kryeministrin tonë kur flet e thotë se njerëzit e kanë në gen babëzinë. Madje gjykata e pranon se në Gërdec punohej jashtë kushteve të sigurisë, ishin grumbulluar male me municion, sa “ishte e vështirë të lëvizje”.

Por në vendim thuhet se për Gjykatën rezultoi se megjithëse mangësitë e dukshme në kushtet e punës, punëtorët punonin në një veprimtari të ligjshme, të lejuar nga shteti, të rregulluar me akte nënligjore të nxjerra për këtë qëllim  dhe në bazë të një kontrate të lidhur midis shtetit dhe subjektit privat SAC çka do te thotë sipas gjykatës se përgjegjësia largohet sado pak nga të akuzuarit.

Po kështu vijon gjykata është fakt i analizuar në këndvështrimin  e logjikën e një njeriu me intilegjence mesatare se “puna e civilëve” me “municione të rrezikshme” ishte e rrezikshme dhe për këtë rrezikshmëri ishin parashikuar dhe një sërë kushtesh teknike e sigurie dhe një disiplinë në punë.

Sipas gjykatës subjekti Albademil, por edhe te tjerët të akuzuar për vrasje me dashje nuk e kanë kryer këtë vepër.

Gjykata kujton edhe njëhere së si shpërtheu Gërdeci ku sipas gjykatës shpërthimet erdhën në formën e një reaksioni zinxhir, që filloi me ndezjen e një thesi të mbushur me barut dhe vazhdoi me ndezjen e barutit që ndodhej aty pranë dhe kutive të municionit.

Zjarri vazhdoi të përhapej me shpejtësi, derisa shkaktoi shpërthimin e municioneve luftarake me detonator dhe pa detonator, të cilët ishin të vendosur në skajin juglindor të fabrikës. Nxehtësia e madhe që u krijua dhe efektet e përhapjes së shpejtë të flakës së barutit, sollën shpërthimet e pakontrolluara të predhave, djegoreve dhe shtimjeve unitare të kalibrit 100 mm.

Gjykata vijon më tej: “U provua gjatë shqyrtimit gjyqësor se paraditen e datës 15.03.2008, shtetasi Qemal Deliu ka punuar së bashku me grupin e tij të përbërë nga familjarët shtetaset Kore Deliu, Jetmir Deliu dhe Adelina Cani.  Atë ditë, përveç punës së zakonshme, ai ka nxjerrë për të salduar gjithsej tre karroca. Dy prej tyre kanë dalë sëbashku dhe e treta ka dalë më vonë se to dhe është risjellë e salduar në kohën pak përpara fillimit të pushimit të drekës. Mbasi ka salduar karrocën në banesën e tij, shtetasi Qemal Deliu e ka risjellë atë pa marrë masa për ta ftohur dhe mbasi karroca është futur në territorin ku bëhej demontimi, është përdorur për të kryer transportin e barutit. Në momentin kohor kur karroca ishte nxjerrë për saldim dhe më pas ishte rikthyer e salduar, shtetasi Veiz Muço kishte dhënë urdhër që baruti që ndodhej në shesh, të transportohej me karroca dhe të futej menjëherë brenda në kapanon.”

E po kështu se: “Gjykata krijoi bindjen e plotë se tërësia e veprimeve të kryera në këtë proces demontimi dhe cmilitarizimi nuk ka  pasur si qëllim dhe synim shkaktimin e vdekjes se personave që humbën jetën në këtë tragjedi, si objekt i drejtpërdrejtë i prekur nga kryerësi apo kryerësit e veprës penale dhe njëkohësisht si qëllim dhe synim i tij.

Në thelb vetë procesi ka qënë një sipërmarrje, e cila nga ana e saj duhet të vepronte sipas parashikimeve të caktuara në ligje dhe akte të tjera nënligjore të dala për këtë qëllim dhe për zbatim të saj. Në këtë veprimtari, kanë qenë pjesë të gjithë personat, të cilët me punën  e tyre kanë ndihmuar në zbatimin e procesit, duke marrë dhe një shpërblim për punën e kryer”. 

14 komente në “Zbardhet VENDIMI për Gërdecin, gjykata: Vrasja nuk ishte qëllim, ndryshe pse do rrinte Minxolli në fabrikë?”

  1. arvanites says:

    Sigurisht qe ata nuk i kryen vrasjet me qellim, asnje nuk po i akuzon per kete. Ata jane pergjegjes qe nuk moren masat mbrojtese per te ruajtur jetet e atyre te shkreteve.

    1. gerdecari says:

      Keta jane maskarenj. Ka plot nene qe i mban ata ne burg perjete, po merren me kete fakt. Turp per shtetin shqiptar, OJQ & OJF !Turp edhe per shoqerine shqiptare:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html

  2. Adoleshent says:

    E kemi kuptuar disi qe ishte aksident, (vec ndonje qe ka patur ndonje konflikt me nai “shef”)po puna o ktu ka 4 vite po behen 5 gati, cdo nje “fabrike” demontimesh armesh luftarake, “pa djenin” e “Qeveris”.
    Ku punonin si skllever femije e te rritur per 1 cop buke…
    Nuk ka qen qellimi Minxollit mbase por ai ka qen shperndaresi i parave dmth 1 nga “shefat” e Shkelzen Berishes.

    Ps: kur te flasesh per Sali Berishen & familjen e tij duhet te perdoresh thonjzat cdo fjali…

  3. Zoti ua sjellte kete tragjedi ketyre gjyqtarve ne shtepite dhe ne familjet e tyre. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/levizja-nano-kolona-e-5-te-neo.html

  4. SHABA says:

    Esht e vertet te vrasia nuk ishte me qellim tek e fundit çar kerkonte fshati gerdec tek fabrika demontimit,shtet i marr vund ne total, nga rojet e ndermarrieve deri tek presidenti,edhe ENVER HOXHA po te ngjallej sot nuk kishte çfare me bo, se jan aq te shumt ata qe meritojn burgun dhe plubin sa esht e pa mundur te rrealizoet kjo lloj rreprezalie, se kam frik se do mbetej Tirana me dhjet mij banor,ne kte vend korrupsioni esht kthyer ne oksigjen per njerzit dhe ju siguroj qe nuk ka diktator qe e sjell me ne terezi kte ven,por mendoj se disa kokrra duet te paguanin shtrenjt per sa e kan katandisur kte ven,burrat kan vdekur, i uroj rrug te mbar korrupsinit qe ju mban gjall.

  5. daja says:

    O gjykates shikojeni mire nenet qe kane te bejne me vrasjet e njerezve se nuk i keni pare mire ose mos na hidhni hi syve.Zoti ju ndeshkofte or te mjere qe per para po shitene familjen.

  6. Ton says:

    Te kishte ndodhur kjo ne Amerike, pikerisht per moszbatimin e kushteve te sigurise, do ishte konsideruar katastrofe dhe nuk do e kishte rruajtur njeri apo gjykates nese ishte vrasje me qellim apo pa qellim.
    Moszbatimi i kushteve te sigurise konsiderohet automatikisht vrasje me qellim, lere pastaj femijet.
    Te gjithe do ishin denuar me burgim te perjetshem dhe gjithe pasuria (po te kishin aq para) do kishte shkuar per demshperblimin e familjareve te viktimave, ndoshta edhe leket qe do merrnin per punen ne burg.
    Kjo eshte katastrofike dhe tregon qarte qe qelbesira me fytyre hardhuce eshte i perlyer ne kete ngjarje.
    E tmerrshme…

  7. Ton says:

    Po te ndjekesh llogjike e gjykareve shqiptare edhe per terroristet arabe vrasja eshte pa “qellim” kur shperthejne si fishkezjarre, se edhe ata rrine vete aty kur shtypin butonin.
    Ptu fare e keqe….

  8. dulja says:

    po populli ju ka marr vesh se ca m… jeni ju u politikanet e pa ngopur juve nuk ju dhimsen te gjallet e jo te vdekurit por do tju vij dhe juve ora jeta nuk eshte pasuri o politikan te flliqur

  9. Shaqo Bregu says:

    Qe eshte e pa qellimshme kjo me tani dihet ore gjyqtare ,por Babezitja per para dhe se kjo vjelje Familjare Berishjane per para edhe kjo me dihet por edhe TRANSPARENCA mungon mbasi kjo eshte dhese i takon Familjes Berisha,ketu qendron sekreti por kjo nje dite do te zbardhet me TRANSPARENCE kur Saliu te mos jete me Kryeminister dhe se kjo gjykate (instrument i Berishjaneve)nuk do te egsistoje mbasi edhe kjo gjykate nje dite do te mbaje pegjegjesine e saje per nje gjykim te Korruptuar dhe se kjo kohe do te vije shpejte,mbasi Populli nuk po duron dote qe ta Vrasesh dy here,Parate jane te embla tani ore Gjygjtare te Saliut por Topi eshte i rrumbullaket dhe se po nuk e gjykove Drejte Kriminelin neser te gjykon ai Drejte ty ,Dora e Popullit vonon por godet dhe Forte,me sa po kuptije me perpara ketu duhet te denohenGjykatat dhe pastaj Kriminelet,
    Gjyqtaret sot jane me KRIMINELE se Vrasesit,dhe se duhet te gjykohen dhe se kjo kohe shume shpejto do te vije kur keta Gjyqtare qe kane punuar per Saliun neser do te jene ne Banken e te akuzuarve si bashkepuntore me Krimin .

  10. frediel says:

    boboboboooooo ca llogjike vk o gjykata o ju vdekshin ca keni neper shpia,po pse sipas llogjikes tuaj i bie qe edhe shoferi qe ben aksiodent me pasoja vedkje nuk ka faj se eshte ne makin,……………pra pa u mar fare me shkak_pasojen……….

  11. Bbb says:

    Vendimi perfundimtar i gjykates do jete ky…
    Fajin e kane fshtaret e Gerdecit qe jetoni ne Gerdec…Perse nuk shkuan te jetojne ne Vicidol apo Pordhican???

    p.s. dy tre muaj me vone presidenti do te “dekoroje” gjygjtaret…

  12. hasan says:

    Hajdutet e prones private e kalojne jeten ne burg,hajdutet e prones publike e kalojne jeten ne pasuri e ndere ,ka thene Marco Porcio Catone.Kjo eshte e vertetuar qind perqind edhe ne Shqiperi.Te siperpermendurit kane vrare dhe vjedhur pronen publike destinacioni i tyre eshte te jene te pasur dhe te nderuar nga viktimat e tyre,te vjedhurit pra.Ps.Catone ka qene politikan dhe shkrmtar romak.Para dymije vjetesh ka thene nje gje qe eshte realitet edhe sot,jo ne Shqiperi po ne tere Boten.Megjith perparimin teknollogjik thelbi i njeriut ka mbetur ai qe ka qene ,te perfitoje nga njeriu tjeter.

  13. loni says:

    Tek e fundit për një gjykatë shqiptare duhet që të kesh armë në dorë e të qëllosh për të provuar se ke vrarë,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,dmth po te montoshe ne nje shtepi apo makine eksplozive nuk te kap ligji sepse sipas gjukates tone nuk ke arme ne dore,,keshtu qe jeni i lire,,pavaresisht se mund te zhdukesh nje familje te tere,,ajde gjykate dhe ligje qe ka ne albanistan,,,,,,po ata te gartes qe vrane me 21 janar,,perse nuk u arrestuan???edhe ata kishin arme ne dore dhe provuan per vrasje,,perse nuk arrestohen???turp gjykate legene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje