Erion Braçe: Berisha po qeras me prona publike klientë të maxhorancës

14 Qershor 2012, 16:52Politika TEMA
Erion Braçe: Berisha po qeras me prona publike klientë të

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka akuzuar kryeministrin Berisha se është duke falur pasuri të vendit, për klientët e tij politikë dhe ekonomikë. Sipas deputetit socialist, Berisha ka falur 500 kilometra në det, që mendohet se kanë rezerva nafte.

“Sali Berisha po qeras me Shqipërinë, copa të pasurisë së saj, klientët e tij politikë dhe ekonomikë.

Ikin edhe 500 kilometra në det, zonë e menduar me rezerva në naftë.

Pasuria më e madhe e shqiptarëve, NAFTA, po jepet në përdorim të gjithkujt, pa garë-konkurrencë, por më shumë pa transparencë!

Përdoruesit-klientë politikë dhe ekonomikë të Sali Berishës.

Në fund të marsit, qeveria detyroi Kuvendin të vendosë privatizimin e Albpetrol. Qeveria i dha me “listë të bardhe” Albpetrolit dhe privatizuesit të tij, zona të tëra naftëmbajtëse në tokë e në det. Ia hoqi Agjencisë së Burimeve Natyrore- shtetërore kjo, për t’ia dhënë privatizuesit!

Në mes të prillit me një vendim qeveria e Sali Berishës plotësoi “LISTEN C” me zonat naftëmbajtëse kryesisht në det!

Në 8 maj vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare, ju bashkëngjit dokumenteve të privatizimit të Albpetrol. Dokumentet i kanë tërhequr deri tani 7 kompani.

Por javën që shkoi, mes raundeve për zgjedhjen e Presidentit, mu në kulm të presionit mbi Sali Berishën, Ministria e Ekonomisë i kërkon qeverise dhe Sali Berishës të vendosë mbi një marrëveshje të re mes Albpetrol “në shitje” dhe një kompania të prezantuar izraelite, por e regjistruar në parajsën fiskale dhe okulte të Qipros.

Qeveria vendosi para raundit të katërt për heqjen nga “LISTA C” të Albpetrolit “në shitje” të një sipërfaqe prej mbi 5000 kilometra katror në det dhe dhënien kompanisë së regjistruar në Qipro!

Ky është skandal! Në shkelje të plotë të ligjit dhe në mes të procesit të privatizimit.

Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet të bëjnë transparente këtë proces. Akuza bie mbi ta”, denoncoi deputeti socialist.

5 komente në “Erion Braçe: Berisha po qeras me prona publike klientë të maxhorancës”

  1. kot fare says:

    Vetem shtete te raskapitura si puna e shqiperise por tani edhe greqia mendojne se jane qendra e botes me pasuri nafte dhe po ja u “vdhjedhin” te tjeret ,germoni germoni se qenin e ngordhur keni per te gjetur.

  2. Cecua me bicak says:

    Njoftimi eshte nje marramendje e plote. Diku thoni se eshte dhuruar 500km e diku thoni 5000km, pa bere te qarte per c’koordinata detare flitet. Ne se eshte keshtu vendi duhet te ngrihet ne kembe. Nje prove me 200 km ne Sarande u be dhe pa u mbyllur kjo teme, hapet tjetra. Qe pasuria kombetare po dhurohet si malli i babait,per mercenaret, kjo shihet qarte, por qe kjo pune do kerkoje ca koka, gjithashtu s’ka as me te voglin dyshim

  3. shpella says:

    Askush na lexuesi e gazetes nuk e di dhe nuk e merr me mend cfare masakre eshte bere ne Albpetrol,atje pas reformave shume te sukseseshme te qeverise Berisha kane ngelur vetem muret cdo gje eshte plackitur dhe vjedhur,mijera specialiste jane rrugeve pa pune,varferia eshte ulur kembekryq ne Fier,Patos Ballsh dhe Kucove.tani deti po dhurohet qe Sala te mbaje pushtetin ky eshte fundi

  4. trasparenti says:

    Firma qe ka fituar koncesionn ka konkuruar me 7 firma te tjera dhe ka fituar, pra ka pasur konkurence dhe tender. Firma eshte Israel Land Development Corporation, firme mbi 100 vjecare dhe me eksperence unike ne kerkime ne det. Ti eshte duke shpuar 2 puse ne det ne Izrael me investim mbi 200 mil dollare. Eshte e vetmja firme serioze qe ka hyre ne kete sektor ne Shqiperi. I eshte sygjeruar Berishes gjate vizites se tij ne Izrael nga KM atje. NUk duhet me kritiku cdo gje qe ben qeveria per hir te kritikes. Ne kete rast Brace nuk ka te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje