Skandali i radhës në drejtësi, dënohet vetëm me 1.5 vite burg për vrasjen e një 24-vjeçari që i gërvishti pa dashje makinën

16 Qershor 2012, 16:21Politika TEMA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet që në një nga mbledhjet në vijim pasi të zgjidhë çështjen se kush do të jetë nënkryetar i tij, të shqyrtojë një nga ankesat e prokurorise, për një dosje që ky institucion e konsideron si një ndër skandalet e radhës në drejtesi. 

Burime te sigurta te Top Channel nga organi i akuzes deklaruan se i jane drejtuar KLD-së, qe te kontrolloje menyren si eshte zhvilluar procesi gjyqesor ne te gjitha shkallet e gjykatave ndaj nje 34-vjecari nga Mamurrasi, i akuzuar per vrasjen me dashje te Leonard Rames, 25 vjec e po ashtu i dyshuar se gjate largimit nga vendi i krimit ka aksidentuar per vdekje kalimtarin Lutfi Aliko.

Prokuroria eshte dyshuese ne ankesen e saj jo vetem per masen e denimit ndaj shtetasit Marin Koka, i cili ka marre nje denim prej nje viti e gjysmë heqje lirie per dy akuza ate te ‘vrasjes’ dhe te ‘prodhimit dhe armembajtjes pa leje’, por edhe per faktin se kjo çeshtje eshte gjykuar me heret dhe autori e kishte pranuar vrasjen nepermjet avokatit.
Burimet pohojne se skandali, sipas tyre nis ne gjykimin e pare te dosjes, atehere kur i akuzuari ishte ne kerkim nga policia shqiptare. Avokati i meparshem i te dyshuarit Agim Hysa ka paraqitur ne gjykate nje prokurore perfaqesimi per 34-vjecarin pasi e kishte perpiluar dokumentin para noterit Zaloshnja.

Gjate gjykimit ne mungese, thone burimet, Gjykata e Kurbinit e denon Koken me gjykim te shkurtuar me tete vjet burgim. Gjykata e Apelit me shkurt 2008 e la ne fuqi kete vendim, nderkohe qe kur çeshtja shkoi ne Gjykaten e Larte, nje avokat tjeter u paraqit per te mbrojtur te akuzuarin, duke pretenduar se avokati i pare kishte depozituar nje prokurore perfaqesimi te falsifikuar dhe firma ne kete dokument nuk ishte e personit qe po gjykohej, cka do te thoshte se ky gjykim ishte kryer pa i dhene te shumekerkuarit te drejten e mbrojtjes. Në maj 2010, Gjykata e Larte vendos prishjen e vendimeve te meparshme dhe urdheroi rishikimin e çeshtjes ne Shkallen e Pare, Kurbin.

Mes kerkeses per nje gjykim te zakonshem, ku duhej te degjoheshin edhe 15 deshmitare te prokurorise, organi i akuzes thote se gjykata vendosi ne menyre te befte gjykimin e shkurtuar, pa i dhene mundesi as te pandehurit te degjohej, duke qene se ne kete faze te çeshtjes ai ishte kapur nga policia shqiptare, pasi ishte deportuar nga autoritetet e huaja me nje emer te rreme.

Prokuroria thekson ne ankesen drejtuar KLD-se se trupa gjyqesore eshte treguar e njeanshme gjate shqyrtimit gjyqesor, qe nis nga refuzimi per gjykim te zakonshem, deri ne dhenien e vendimit gjate te cilit gjyqtaret ndryshuan cilesimin e vepres, nga ‘vrasje me dashje,  ne ‘vrasje ne kushtet e tronditjes se forte psikike’. Sipas prokurorise ndryshimi i vepres penale u be ne nje kohe kur dosja ishte e njejte dhe me te njejtat prova qe iu nenshtruan edhe gjykimit te pare.

25-vjeçari Leonard Rama u vra ne vitin 2007 ne Laç, kur viktima pa dashje duke levizur me nje karroce gervishti pa dashje automjetin e te dyshuarit. /TCH

18 komente në “Skandali i radhës në drejtësi, dënohet vetëm me 1.5 vite burg për vrasjen e një 24-vjeçari që i gërvishti pa dashje makinën”

  1. Trapi says:

    Welcome Albanistan!!!!!

    1. Zoti nuk harron says:

      Te gjithe atyre gjykatesve qe jane tallur me gjakun e nje te pafajshmi ja u bofte Zoti ne shtepine e tyre se mbase fillojne e zene mend.

  2. kumlaku says:

    Per nje gervishje eshte me se normale qe te vritet shkaktari,,sepse po te kishte bere deme me te medha pasojat do te ishin me te renda,p.sh.mund ti vritej edhe gruaja,vllai,femija etj,,,e kemi thene gjithmon se kapitali me i cmuar ne Skiperia eshte automobili.Kam 15 vite qe nuk e kam pa me kete vend dhe qe nuk kam nderment edhe nja 10 vjet te tjera.Jemi me te vertet extraordinar,,,ketu ne Amerike me 1,5 vjet burg denohesh nqs vret nje mace,apo qen,etj.,dhe ke rekorde per gjithe jeten,,,Te pacim sa malet SALI!

    1. Argita_B says:

      Aty ne Amerike fut dhe macen tendi si thua ti ne microwave dhe hedh ne gjyq prodhuesin pasi nuk e ka te shkrojtur te libri i perdorimit qe nuk lejohet te futet macja brenda, e i mer dhe miliona dollare…

    2. Shqiptari says:

      Ti nuk i duhesh ketij vendi, prandaj rri larg jo vetem per 10 vitet e ardheshme.

      1. hakikakiu says:

        jo po i duhesh ti si nje injorant qe qenke

  3. Me qen me cue ene gjyqin e 21 Janarit me e gjykue ne Kurbin se aty paska drejtsi tamom siq e don Doktori. Masanej me i fut ene n’kolegj zgjedhor. Ishalla o tu mdigjue Doktori e sjom tu u lodh kot me i dhon men kamunistave ketu.

    best of Lymi

  4. loni says:

    gjykata shqiptare skandal???????????????????????????vetem per kete ceshtje???????ajo i ka zgjidhur te tera,,,piramidat e 1996,,luften ne 1997,,grushtin e shtetit 1998,,vrasjen e azem hajdarit,,vrasjen e 2 prillit te kater studenteve 1992 ne shkoder,,vjedhjet e votava,,vrasjet e deputeteve socialiste,,ceshtjet e pronave,,vrasjet politike,,ka cuar deri ne burgosje te gjithe faktoret kryesore te gerdecit,,ka zgjudhur kufijte me grekun,,ka kundershtuar te gjithe sabotatoret serbe,,ka denuar te gjithe trathtaret qe jane ne kundershtim me kushtetuten e shqiperise,,ka cuar perpara dhe deri ne fund vrasjet e 21 janarit,,deri ne burgimin e autoreve,,etj etj vrasje dhe korrupsjone te tjera qe kane ndodhur gjate 22 vjete demokraci,si pershembull denimin e ilir metes per korrupsjon miliardesh qeveritar,,pa llogaritur vrasjet per hakmarrje se kjo eshte pun malokesh,,pun qensh domethene,,,dhe u habitet sepse per here te pare gjykata shqiptare beri nje skandal,,nuk ka gjykate ne bote qe nuk ka bere njehere skandal,,prandaj edhe ne na takon njehere te pakten nje skandal,,,te rrojne gjykatat tona te ndershme,,,,,,,,,,,legene dmth

  5. raimondi says:

    Skandal !

    Vritet njeriu per nje gervishtje makine, dhe krimineli denohet me 1 vit e gjysem

    Opozita shqiptare duhet te beje nje proteste kunder Gjykatave qe jane te koruptuara ,
    dhe te kerkoje nga EU qe te krijohet nje monitorim i posacem nga Strasburgu
    ku te rishikojne cdo vendim gjyqesor per krimet

  6. haskoduka says:

    Jo vetem masa e denimit qe nuk parashikohet ne asnje nen te kodit penal, por ne kete proces eshte per te vene duart ne koke per veprimet e kryera nga prokuroret, nga togat e zeza te Kurbinit dhe Gjykates se Larte, le pastaj avokatet e tij. Ketyre gjyqtarve nuk ka Keshill te Larte te Drejtesise qe t’i ver ne hudut. Keta kane imunitet nga Plepat.

  7. Gazi says:

    Se mos eshte hera e pare qe degjojme!

    Mjer ai qe e ka per rresk qe bie ne keta maluketer

  8. Bbb says:

    Pu puu puuuuu. Ku eshte katandisur drejtesia….

  9. Ndoc sukaj says:

    Kjo eshte vetem nje gje e ,,vogel,, qe duket ne ,,sfondin,, e drejtesise shqiptare.

  10. Koli says:

    Nuk e ka vra per gervishj makine o popull. MAdje as qe ja ka gervishur fare. Viktima ka qene nje malavitoz teper i njohur dhe problematik. Atat te dy kane pas probleme te tjera…
    Sa per procesin skam cte them se nuk eshte hera e pare qe ndodh.

  11. shqiptari says:

    Kur lexon keto lajme te humbet dhe ajo pak shprese dhe optimizem qe ke per kete vend! Vetem nje mrekulli mund ta shpetoje vendin tone.

  12. Lumi says:

    Ore te mjere ! Akoma nuk e keni kuptuar se tek ne nuk ka shtet!? Pse ,keto vetegjygjesi qe behen ,jane si rrjedhoje e padijes ?! Jo more jo ,por jane si pasoje e mos funksionimit te shtetit tek ne! Ne shtetet demokratike ,te vrasesh nje qen qe ka rripin ne qafe, denohet jo me pak se dy vjet burge! Tek ne u merret jeta , me qellim ,dy te rinjeve dhe na qenkan denuar 1 vite e gjysm burg!!!Lirojeni ate “te mjere”,se nuk eshte faji i tij por i shtetit tone qe “lum ne qe e kemi”!

  13. beni says:

    Gjykatat tona kane dale totalisht nga binaret,ata nuk shohin drejtesi por vetem pasuri, si mund te denohet nje person me 1.5vjet burg per vrasje,Atehere flasin per gjakemarrje, ku te le rehat gjaku i te vrarit ,edhe po te mos kishte gjykata ne kete vend nuk do te kishte krime me shum,askush ne kete vend nuk e ka problem per te bere nje krim ,se po pati para ia hedh si ne rastin konkret qe po diskutojme, ata gjyqtare qe kane marre ate vendim duhet qe ti ndolle ne shtepine e tyre nje gje e tille pastaj te reflektojne edhe ndaj njerezve te thjeshte,Me kete drejtesi ky vend po shkon totalisht drejte vetegjyqesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje