Një nuse, e cila vodhi 200 mijë sterlina nga punëdhënësit e saj për të paguar për një dasëm përrallore, është arrestuar.
Sipas BBC, ndihmësllogaritarja part- time, Kirsty Lane, 30 vjeç, transferoi fondet nga llogaria bankare e kompanisë ku punonte tek ajo e saj dhe e bashkëshortit të saj të ardhshëm, Graham.
Mashtrimi u zbulua pak pas dasmës së saj.
Ajo e nisi devijimin e fondeve që prej dhjetorit 2008. Në llogarinë e bashkëshortit të ardhshëm dërgoi 70 mijë sterlina duke thënë se ishin bonuse, paga e kursime.
Ajo i përdori paratë edhe për të blerë një televizor gjigand, një orë Tag heuer, çelësa makine të veshur me kristale Swarovski dhe targa të personalizuara.
Madje të ftuarit në dasëm morën nga një iPod të mbuluar me xhevahirë. Vetë Kirsty kishte zgjedhur një restorant me sallë mesjetare për dasmën. Një shef kuzhine, fitues i disa çmimeve, gatoi për dasmën. Madje pati edhe fishekzjarre të personalizuara për të. Vetë shefat e kompanisë u habitën kur panë se sa përrallorë ishte dasma e saj.
Te trashegohen e femijet meshkuj!
Ndoshta ka zbatuar thenien e Duçes : Me mire nje dite si luan se 100 vite si dele .
prralloret jane me miliona jo me 200 mijsha
Pse ti ne kelmend keshtu i ben me miliona? Nuk punoni me qindeshe e mijsha ju?
mire e ka vetem makina e zbukuruar me gure,do kete kushtuar me shume se 200 mije sterlina,lajmi nuk eshte i sakte
O Ela, lajmi eshte shume i sakte! Nje gje me ben shume habi! Pse flisni kote kur nuk e keni iden se cbehet
Shikoje pak Linkun se ta kam nisur ose type Kirsty Lane sentence
http://www.google.co.uk/url?sa=t&rct=j&q=kirsty+lane+preston+crown+court&source=web&cd=4&ved=0CGcQFjAD&url=http%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fnews%2Farticle-2162124%2FKirsty-Lane-jailed-stealing-200k-company-pay-lavish-wedding.html&ei=5V7jT4DhC-W10QXH_L2SDQ&usg=AFQjCNEkZpueHrzwFHR8QX6VS1XBQ9_kjg