Sherifi i zones
Një baba nga Teksasi, SHBA, i cili gjeti një person duke përdhunuar vajzën e tij pesëvjeçare dhe e rrahu atë për vdekje, nuk do ngarkohet me ndonjë akuzë, bëri të ditur prokuroria.
Një juri vendosi që të mos ngrejë akuzë ndaj tij, duke thënë se ai mund të përdorte forcën për të mbrojtur vajzën e tij, raporton BBC.
Emri i babait nuk është bërë i ditur për të mbrojtur identitetin e vajzës.
Sherifi i zonës e bëri të ditur lajmin në një konferencë për shtyp.
Babai 23 vjeçar i tha policisë se ai më 9 qershor dëgjoi ulërimat e vajzës dhe u nis me shpejtësi në një hambar, ku gjeti Jesus Mora Flores duke i përdhunuar vajzën.
Policia publikoi edhe telefonatën e babait në konferencën për shtyp, ku ai lajmëronte policinë se kishte rrahur për vdekje një person që po i përdhunonte vajzën.
“Ejani, ky tipi do më vdesë në duar. Nuk e di çfarë të bëj,” i tha ai policisë.
Ekipi i emergjencës e gjeti Flores me pantallonat dhe mbathjet e ulura.
Një ekzaminim mjekësor mbështeti pretendimin e babait se vajza e tij ishte sulmuar seksualisht.
Bravo prokuroria , te lumt ajo dore o babai i vajzes!
Shteti i se drejtes vendos drejtesi!
Shteti i berishajve ushqen padrejtesi!
Good riddance.
Mire ja beri qenit.
O Zot! Nuk ngrihet akuzë. Atij i duhet ngritur një Monument të paktën sa statuja e Lirisë.
…ndërsa përdhunuesit e popullit shqiptar vazhdojnë krimin ditën për diell…
Jashtezakonisht mire
pun korrakesh hahaahhaahahahahh
Solidarizim i fuqishem me babane e vajzes. Keshtu do ta pesojne te gjithe manjaket seksual.
bravo, ky eshte shteti i se drejtes dhe jo ai i langaraqit Sali!!!
patjeter qe babai ka vepruar drejt sepse mbrojti vajzen e tij, por pergezimet me te medha i takojne organeve te drejtesise qe kane marre nje vendim kaq korrekt dhe te respektuar!
Bravo,kjo eshte drejtesie ,ne kushtet e tronditjes se forte psikike..Shpresoj te mos kete hyre ne gjak.
Gjithçka i lejohet një babai te bëjë per te mbrojtur femijen e tij. Bravo