Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka hyrë në ambasadën ekuadoriane në Londër, për të kërkuar azil politik.
Australiani 40 vjeçar, që përballet me akuzat për përdhunim në Suedi, dhe që do të ekstradohet brenda nëntë ditësh, hyri në godinën e ambasadës dhe kërkoi azil politik sipas Deklaratës së OKB për të Drejtat e Njeriut.
Në një deklaratë të lëshuar dje, Assange tha se është i kënaqur që ambasadori ekuadorian dhe qeveria e Ekuadorit po e marrin në konsideratë kërkesën e tij.
Dy vjet më parë Ekuadori i kishte ofruar Assange azil politik.
Ajo që mbetet për tu parë është se përse Assange kërkoi azil në një vend që ka marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i Ekuadorit kishte vlerësuar më parë Wikileaks në një intervistë me vetë Assange. Tani pritet qëndrimi që do mbajë Ekuadori.
hec mret se nuk te hyn gjemb ne kembe ty mos ki merak!