Javën tjetër ajo mbush 30-vjeç, por modelja dhe prezantuesja nga Venezuela, Aida Yespica vazhdon që të ketë një trup të hatashëm. Ajo ka përfituar këtë fundjavë për të marrë disa rreze dielli në Sardenja, duke ekspozuar gjithë linjat e saj të mrekullueshme. Ajo ka qenë së bashku me vajzën e vet, ndërsa për momentin duket se nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj, pas ndarjes me mesfushorin gjerman, Mesut Ozil.