Gruaja me supershikimin njerëzor, sheh 100 milion ngjyra

19 Qershor 2012, 12:28Lifestyle TEMA

Ajo vërtet nuk mund të shohë përmes mureve dhe nuk mund të të godasë me rreze nga sytë, por ka aftësinë të shohë 99 milion ngjyra më shumë se një njeri mesatar.

Shikimi është një nga shqisat më të komplikuara dhe mënyra se si sytë i perceptojnë ngjyrat përthyhet nga qelizat okulare të quajtura kone.

Shumë njerëz kanë tre tipa konesh dhe njihen si trikromatikë.

Personat që nuk shohin dot ngjyrat, kanë vetëm dy tipe konesh dhe quhen dikromatikë.

Por dr. Gabriele Jordan, një kërkuese në Institutin e Neuroshkencës në Britani ka kaluar 20 vite duke tentuar të gjejë një person tetrakromat, një individ me katër tipet e koneve dhe aftësinë për të parë 100 milion ngjyra.

Ajo dhe ekipi i saj gjetën disa tetrakromatë, por vetëm njëra e kaloi testin. Ajo grua është një doktoreshë që jeton në veri të Britanisë.

Kur ajo zbuloi gruan me këtë shikim, u hodh nga gëzimi.

Po si ka mundësi që ka persona tetrakromatikë, por nuk janë të gjithë njësoj? Sepse kjo veçori nuk bëhet gjithmonë plotësisht funksionale.

Dhe një pyetje tjetër, përse nuk ka asnjë burrë? Sepse gratë i dallojnë ngjyrat më ndryshe nga burrat.

2 komente në “Gruaja me supershikimin njerëzor, sheh 100 milion ngjyra”

  1. Gjelosh Nika says:

    E ca po na hin ne pune kjo dhunti?
    PD dhe baca Sali, te heqin dore nga Qi ljeta dhe te marrin kete per 100vjetorin e Pavarsise!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/shakira-per-100-vjetorin-e-pavarsise.html

  2. Mjeku i syve. says:

    U dashkan testuar edhe kokat e qeverise po te jene dikromatike,nuk sjellin larmi ngjyrash por varferi ngjyrash ne jeten e popullit qe drejtojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje