Çfarë ndodh kur ikin dritat tek fabrika e Samsung?

18 Qershor 2012, 18:43Lifestyle TEMA

Një nga linjat kryesor të prodhimit të kompanisë Samsung nuk pati energji për rreth 10 minuta javën e shkuar dhe çdo sekondë e humbur i kushtoi kompanisë mbi 50 mijë dollarë. Gjigandi i teknologjisë tha se energjia u ndërpre në fabrikën e saj në Seul, Kore e Jugut.

Katër linja të prodhimit të ekraneve të sheshta ndaluan menjëherë, çka bëri që shumë prej tyre të bëhen të papërdorshëm.

Në total humbjet ishin mbi 30 milion dollarë.

Mësohet se rreth 70 përqind e paneleve që ishin në prodhim në atë moment janë bërë të papërdorshëm.

Edhe pak orë pas ndërprerjes së energjisë, fabrika funksionoi me 50 përqind të kapacitetit. Një ditë më vonë e mori veten plotësisht.

Ndërprerja nuk pritet megjithatë të ketë ndikim në shitjet globale për shkak se kërkesat konsumatore janë shumë të dobëta.

Kjo fabrikë prodhon ekranet LCD më të përparuara në botë. Katër linjat kanë një kapacitet prodhues mujor prej 320 mijë panele.

Ndërprerja e energjisë në fabrikën e kompanisë që garon me LG dhe Sharp, u shkaktua nga gabimi i një punonjësi.

Gjeneratori mbështetës hyri në punë menjëherë, por u desh pak kohë që të stabilizoheshin linjat e prodhimit të LCD-ve.

2 komente në “Çfarë ndodh kur ikin dritat tek fabrika e Samsung?”

  1. hajriu says:

    ….. ndezin qirinjte per turkobyçen….hahahaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje