Superkompjuteri më i shpejtë në botë është sërish amerikan

18 Qershor 2012, 12:02Lifestyle TEMA

Një kompjuter i ndërtuar për Administratën për Sigurinë Bërthamore Kombëtare në SHBA nga IBM është kurorëzuar si kompjuteri më i shpejtë në botë. Kompjuteri i IBM, i quajtur Sequoia, i merr kështu vendin e parë kompjuterit K, të ndërtuar nga japonezët e Fujitsu.

Kompjuteri pritet që të kryejë simulime për të ndihmuar në shtimin e rezistencës për armët e vjetruara bërthamore.

Drejtuesi i ASBK tha se Sequoia përfaqëson lidershipin amerikan në kompjutera.

Kompjuteri është në gjendje të bëjë aq përllogaritje në një orë sa 6.7 miliard njerëz me makina llogaritëse do i kryenin për 320 vjet nëse do punon pa pushim.

Edhe pse SHBA ka punuar shumë për këtë kompjuter, në listën e 10 superkompjuterave ata kanë vetëm tre të tillë. Gjashtë muaj më parë amerikanët kishin pesë kompjutera në top listë, raporton BBC.

Kina e Gjermania kanë nga dy superkompjutera, kurse Japonia, Franca e Italia kanë nga një.

IBM pretendon se është prodhuesi lider pasi pesë nga dhjetë kompjutera janë të kësaj kompanie.

Sequoia është 1.55 herë më i shpejtë se modeli i Fujitsu dhe përdor 1.5 milion procesorë. Po ashtu IBM është më efikas për përdorimin e energjisë.

5 komente në “Superkompjuteri më i shpejtë në botë është sërish amerikan”

  1. beso says:

    IBM eshte blere para ca vitesh nga Lenovo.Lenovo eshte kompania kineze e kompjutereve,nder me te madhate ne bote.

    1. Ton says:

      Injo, IBM i shiti kinezit tend te dashir, linjen e desktop dhe laptop dhe aq. IBM eshte nje nder cubat kryesore te kompjuterave te ndertuar me porosi dhe eshte teresisht amerikane. Sa per Lenovo eshte thjesht nje kinez qe operon ne OS amerikane.
      Kinezet e kane trurin deri tek kopjo se te shpikin nuk i vijne amerikane ve as tek maja e k….

    2. asdf says:

      @beso Lexo me shume se te ben mire

  2. cimka says:

    Neser kompjuteri i vicidolit ja kalon edhe atij Amerikan,tjter pune se mbahet sekret vepra e shkencetareve te saliut te diplomuar nga univesrsitetet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje