Obeziteti po kthehet në një kërcënim për planetin

18 Qershor 2012, 12:43Lifestyle TEMA

Popullata mbi peshë është duke u kthyer në një kërcënim gjigand për sigurinë e ushqimit, paralajmërojnë shkencëtarët.

Kilet e tepërta tek shumë njerëz kanë po atë efekt tek kërkesat për ushqim në planet sa 1 miliard banorë shtesë.

Shkencëtarët britanikë thonë se lufta ndaj obezitetit është shumë e rëndësishme. Ata thonë se deri në fund të vitit 2050 në planet do ketë edhe 2.3 miliard njerëz më shumë dhe implikimet e popullsisë obeze do bëhen edhe më të rënda.

Popullsia aktuale në botë peshon 287 milion ton, nga të cilat 15 milion ton janë mbipeshë dhe 3.5 milion janë obezë.

Në total në mbarë botën pesha mesatare e njerëzve është 62 kilogram. Në Europë mesatarja është 70.8 kilogram, kurse në Azi është 57.7 kilogram.

Më shumë se gjysma e njerëzve në Europë janë mbi peshë. Kurse në Azi janë më pak se çereku i njerëzve. Në SHBA situata është alarmante. Aty tre të katërtat e njerëzve janë mbi peshë.

 

Dhjetë vendet më të rënda

Kuvajti

Kroacia

Katari

Egjipti

Emiratet e Bashkuara Arabe

Trinidad dhe Tobago

Argjentina

Greqia

Bahrein

 

Dhjetë vendet më të lehta

Koreja e Veriut

Kamboxhia

Burundi

Nepali

Bangladeshi

Sri Lanka

Etiopia

Vietnami

Eritrea

 

3 komente në “Obeziteti po kthehet në një kërcënim për planetin”

    1. Bledi says:

      Nuk eshte e vertete…Tek ne nuk behen statistika se nuk kemi me akademi shkencore por e verteta eshte qe 80% e meshkujve mbi 25 vjec jane me bark…Jemi nga popujt me obeze ne Evrope…

      1. wert says:

        Keni shume te drejte. Mbi 80% e meshkujve mbi 25 vjec jane me bark. Madje me kujtohet qe ka edhe nje “mit” pas barkut, ai i te treguarit te qenit “te forte”.

        Sa per artikullin, eshte me te vertete nje shqetesim i madh. Sidomos ne Amerike, ku obesiteti ka kapur shifra alarmante. Obesiteti gjithashtu ka cuar edhe ne rritjen e kostos se siguracioneve shendetesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje