Supermodelja Heidi Klum ka befasuar fotografët ndërsa është shfaqur mesa duket pa mbathje gjatë xhirimeve të serialit Project Runaway. Njësoj si tek Basic Instict me Sharon Stone. Në mes të Times Square në New York, modelja e vendosur në qendër të vëmendjes para pak kohësh pasi u nda nga i shoqi, këngëtari Seal, ka dhuruar këtë shfaqje. Një burim pranë saj tha se ajo nuk i lë asgjë rastësisë. “Më mirë pa mbathje se me mbathje që mund të shihen,” tha burimi.