Një adoleshent amerikan i mbijetoi një shtize të ngulur përmes trurit. Mjekët thanë se kjo është një mrekulli, raporton BBC.
Yasser Lopez, 16 vjeç, po e merr veten pasi u godit aksidentalisht me një armë me shtiza nga një shok i tij gjatë një udhëtimi peshkimi në Florida.
Mjekët në Jackson Memorial Hospital në Majemi thanë se shtiza 90 centimetër i hyri në tru përmes syrit të djathtë dhe i doli nga pas kokës.
Ai tani ka nisur të flasë pas një operacioni që zgjati tre orë.
Mjekët thanë se adoleshenti nuk mban mend gjë nga aksidenti i çuditshëm.
Ndërkohë që mjekët nuk janë ende të sigurt për dëmin që i është shkaktuar kujtesës së tij, ata thonë se gjendja mund të ishte shumë më keq.
“Është një mrekulli që shtiza nuk preku enët kryesore të gjakut në tru,” tha neurokirurgu Ross Bullock para gazetarëve.
Gjithashtu mjekët thanë se trajektorja e objektit pati shumë rëndësi, pasi nuk u prekën pjesët e trurit përgjegjëse për të folurën dhe funksione të tjera të rëndësishme.
ラブドール 地球上のダッチワイフレンタルマッサージパーラー!彼らはどこにいる?
aman prej ketyre lajmeve pa lidhje,si mund te mbijetoj njeriu me tru te shpum,lat nam me lajme te botuara ngandonje fshatar amerikan qe ska cte bej gjithditen e me senzacione.shume kollaj mund ta boje radiografin idjoti pa eshpu koken por me shtiz paralel e duket sikur i ka hy ne koke,ose eshte punu me photoshop.por per masen injorante te 70% fshatare te shqiperis edhe mund te duket e vertet.Do ishte ma bindese nese do i hynte nje Boing 737 ne tru,perseri do mbijetonte
Duket qe ka mashtrim. Po ta vesh re shtiza nuk hyn ne orbite por ne balle ,kjo eshte ashiqare
http://www.reuters.com/video/2012/06/19/teenager-survives-spear-through-the-head?videoId=236073086&videoChannel=1
O njerez perse dyshoni per gjithcka.Dhe ketu ne Amerike a thua i genjejne “fshataret” sepse ishte ne lajme te cdo kanali TV.Clirohuni nga shpirti i dyshimit.
Nuk mendoj se eshte vetem ceshtje dyshimi e mosbesimi…
Z.Hasan Pordha duket ashiqare qe nuk e ka lexuar fare artikullin…
E po ketij i shkuaka tamam shprehja shqip – ai eshte shpuar ne tru – shyqyr qe ka shpetuar i shkreti, po dhe pa tru nuk eshte problem, behet polic i Berishes, ata nuk kane nevoje fare per tru
Un kam pas kene mjek popllor nat qytetin tem. Kjo shtiza nuk ka ba gja se ky e ka past trut bosh. Nuk ka ba dam, nuk ka prish gja.