E kam prodhuar vetë, pse duhet të jetë e regjistruar?

19 Qershor 2012, 19:14Lifestyle TEMA
E kam prodhuar vetë, pse duhet të jetë e regjistruar?

Will.I.Am ka bërë shumë hite me grupin e tij Black Eyed Peas. Por fama e tij në muzikë nuk e ka ndihmuar në qarkullimin rrugor.

Policia e ka ndaluar atë Hollywood. Letrat, të lutem. Çfarë letrash?

Makina e tij nuk kishte regjistrim, nuk kishte targa, nuk kishte asnjë numër identifikimin. Normalisht një makinë e tillë nuk duhet të ekzistonte.

Will u rrëfye tek policët: makina ishte prototip. Normalisht nuk lejohej të udhëtonte me të. U lut tek policët, por ata nuk e zgjatën shumë. Makina u sekuestrua.

Në fillim të këtij viti këngëtari u rrëfye për Jay Leno se ka themeluar një markë makine, të quajtur IAMAUTO. Rapper-i tha se kishte ndërmend të krijonte vende pune për një lagje të varfër në Los Angelos, ku është rritur. Por kur publiku pa se çfarë makine do prodhonte ai, e kapi pak e qeshura. Për fat është vetëm prototip.

2 komente në “E kam prodhuar vetë, pse duhet të jetë e regjistruar?”

    1. AdrianGJ says:

      Lirim – do mund te duket vetja superior apo me i mire se ky, por ne te vertet menyra se si flet konfirmon se je vetem nje injorant!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje