Është zyrtare: Johnny Depp divorcohet nga Vanessa Paradis

19 Qershor 2012, 22:30Lifestyle TEMA
Është zyrtare: Johnny Depp divorcohet nga Vanessa Paradis

Johnny Depp dhe Vanessa Paradis janë ndarë pas 14 vitesh bashkë. Një zëdhënës i aktorit tha se ata janë ndarë në mënyrë miqësore dhe shtoi se mediat duhet të respektojnë privacinë e tyre dhe të fëmijëve të çiftit.

Depp dhe Paradis, që kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, nuk janë parë në publik që nga viti 2010, por së fundmi kishin hedhur poshtë zërat për ndarjen e tyre, që po qarkullonin që prej janarit të këtij viti.

Marrëdhënia e tyre ishte në telashe prej disa muajsh dhe së fundmi thuhej se Depp ishte lidhur me aktoren biseksuale Amber Heard.

Depp, 48 vjeç, dhe Vanessa, 39 u lidhën së bashku në vitin 1998.

Paradis u shfaq në gjendje shumë të keqe kohët e fundit gjatë xhirimeve të një filmi.

3 komente në “Është zyrtare: Johnny Depp divorcohet nga Vanessa Paradis”

  1. Adi Dassler says:

    Mire kane bere!Kaq vite: Ajo ne France, ai ne USA!
    Shpresoj te jene mire me paret, qe te ngushellohen shpejt me partnere te rinj :p

  2. ina says:

    ai si qenka bo kjo… sa yll ka qene ne vitet 90… eh mosha dhe kjo mania per te qene te dobeta…. cfare kombinimi i keq…

  3. qa keni me masterat fallco says:

    Mire kan ba. Njani ma i shemtuer se tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje