Ky “insekt” është e ardhmja e mbikëqyrjes ushtarake

20 Qershor 2012, 12:34Lifestyle TEMA
Ky “insekt” është e ardhmja e mbikëqyrjes ushtarake

Çdo ditë dëgjojmë lajme për drone-t amerikane, që bëjnë kërdinë në Pakistan, duke vrarë terroristë dhe të pafajshëm.

Por ndërkohë ushtria po punon duke përmirësuar gjithmonë e më shumë drone-t e vegjël, ato që përdoren për mbikëqyrje dhe që tani janë sa një insekt.

Vitet e fundit janë prezantuar një seri drone-sh në miniaturë, që funksionojnë pak a shumë si insektet.

Frika u përhap në vitin 2007, kur në një protestë kundër luftës në SHBA, të pranishmit nisën të dyshojnë se mes tyre kishte insekte spiunë.

Një vit më vonë ushtria amerikane e pranoi se kishte përgatitur spiunë insekte, që mund të hyjnë në godina, të fotografojnë, regjistrojnë dhe madje edhe të sulmojnë terroristët dhe rebelët.

Ata madje lajmëruan se në vitin 2015 këto drone do jenë gati për të sulmuar.

Ekspertët sugjerojnë se gjithmonë e më shumë drone-t do të imitojnë natyrën.

Kërkuesit amerikanë kanë përgatitur drone bio, të cilët kanë sy insektesh e shqisa si të tyret, që mund të ndjejnë armët bërthamore, biologjike dhe kimike.

Por nuk është vetëm SHBA që po përparon në këtë drejtim. Edhe Franca po përgatit spiunët në miniaturë. Holanda prezantoi vjet një drone në formë papagalli.

 

10 komente në “Ky “insekt” është e ardhmja e mbikëqyrjes ushtarake”

  1. elinor says:

    Gjithnje dyshoja se mos ndonje nga ato insektet qe “plasin” ne xham te makines jane insekte terroriste kamikaze….tani po vertetohen dyshimet e mija ?

  2. Ton says:

    Hahahaha, TemA na bete te qeshim! Arritje e quani kete? Saliu dhe ushtria pa rripa shqiptare, kane prodhuar drone qe ne kohen e marrjes e pushtetit.
    Ikni nje here ne Divjake dhe shikojeni si ju pickojne keto dronet!
    Eshte bere nje gabim ne software dhe dronet e Baces u duken te gjithe talebane dhe nuk pertojne t’ju ngulin thumbin kujt i del perpara!

  3. Toni says:

    TANI I BIE >MOS FOL SE DO TA HASH……………….

  4. historia says:

    Kjo bote pa nje drejtonjes behej katraure.

  5. enea says:

    Qe amerikanet shpikim vetem traplliqe kjo dihet. Ata akoma vazhdojne te jetojne ne epolen e luftes se ftohte.

    1. shkodrani says:

      po shpikje kote sipas teje.miliona njerez te punesuar per prodhim ,shperndarje,perdorim te llojeve te ndryshme armatimesh,shpenzim deri ne 600 billion ose miliard si i themi ne.industria me e madhe ne bote,ose shtylla kurrizore e amerikes (sic quhet).si thua ti tani???shpikje te kota apo te domosdoshme???

  6. FIER says:

    Çdo gje ne dispozicion te luftes – ky eshte projekti sionisto-amerikan(dhe natyrisht rus, kinez etj)mbi te ardhmen e ketij planeti. Kur t’i kene zhdukur te gjithe armiqte, do te shkojne neper planete te tjera per te gjetur ca te tille. E imagjinoni pastaj sesa “demokraci” e “zhvillim” kane per te prure kudo qe do te hedhin kemben.
    Kjo eshte qenia njerezore, çdo gje te bukur qe prek, di vetem ta shkaterroje!

  7. Genti35 says:

    Enea, pse te duken traplliqe? Apo te duken me te sofistikuara cadrat pistoleta te Berishes.

    Hitler, mos e kruaj me Ameriken, se ta con kete mushkonje ne shtepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje