Standardi i bashkisë për ‘transparencën e qeverisjes’

22 Qershor 2012, 17:11Sociale TEMA

Ka tri ditë që të përditshmet kanë dhënë lajmin se Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e rreth-rrotullimit (‘kulaç’, i thonë në zonën Fier-Vlorë) në rrugën e Durrësit që të nxjerr në superstradë, pranë doganës, aty ku nis Unaza e re që të çon tek pallati me shigjeta. Tek-tuk ky lajm është dhënë dhe me pak pompë. E dini më të bukurën? Rreth-rrotullimi thjesht është rrethuar me një gardh të shëmtuar, por aty nuk ka asnjë punëtor, asnjë vegël, asnjë mjet, asnjë eskavator. E megjithatë, lajmi është dhënë, s’ka gjë se në këtë mes nuk ka asnjë lajm. Është dhënë nën kujdesin e posaçëm të Lulzim Bashës.

Ky i fundit këtë zanat ka: na informon për gjëra që s’na duhen, dhe na fsheh gjërat që duam të dimë. Ja, lidhur me prerjen e pemëve të Parkut për të hapur ca më shumë rrugën e Elbasanit nuk thotë asgjë. Ai lajm u mor vesh nga të tjerët, jo nga bashkia. Bashkia heshti dhe më pas, kur gazetarë, intelektualë, njerëz të tjerë të politikës e të shoqërisë civile, i kërkuan të japë shpjegime mbi atë që po ndodh atje, të nxjerrë në shesh projektin që ekziston, vendimin që është marrë, të na tregojë kush e ka marrë, dhe a e ka marrë në përputhje me ligjet. Jo, as që bëhet fjalë. Lulzim Basha e ka gojën të qepur.

http://respublica.al/artikuj/2012/6/22/standardi-i-bashkise-per-transparencen-e-qeverisjes

4 komente në “Standardi i bashkisë për ‘transparencën e qeverisjes’”

  1. skenderi says:

    kur posti fitohet me vota te vjedhura nga kryehajduti i recordeve gines Salihe shpellari,cfare mutin mund te presim nga ky popull qe ja jep nje dore ketij kryehajduti shpellar, mos u ankoni se ju shkon kapelja

    1. roja says:

      “Fidanat” e Saliut,jane “Sythe”
      nga Trungu i tij.
      Te gjithe;Peme me kokra te helmatisura…
      Fundja jane keta,pa eshte edhe “Lazarati”
      Pyll berishoret,
      Pyll edhe Drogoret…
      mund edhe ti demtojne
      por sa te jene Berishtoret,
      ato ,sa hap dhe mbyll Syte,
      behen sa Lisi,te gjate.
      Pa cka se Burgaj,
      ju ka ardhur dhe do tju vije verdalle…

  2. Heron says:

    Kafshet plehra prodhojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje