Spiropali mohon përçarjen e FRESSH: Nuk ka pasur shkarkime

23 Qershor 2012, 14:25Politika TEMA

Kryetarja e Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar, Elisa Spiropali ka mohuar përçarjen brenda radhëve të FRESSH dhe shkarkimin e drejtuesve të FRESSH nëpër rrethe. Gjatë një prononcimi, Elisa Spiropali thotë se kjo është pjesë e demokracisë brenda struktuarve të FRESSH.

Nuk është e vërtetë se ka përçarje, asnjë nga drejtuesit e rretheve nuk është shkarkuar, të gjithë krerët e FRESSH janë në punë aktualisht. Kjo është liria dhe do t`i qëndrojmë përballë të bashkuar me njëri- tjetrin për të fituar betejën tonë. FRESSH është forum i pavarur, i fortë, demokratik, dhe ka të drejtën të zgjedhë në frymë gare të gjitha nivelet drejtuese”, tha ajo.

Kryetarja e FRESSH tha se nuk ka patur ndërhyrje të kryesocialistit Edi Rama në organzimin e strukturave të FRESSH, ndërsa tha se situata e krijuar së fundi në FRESSH është një cështje organzative.
Kryetari i partisë as nuk pohon as nuk mohon emra. Këto lista po bëhen”, u shpreh Spiropali.

9 komente në “Spiropali mohon përçarjen e FRESSH: Nuk ka pasur shkarkime”

  1. anticensurë says:

    nga fillimi në fund propagandistike kjo frazë e cituar në artikull:”“Nuk është e vërtetë se ka përcarje, asnjë nga drejtuesit e rretheve nuk është shkarkuar, të gjithë krerët e FRESSH janë në punë aktualisht. Kjo është liria dhe do t`i qëndrojmë përballë të bashkuar me njëri tjetrin për të fituar betejën tonë.FRESSH është forum i pavarur, i fortë, demokratik, dhe ka të drejtën të zgjedhë në frymë gare të gjitha nivelet drejtuese”- tha ajo.”
    -e para përse duhet të quhet përçarje shkarkimi i një apo më shumë drejtuesve të FRESH në rrethe?
    akoma vazhdon të qëndrojë mentaliteti se poe “zgjodhi partia” askuah nuk mund të shkarkohet!partia nuk bën gabime,kryetari nuk bën gabime?
    po nuk e bëri punën në nivelin e duhur përse duhet të rrijë në krye një person?apo duhet të marrim shëmbullin e kryetarit shalgjat dhe dikto-demokrat,i cili pas morisë së dështimeve udhëheq partinë nga humbja në humbje!nga ngjala e metës në levrekun e nanos!
    -e dyta mund mbahen tarallakët për hir të bashkimit për të “fituar betejën”?
    kë betejë moj shpirt???të sjelljes në fron të trapit shalëgjat?të piktorit injorant?betejën për zëvëndësimin e diktatorit doktor të çmëndur me piktorin dështo-frikacak?
    çdo gjë është këthyer në maskaradë në politikën e vjetër e të re shqiptare!ju të rinjt jeni të infektuar që në lindje!

    1. Latif Dreqi says:

      More po varja kesaj fecke, se kjo eshte nga ato cupat qe kane lexuar librin e Obames, dhe mendojne se jane te gjithe si Obama..Po mendoja sot, mi dhjefsha t’emen, paskemi qene budallenj qe su bera me Meten..nuk ngeli gomar e krric, pa u bere minister tek ai.Kishim bere dhe ndonje leke te pakten.

  2. Hehe says:

    Megjithmend moj? A i dhjefsha trrute elektoratit socialist qe ha brockullat e tua

  3. Humorin qe filluam te shohim mbas viteve 90 justifikonte plotesisht realitetin shqipetare ku thuhej: Bare do te hame dhe nuk ja shtriem doren armikut… ose.. xha Brahua trazoje mire se ne oren 7 vjen udheheqesi partise dhe je i raportuar i vdekur, keshtu qe dhe pse je gjalle .. duhet te vdesesh urgjent….. ose kur nena per ideale te partise braktiste opo spiunonte femijen.. etj…. etj… etj… Keshtu qe dhe Spiropali mundohet te fshehe ndodhine qe e mori vesh gjithe bota. Spiropali duhet ta kuptoje se eshte filize e re me te ardheme perpara, por klika qe drejton sot PSne e duan vetem per dekor Spiropalin dhe jo ta shohin ne detyra te larta sepse keshtu duken si majmune vete keta mjerane qe jane si drejtues te PSse. Ata i duan me te ulet shoket… jo si Spiropali. Lufto zj, Spiropali, mos e ul koken perpara ketyre palaçove te cirkut qe jane mbuluar me llumin e gjithe te keqijave.

  4. zuli says:

    E MOR KOMENTUES CUNAT KOPERATIVIST EDHE ME BE SOCIALISTET POR FILM JU THUNI PO JO BRE PO I JEP FRYMARJE ARTIFICIALE KREJT THUAN SE KY FRESH SE BASHKU ME RAMEN SHKOI NE LESH E JU ISHALLA JEMI ENDER

  5. sinan hibro says:

    Nuk ndjehem mire te kritikoj nje te re /ri ne politike ; por duke perdorur kriterin e krahasimit me shembujt e te rinjve brilante si Velija, Mazniku , Gjiknuri etj., ne disa raste kam shprehur rezerva per te rene Spiropali . Nuk ka asnje te keqe te jesh arriviste kur hyn ne politike por shkrimeve te saj ne media u mungon thelbi prandaj jane ne forme hartimesh alla Jozefine .Kujtoj debatin e saj ne studion e Fevziut ne TV Klan perballe gjashte sfiduesve te saj ; pothuaj te gjithe ishin superior ndaj saj . Ajo u zgjodh ne krye te Re-fresh pas nje fushate spektakolare te sekretarit per rinine E. Veliaj . Nderkohe sic ndodh rendom kur je ne pozita inferiore ajo nuk deshironte qe ne staf te merrnin pjese “konkurente ” te saj… Po keshtu une nuk arrij te kuptoj daljen e saj ne media per te “sqaruar” keqkuptimin e ndodhur ; tamam ne stilin e Jozefines qe gjithnje vepron si mendjeshkurter … Gjithsesi kohen e ka perpara por …?!

  6. leka says:

    As na plas,me bytha se cfare keni,ju qe jeni shndrruar te tere ne plehra! Ju prej kohesh keni mbaruar me te tera, bashke me kryegerxhon Rama, qe ben vite qe ngjall vec neveri tek votuesi i zhgenjyer krejt, nga ai.

  7. mekaniku says:

    Po ik mi zoje se nuk osht hall preshi ktu,ktu te gjith po han derrin e kujt i rruet per preshin tat.

  8. Doni ALBO says:

    Forumi i komunistave te rinj te shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje