FRD hap degën e parë në Vlorë, Oketa: Nisim një rrugë të përbashkët nga aty ku nisi pavarësia

22 Qershor 2012, 21:23Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike hapi zyrtarisht degën e saj të parë në qytetin e Vlorës. Hapja e degës së Vlorës u realizua pas marrjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës, më 20.06.2012, vendim që regjistroi FRD si person juridik.

Fryma e Re Demokratike kishte deklaruar se do ishte Vlora hapi i saj i parë për të nisur më tej aksionin e saj politik që do të synojë shtrirjen e FRD në të gjithë vendin dhe sot, ky hap u hodh.

Kryetari i Grupit Nismëtar të FRD, z.Gazmend Oketa ripërsëriti se Fryma e Re Demokratike do të jetë parti e gjithë shqiptarëve, ajo do të jetë një parti kombëtare, e hapur për të gjithë qytetarët e ndershëm.

“Nga Vlora 100 vjet më parë nisi rrugë me Ismail Qemalin Pavarësia dhe ne, nisim sot nga Vlora një rrugë të përbashkët, e cila do të përshkojë gjithë Shqipërinë në të mirë të vendit dhe të demokracisë që kemi kërkuar”, – deklaroi Oketa.

“Në zbatim të qëllimeve tona politike Fryma e Re Demokratike ka një program, ka një plan, ka një rrugë dhe ju fton juve, dhe nga kjo sallë gjithë qytetarët shqiptarët të jenë pjesë e saj”, bëri thirrje Oketa nga selia e qytetit të Vlorës.

Zoti Nuredin Aliaj, përfaqësuesi i Grupit Nismëtar për Vlorën ftoi vlonjatët dhe qytetarët e tjerë të Shqipërisë për të ecur së bashku në misionin e FRD për të bërë një Shqipëri tjetër, më të urtë, më të mirë, më dinjitoze, më të zhvilluar, më  demokratike dhe europiane.

Të njëjtën thirrje bëri dhe znj. Edlira Gjoni, anëtare e Grupit Nismëtar për krijimin e FRD.

Ashtu si me anëtarësimet e deritanishme, Vlora dhe mbështetja e saj shënuan për veprimtarinë politike të FRD një hap tjetër të rëndësishëm dhe mjaft optimist.

13 komente në “FRD hap degën e parë në Vlorë, Oketa: Nisim një rrugë të përbashkët nga aty ku nisi pavarësia”

  1. Fatmir Mediu says:

    Nuk ka femer tjeter kjo FRD-ja se vetem kjo Gjoni del?
    Apo eshte kusht qe nga shkon Oketa duhet dhe kjo, se i ngjajne Bamirit keta. ?

    1. Maja says:

      @ Fatmir Mediu – Fatmir, mbaj fort salen se po bie e do te marre me vete!
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/

      1. Parti anemike says:

        Te lodhur, te ngathet, dembel, anemik, te pamotivuar, frikacak, qullac, ngordhalaq, skole, pazarxhi, te deshtuar, spurdhjak te cilet po u kollit Berisha ne rastin me te mire zhduken nga politika nje vit dhe ne rastin me te keq shkojne ne koalicion me Berishen.

    2. Bamiri minister ne 1995 says:

      ha ha ha Fryme e re me ministra prej 20 vitesh. O bamir ke rrrjedh me kete emer qe i ke vu partis. po ca fryme re je ti kur ke qe ne 1995 minister o zoteri

    3. Fryma e tropojaneve says:

      FRD mire qe ka 5 tropojan Biberajn, Mustafajin, Gjongecan dhe Krasniqin por tani mori dhe nje maloke tjeter kete edlira gjonin. Ku i ke tironcit o Bamir. po pse me tropojan do rrezoj tropojanin berisha ky. keta spiune serish me berishen do bejne koalicion

    4. Fryma Dembeleve says:

      O Bamir le nom me koto Oketen duke bo takime me 20 veta. Merrni pushimet e veres dhe kthehuni ne shtator se e keni te mushme. Skeni kellqe o zotri se je President e nuk po i ben dot gje Berishes. Pse duhet me te besu kur te lesh postin

  2. Visar says:

    Partite KQ dhe Fryma e Re Demokratike do ta shpetojne Shqiperine nga kriminelet e ketyre 22 viteve,Udhe te mabare per te miren e Shqiperise dhe gjithe shqiptareve…

  3. Toni says:

    E fillon nga Vlora, FRD per ti ardhur ne ndihme qeverise pasi e dine qe vlonjatet nuk e duane ate. Me vjen keq per z.Oketa qe lodhet pasi kur ishte MInister I vinte mire, tani ka detyrime per te shlyer.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : O Bamir Topi me ndigjo nje keshille.
    Ndrro zanat. Mjaft pasuni e ke. Shiko ta gezosh e nderto ndonje aktivitet privat.
    Lere politiken se paku edhe per nja 2 apo 3 vite.

  5. fatmiri says:

    Dalin gjithe vemjet e saliut tani e flasin se i ka zene frika.

  6. Per ata injorant qe ne vend te ndeshen e te bejn debat per idet e FRD zgjedhin te perdorin banalitete si per emrin ose per groupin nismetar. Ja kush e ka fajin qe Shqiperia eshte bere si Egjypti ne kohen e Mubarak.

    Per mendimin tim, FRD ka nje program dhe ne vazhdim do te paraqes dhe politika konkerete per sa i perket ekonomise, institucioneve, dhe problemet sociale. Keshtu do ju keshilloja te prisni, te shikoni programin e detajur dhe pastaj dilni nga shpellat dhe kritikoni.

  7. Shqipetari says:

    SHPRESA JONE.
    **************
    FRD shpresa jone
    Mos degjoni
    Kodoshtet
    C’thone
    E kane
    Nga zilia
    Nga menxyrat
    Poshtersia
    Mbushen thase
    Me mekate
    Vodhen vila
    Dhe pallate
    Vodhen votat
    E shqiptareve
    Ja kaluan
    Dhe barbareve
    Tash mohuan
    Dhe Ameriken
    Tallen me BE-pian
    Nga trute jane kopan
    Ne maje hunde
    Ju a sollen
    Qe Kukanin
    E percollen
    Eshte e imja KQZ-ja
    E prokllamoi Saliu
    Me tapi nga prindit
    Do ta kishte maveriu
    I derdelliti
    Dhe studentet
    Kur per vete eshte tym
    Ashtu i ben dhe punet
    Bym byry bymbym
    Lapangjos e qojti
    Artan Hoxha
    Sa prej fronit e largoi
    Perkedhelite qe i beri
    Artanit, si i haroi?
    Ne lufte civile
    Do na coje
    Saliu me keto
    Taktika
    Barqet do qe te cajme
    Me qyta dhe thika
    Perse vuajme ne tani?
    Vetem nga nje njeri
    Ashtu quhet sali.
    Shtoni radhet shqipetare
    Rethe rotull FRD-ke
    Te gjithe se bashku
    Partine e re
    Ta bejme mike.

  8. ora09 says:

    Ja keshtu jemi ne shqiptaret. Fillojme e paragjykojme per nje parti qe megjithese eshte ne hapat e para, ka nje program te sajin per te ngjallur shpresen shqiptare.
    Po lereni mor te uruar njerez te tregojne se cfare jane dhe pastaj gjykojini. Jeni perseri ju ata qe do tja jepni apo nuk do tja jepni voten.
    Lereni te punoje o njerez se ngelem me Saliun dhe Edin, sikur ky vend nuk paska alternativa te tjera.
    Pune te mbare FRD, puno dhe mos na zhgenje. Ne do te jemi me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje