Moisiu: Po shkrihet pasuria e vendit për të pasuruar politikanët

22 Qershor 2012, 20:00Politika TEMA

Ish- presidenti, Alfred Moisiu u shfaq dje në iniciativën e prezantuar nga ambasada amerikane me titull “Vepro tani”. Sot ai ka folur për A1Report, duke komentuar fillimisht zgjedhjen e presidentit. Ai tha se është për një president nga populli. Duke komentuar emrin e Nishanit, ai tha: “Unë Presidentin Nishanin e njoh prej kohe edhe kur ka qenë zëvendës ministri. Është një ish ushtarak e njoh për një njëri të rregullt dhe e kam uruar. Unë shpresoj që ai të jetë një President me integritet për të kapërcyer situatat e vështira dhe që në fund të anëtarësohemi në Bashkimin Europian.”

Ndërsa duke komentuar aktivitetin e ambasadës amerikanë, i pyetur se a kemi një shoqëri civile shumë të heshtur, Moisiu tha: “Kjo është e vërtetë, por ka edhe arsyet. Në forumin tonë kemi pasur debate, që po flasim, po s’na dëgjon njëri. Jemi dy presidentë aty dhe njerëz të njohur në fushën kushtetuese. E thashë që në fillim që politikanët tanë thonë “Ju flisni, ne vazhdojmë punën tonë”. Unë dje kam cituar edhe një thënie të një studiuesi anglez, i cili thotë se është ekzekutivi, legjislativi, gjyqësori, por duhet të jetë edhe shoqëria civile pjesë e politik-bërjes. Janë dy gjëra të këqija në klasën politike, në klasën politike do të hyjë me çdo kusht dhe ta mbajë me çdo kusht. Pushtetin ta jep vota e popullit. Ti duhet të numërosh atë që të ka dhënë populli, jo atë që do ti. Klasa politike shikon interesat personale, familjare, klanore, partiake… dhe çfarë mbetet për popullin.”

Moisiu kritikoi mënyrën se si po festohet 100 vjetori i pavarësisë dhe tha: “Unë sa të marr frymë nuk do të rresht për të punuar për vendin tim, se duke punuar për vendin tim punoj për nipin, mbesën e stërmbesën dhe punoj për gjithë shqiptarët. Dhe pikërisht duke përdorur përvojën time, njohjen time, dëshirën time, do të kontribuoj për Shqipërinë deri sa të marr frymë. Unë i përmbahem amanetit të të parëve tani në këtë 100 vjetor. Ata shkrinë pasurinë për të bërë Shqipërinë, por sot po shkrihet pasuria për të pasuruar politikanët.”

11 komente në “Moisiu: Po shkrihet pasuria e vendit për të pasuruar politikanët”

  1. LUAN says:

    NJE SHTET QEVERISET ME MIRE NGA NJE NJERI SHUME I MIRE (SI Z. MOISIU ) SESA NGA NJE LIGJ I MIRE . NE TE VERTETE NJEREZIT E MIRE NUK MUNGOJNE POR TE KEQINJTE KANE ENERGJI PREJ PERBINSHI, DHE C’NUK BEJNE PER TE ELEMINUAR
    NJEREZIT E NDERSHEM DHE TE DREJTE . POLITIKANET TANE JANE NJEREZ NE MASEN ME TE MADHE, QE DINE VETEM TE GLLABEROJNE POR QE PAK PREJ TYRE MENDOJNE SI ISH – PRESIDENTI MOISIU . I UROJ JETE TE GJATE KETIJ NJERIU DINJITOZ DHE SHUME ATDHETAR .

    1. Tironsi"ZZ" says:

      E ke pas shok zoti Moisiu! Te ka marre per president kur ishe duke lujt domino :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html

    2. KOSTA says:

      O LUan, por si leshon fjalet lavderuese pa dogan o njeri?!! po ku e ke njohur ti kete monster…por ky na eshte mburrur se ka vrare shqiptare, tradhetare sipas tij, qe ne moshen 13 vjece moshe qe ka dale partizane….po ky jo vetem qe na e mbushi vendin me bunkere por ka futur ne burge ata inxhinjere qe e kundershtuar bunkerizimin, por ne kete gazete kemi lexuar duke na e dokumentuar qe familja e ketij presidenti hante ushqime me vlere 5000$ ne dite…. dhe flinte ne suita prej 3000§ jashte shtetit…..dhe shume te tjera bema qe kane bere femijte e ketij njeriu qe ti e quan burre te ndershem dhe patriot!!!!!

  2. racionali says:

    Ne kete bote jetojne 7 miliard njerez por emrin njeri eshte veshtire ta fitosh.Faleminderit Zoti MOJSIU per gjithe kontributet qe i keni dhene vendit ,duke i treguar se ka dhe nje tjeter menyre sjellje dhe atdhedashurie e patriotizmi.E gjithe familja juaj tashme ka hyre ne analet e historise Shqiptare si njerez me kontribute te larta per vendin. DHE NJE HERE FALEMINDERIT ZOTI MOJSIU

  3. Kristaqi says:

    E ka pasur dhe ka mik e djale shtepie Moisiu – Nishanin….Kane nje formim medioker te dy….pak a shume fol shume e mos thuaj asgje…dmth “Bujari ju flet” dhe “Me ke je–Me ate qe merr kalane”.Te dy e kane dredhur me ke i ka dale me mire.,.ndaj kane kapur majen..se i thone Albanistan.

  4. dashi says:

    te gjithe presidentet e derisotem perfshi Moisiun dhe Bamir Topinqe po e dorezon , kane bere bla ble bla, nuk kane qeene te afte ta zbatojne kushtetuten , dhe te kthejne pronen tek i zoti . te gjithe jane treguar antikombetare.te shikojme presidentin e ri.

  5. Andi Lisha says:

    Do të dëshiroja më shumë mirëkuptim e dashmirësi ndaj njëri tjetrit.
    Që njeriu të mund të jape për vendin e tij i duhet dhëne hapësira e nevojshme.
    ta duam më shumë njëri tjetrin.
    Përshëndetje nga lag.

  6. Devi says:

    PO KY MOISIU HARROI QE LEKET E BABALLAREVE TANE I BERI KUPOLA E TUNELE
    DHE PER TE PROVUAR CILESINE E TYRE FUTEJ VETE NE KUPOLE DHE E QELLONIN
    ME ATNI TANK.PO KYR KY ISHTE PRESIDENT NIPAT U BENE ME ALBATROS DHE DREJTORA,VAJZA DREJTORESHE E MATERNITETIT,DHENDERRI I VOGEL MERRJ E FITONTE MILIONA ME FALJET E ULJET E VITEVE TE BURGUT DHE E FUNDIT QERSHIA E TORTES E RREGULLOI DREJTESINE. HESHT SE NUK KE MORAL E KAPACITET
    INTELEKTUAL.

  7. KUR TE KISHA I ZOTI SISHA TANI QE STE KAM I ZOTI JAM I THON NJE FIALE

  8. MOISI says:

    KUR TE KISHA I ZOTI SISHA TANI QE STE KAM I ZOTI JAM I THON NJE FIALE

  9. mekaniku says:

    Jeni burr shum i rrespektuar dhe i ndershem zoti MOISIU,por kam vetem nje korigjim fare te vogel por me kuptim te madh,duate them qe pasuria e kombetare nuk po shkatrroet,por tashme nuk egziston me fare,vetem kaq kisha jam plotesisht me ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje