Berisha, mesazhe injoruese ndaj SHBA për KQZ-në

22 Qershor 2012, 17:17Politika TEMA

Nga Mero Baze

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë në lëvizje për t’i kthyer përgjigje ambasadorit të SHBA në Tiranë, pas një sulmi publik që ky i fundit i bëri KQZ për minim të besimit të opinionit publik ndaj këtij institucioni. Ishte fjala për një refuzim flagrant të KQZ për të shqyrtuar mbledhjen e firmave sipas Kushtetutës për një referendum popullor kundër importit të plehrave. Deklarata e ambasadorit amerikan nuk hynte tek ato deklarata, për të cilën kërkohen sqarime. Ajo ishte thjesht një koment i ashpër kundër KQZ, duke përfshirë këtu brenda një qëndrim të qartë politik të SHBA kundër këtij institucioni në Shqipëri.

Reagimi i KQZ-së pas deklaratës së ambasadorit rihap shumë probleme të mënyrës se si funksionon ky institucion dhe arrogancës fyese me të cilën ai trajton të drejtën e qytetarëve të këtij vendi për të vendosur vetë për fatet e tyre.

Shija e parë e hidhur të mbetej nga fakti që përgjigja i drejtohej ambasadorit amerikan, ndërsa kërkesën për referendum e kanë bërë mijëra qytetarë shqiptarë, të tubuar rreth një koalicioni të shoqërisë civile. Ata që kanë mbledhur firmat dhe kanë bërë kërkesën ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ndërsa KQZ vihet në lëvizje për t’u përgjigjur komenteve të ambasadorit amerikan, i cili nuk është se kërkoi dhe mendimin e KQZ për komentet e veta. Pra logjika e Berishës është mospërfillja ndaj atyre që ka detyrim kushtetues dhe futja në polemikë politike me një diplomat perëndimor, i cili shpreh vlerësimet negative të veta dhe qeverisë së tij ndaj këtij institucioni.

Përveç shihej së hidhur që të lë adresimi i gabuar i KQZ, ka pastaj një sërë problemesh me logjikën me të cilën KQZ përpiqet të mbrojë një shkelje të pastër të Kushtetutës, për të cilën jo vetëm duhet të shkarkohen, por të ndiqen penalisht deri në fund. Arben Ristani thotë se ka dyshime që plot firma në atë peticion dyshojmë që janë fallco!!! Shikoni kë kemi në krye të institucionit që ka në dorë votën tonë. Një njeri që të penalizon për dyshime. Është njësoj sikur të thotë në zgjedhjet e 2013 dyshoj që opozita mund të fitonte dhe shpall fitues Partinë Demokratike. Nëse dikush ka parregullsi në dokumentacionin e nënshkrimeve, së pari këto parregullsi duhet të konstatohen dhe tu referohen atyre që i kanë depozituar. Mund të ketë mes tyre gabime teknike, ortografike apo ndonjë problem tjetër. Nëse organizatorët i pranojnë këto vërejtje si parregullsi dhe i korrigjojnë, kaq është e gjitha. Nëse ata tentojnë të shkojnë në referendum me firma të falsifikuara siç thotë Ristani, atëherë kjo është çështje që e zgjidh prokuroria dhe jo Ristani. Fakti që Ristani artikulon një akuzë pa bërë asnjë verifikim formal dhe asnjë konsultim paraprak për kolaudimin e materialit me organizatorët, do të thotë se ai i shikon ata si armiq, që duan të përmbysin pushtetin dhe refuzon të pranojë logjikën e tyre. Nga ana tjetër duke formuluar akuzën për falsifikim, ai kërkon të ngrejë një sistem të tërë verifikimesh policore dhe kriminalistike, për të ngjallur terror tek nënshkruesit dhe për ta kthyer gjithë këtë proces në një kalvar terrori mbi atë pjesë të shoqërisë civile, që është e vendosur të mbrojë të drejtën e shqiptarëve për tu pyetur për vendin e tyre dhe fatin e tij. Arsyetimet e tjera bajate të tij për vonesë të nënshkrimeve janë lehtësisht të verifikueshme si mashtrime, pasi firmat janë dorëzuar më 13 mars, dy ditë para afatit kur kërkohet një referendum për tu kryer brenda vitit.

Pra, në tërësinë e vet KQZ ka reaguar jo si një institucion kushtetues që ka detyrë të garantojë verifikimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë për një çështje që hidhet në votim, por si një trupë gjykuese që e konsideron apriori shoqërinë civile armike të pushtetit dhe refuzon të zbatojë një detyrim kushtetues.

Duke iu rikthyer dhe një herë reagimit të tyre pas deklaratës së ambasadorit amerikan, duhet të themi hapur se kjo deklaratë nuk lidhet vetëm me këtë gjest antikushtetues të Arben Ristanit, por me historinë e tij në krye të KQZ dhe nevojën për tu larguar dhe për tu gjykuar për ato që ka bërë. Reagimi i tij ordiner për një akuzë thellësisht parimore dhe politike, tregon qartë se ai ka marrë leje nga pushteti të bëhet kalë beteje në debatin mes opozitës, faktorit perëndimor dhe qeverisë për ndryshimin e KQZ, me premtimin se qeveria do t’i qëndrojë deri në fund si garante e mosshkarkimit. Mënyra si KQZ është sjellë me nënshkrimet për referendumin kund plehrave, përforcon traditën e saj për rishkruajtjen e kompetencave të këtij institucioni, i cili shpik rregulla të reja gjatë proceseve, pavarësisht si janë shkruar. Në kod elektoral thuhet qartë se dy anëtarë të KQZ mund të kërkojnë hapjen e kutive, kurse Arben Ristani e injoroi. Në kod zgjedhor nuk thuhet që kur kandidati i qeverisë nuk shpallet fitues, pasi nuk i mjaftojnë votat, mund të kërkohen vota jashtë kutive ose në kuti të tjera derisa të shpallet fitues, por Arben Ristani e bëri edhe këtë për Lulëzim Bashën. Në KQZ thuhet qartë se kur mblidhen 60 mijë nënshkrime nga qytetarët, mund të mbahet një referendum, por Ristani e injoron këtë ligj duke shprehur dyshime për firmat.

Pra, nga gjithë praktikat e tij në krye të KQZ duhet të kuptojmë se ai nuk ka punë me ligjin, por me Sali Berishën. Si i tillë ka folur dhe ndaj ambasadorit amerikan dhe ndaj atyre që kërkojnë të ndalojnë importin e plehrave në Shqipëri. Lajmi i vërtetë është se Sali Berisha i ka thënë ambasadorit amerikan se nuk kam ndërmend të dëgjoj komentet e tua mbi KQZ-në time. Dhe nuk ka për t’i dëgjuar vërtet!

44 komente në “Berisha, mesazhe injoruese ndaj SHBA për KQZ-në”

  1. Heron says:

    Nga kafsha Sali vetem plehra prodhon!

    1. Daut Skela, Vlore says:

      Ju fik vaji i kandiles me duket!!!
      Keshtu i ndodhi edhe ne 97′ kur u krrua me gjethe fiku me ameriken!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-2012-small-electrical.html

    2. Agimli says:

      Ku eshte Fatos Lubonja apo po shkruan artikullin e rradhes per aleancen e plehrave turp pseudo kalemxhi

    3. fule.gov.al says:

      Zakonisht rregjimi Putinit ne Rusi kur do te shmang kandidimin e liderve te Opozites kur keta plotesojne numrin e firmave, perdor gjithmone tezen e firmave false, te cilat Policia e tij i “verteton” me zell si te falsifikuara.

      Nuk eshte ndonje cudi qe Saliu po ndjeke modelin Putunian kete gje Z.Baze e ka vene ne duke me kohe

      1. Cakalli7 says:

        Rusia eshte shtet i pavarur ne jemi koloni e dores se 2-te ne rang me jemenin edhe palestinen per ameriqenet

        1. I nderuar z.Cakalli. Edhe une jam i nje mendimi me Ju qe Rusia eshte nje vend i pavarur. Por si eshte e mundur qe me ate potencial natyror qe ka per nje shekull te tere eshte aq prapa vendeve qe nuk jane edhe aq te pavarura ? Kush i pengoi ruset te ndiqnin ekonomine e tregut ? Vete udheheqja e tyre. Keshtu ka pavaresi nga te huajt dhe pavaresi qe rrjedh nga niveli i emnacipimit te tyre. Shiko sa hapa perpara kane bere kinezet sepse e perqafuan ne menyren e tyre ekonomine e tregut. Dhe sa prapa rusise ishin ata !
          Me lejo te them mos e keni tepruar qe i quani ameriqene ata ?
          Ju faleminderit !

          1. fatmiri says:

            E po kinezet kane ne krye partine komuniste si puna jone. Edhe ne jemi te paret ne Europe dhe te dytet ne bote.

          2. Cakalli7 says:

            po ke te drejte qe ruset jane prapa evropes, po mos harro ku qene ne 1990 bashke me ne. Ku jemi ne sot edhe ku jane ata? Jemi 30 pas kines. Por ata ngelen shtet i pavarur kurse ne jemi nje dore harapesh qe duan te behen evropiane (keshtu na shikojne ameriqent motrat e harapeve naftaxhinj gamilexhinj)

  2. ncuku says:

    Eshte me se e sakte, por duhet pranuar se tashme eshte teper vone ,
    eshte vone per shqiptaret qe lejuan dhe ricikluan me pak demokratin e ketij vendi,Sali Berishen e 97, vone per tere votuesit qe ende mendojne se jane qeveritaret qe prodhojme begati e jo ata vete me punet e mira te tyre, qeveritaret duhet te jene thjeshte perkohesisht administratore, po fare perkohesisht, aq dite apo ore sa bejne hajer, pastaj ikin, por ne te kundert i kemi bere te tille qe u duket vetja se pa to s ka te te ardhme ky vend, eshte vone per ambasadoret e gjithe vendeve te cilet e moren 21 janarin si nje gabim te opozites e jo si nje dallge e njerzeve me shpirt nder gryke, qe vrasjet ende nuk po cojne drejt bankes se te akuzuarve urdheruesit por dorzit dhe ata sikur kane vrare padashje e jo me urdher, eshte vone kur pranuan permbysjen e rezultatit per bashkine e Tiranes, jo se pse nuk u zgjodh Edi Rama por pse u shtremberua e drejta qe pame me sy.
    Tani mos prisni me, Pa vene ne ved gjerat qe kemi rrezuar nuk do mundet te gjendet derman per kete vend
    Cojeni te Palma e Ministrise ate qe tallet njehere me vullnetin e popullit dhe Atehere te shohim si behet drejtesi ne kete vend. Palo KQZ

  3. naimi ny says:

    ju lutem shume i nderuari mero !
    Mos ushqe asnje iluzion se do konfrontohet ndonje here usa me berishen.
    Kam mendimin se ky dr.evili i sllobodankes ka ne xhep kartabjanken e majorit te udb jugosllave te miratuar dhe nga cia amerikane e viteve 80′-90′ dhe kjo eshte e mjaftueshme qe ai te gezoje imunitet absolut.Me sa ka bere berisha deri tani duhej ta kishin ngrene krimbat qe ne 97′.
    E njejta ndodhi dhe me iluzionin tuaj per Edi Ramen i cili pas 21 janarit quhet nje gjeneral i tredhur i opozites.
    Duke ju uruar nje fund jave shplodhese ju falenderojme zoti mero bashke me stafin tuaj qe po ndihmoni kete popull te hape syte.

    1. labi says:

      o naim ny, ne qoftese ti nuk i kupton shume gjerat se je i trashe, mund ta falenderosh meron qe po te hape syte por smund te flasesh ne emer te te gjitheve. Meron mund ta falenderosh po te hapi syte edhe per kohen qe ishte mbrojtesi kryesor i Berishes bile edhe mua mund te me hapi pak syte.

  4. luis says:

    Neqoftese opozita shkon me mendimin se mund ti fitoje votat edhe me Berishen kryeminister edhe me Ristanin nuk do e quaja me gabim por faj dhe pergjegjesi para qytetareve te ketij kombi.
    Cfare sinjalesh te tjera duhet ti dergohen opozites kur populli kete qeveri dhe kete kryeminister nuk e do me,flas per shumicen dhe jo bythlepiresit apo idiotet rurale,gjithashtu dhe Europa dhe Amerika ne format e veta po ia bejne te qarte se nuk duhet gabuar me.
    Edi Rama deri me tani ka vepruar me zgjuarsi dhe me integritet moral pavaresisht rastit te fundit me Meten por edhe kjo e kishte ate rendesine e vet pavaresisht se kostumi i tij u ndot pak,por tani me mbeshtetjen e popullit dhe me perkrahjen e diplomacise perendimore qe e fitoj me shume mund dhe djerse i duhet qe te jete bllokade pa kushte mazhorances sepse kjo mazhorance nuk ka me te drejte ti ankohet askujt sepse jo vetem qe nuk ka zbatuar rregullat demokracise per nje vend pluralist por perkundrazi kjo mazhorance ka kryer krime qe duhen ndeshkuar ne menyren me maksimale.

  5. sa kitare e bukur says:

    po menget e kemishes qe perveshi’ mund ti shkurtoje se vape e madhe eshte ne tirane. me vjen mire per rrugen e elbasanit qe po ndertohet pa leje dhe me lajdhitje ne objekt. po i bejne rrethim euro lindor me qasje jo demokratike.

  6. Adrian says:

    O mo Arvizu, e prisje kete nga “burri i shtetit”? Jepi majen e gishtit jepi, se ta tregon komunisti!

  7. duam drite says:

    amerika dhe be duhet ti bllokojn ndihmen ne para qe i japin satrapit

  8. Pisha flamur! says:

    Po! Koha mbriti për “ultimatum” botërisht. Zgjedhje pa Berishën dhe Ristanin! Propaganda reale kundër Berishës dhe gjith atdhe shitësve duher rritur.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Me ne fund po dalin fletet e qepes nje e nga nje..Eshte qarte te shohesh me se fundi Gjykatat, KQZ-ne si instucione te zaptuara..Kush kishte dyshim deri dje, eshte e qarte sot…

    Plaku Mere, e paska nda menjen…Por mendja ndahet kur vret te pafajshem (c’fare them dhe une)..

  10. Nje bashkeqytetare e ketij says:

    Ore po ky Ristani nuk vuri mend nga Artan Hoxha?!
    Ky i fundit na u be si majdanoz cdo nate ne televizor duke mbrojtur krimet e Atij Burrit dhe si ia punoi Ai?! Por A. Hoxha analistin ka bere dhe tani per tani vetem po diskreditohet, kjo e keqe po e gjen. Por Ristani muk ka bere analistin, por ka mashtruar dhe vjedhur ne televozor voten e popullit, e po vazhdon haptazi vjedhjen. Nuk e kupton qe Ai Burri nuk e ka pergje t’i ktheje shpinen, dhe ma do mendja se shume shpejt do ta beje. Dhe pastaj Ristanin nuk e pret vetem diskreditimi, se ai eshte diskredituar me kohe. Por e pret qelia e mbase me keq akoma. Dhe Ai Burri nk do luaje as gishtin per ta mbrojtur.
    Ristan, thirri mendjes. Mos merr “miell” nja dy dite. Qarteso mendjen. Po deshe hyr te Tema dhe lexo komentet e bshkeqytetareve per Artan Hoxhen. Dje jep doreheqjen sa s’eshte vone qe te te ulen ca vite burg e te mos marresh 100 vjeteshin pa te drejte apeli.

  11. aleksandri i madh says:

    Vetem pushka e rrezon malokun nga kali. Ti Namik Hoti nuk do te vdesesh kurre.

  12. ncuku says:

    Me mire te bombardoje amerika se sa te keshilloje.

  13. sa kitar e bukur says:

    per bashkeqyteyaren.artani uperdor per te djegur ‘dizenjatoren. se kujtojne se i kane zhdukur letrat. por nder kohe saliu testoj dhe veten, per letrat dopjo rol. ne gjuhen agjenturore quhet te dalesh nga bashkepunimi pa bere krim. e besoni ju kete.krimi i ka bere me ne vqarsi se mijra shqiptare te varur nga droga.

  14. askushi says:

    Pervec rendesise qe ka ceshtja e importit te plehrave,rendesi shume te madhe merr pozicionimi i ambasadorit amerikan per shperdorimin e detyres nga INSTUTUCIONET shtetrore ne SHQIPERI.
    Pergjigjia nuk i eshte dhene nga zedhensja e PD por nga Alfred Holli.Ky ka marre persiper te bej detyren e hetusit dhe jo te instutucionit ku paguhet.
    Ne harkun e nje viti ky institucion merr dy here vendim partiak,kunder opozites.
    Rruga e ndertimit te socializmit me forcat e veta,sapo ka filluar.
    Perfaqsuesi i SHBA-se do te dije te raportoj,tani fillon bllokimi i ndihmave mbyllja nje nga nje e dyerve te aleatve,deri ne organizimin e protestave masive per permbysjen e kesaj klike qe ka uzurpuar pushtetin.
    Te presim reagimin e Berishes,do vazhdoj me kokfortesine e tij!

  15. bjeribjeri says:

    Nje pyetj:Ka bere ndonje dite burg ndonje njeri qe ka mbrojtur Berishen?
    Ka bere…………………….PARA!

  16. Aleksandër Matrënga says:

    Bravo Mero!
    Me përgjigjen që mori nga KQZ,Arvizu besoi e kupton pse Shoqëria Civile në shqipëri është shuar dhe fashitur krejt.Qeveria për të mashtruar BE dhe SHBA ka ngritur edhe nji zyrë për “mbështetjen” e SHC.POr çfarë ndodh në fakt.Para disa kohësh ,ndoshta vitin e parë të inagurimit ,në një tremujor kjo zyrë dha ca fonde disa OJF por më pas asgjë.
    Por kush merr fonde nga qeveria nuk i bën dot oponencë qeveris.Pra kjo është blerje e shc.Rasti më flagrant është ai i Elsa Ballaurit ,që drejton një OJF për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Del në krah të qeverisë ,mbështeti Bashën dhe kur basha nxorri policin për të rrahur dy gra ,punonjëse të bashkis5,ajo nuk bëri asnjë deklarat.
    Po,”intelektualët” që dalin dhe bëjnë deklarata dhe letra ,thirrje,peticione në mbështetje të qeverisë,si ai që u bënë në mbështetje të Bashës dhe tani së fundi për tos Nanon për president.Sepse edhe Intelektualët janë zëri i fuqishëm i SHC,por shoqëria civile është gjithmon në OPONENC me të gjitha qeverit,ndryshe nuk është SHC.
    Foli Arvizu për referendumin e plerave e nmë gjërë për mjedisin por pas aktivitetit u takua me lulin ,kjo nuk është sjellje që bën efektin e duhur por të kundërtin.Një nga shkatërrusit e mjedisit është edhe Basha,me parkun e Tiranës.
    Pa hequr Ristani i cili na paska zbuluar firmat fallco për referendumin e plerave ,ky “ekspsert” i famshëm nuk ‘Zbulon dot” vjedhjet e votimeve për të disajtën herë.Dielli me shoshë nuk mbulohet.NQS zgjedhjet do bëhen me këtë KQZ zgjedhjet e 2013 janë të vjedhura që tani.
    Prandaj ky kriminel duhet të shkoj para drejtësis, dhe mos ta gënjej mendja se një ditë do të ndodh.Saliu të shtrydh si limon dhe kur nuk i duhesh më të hedh në koshin e mbeturinave apo të fundurinave .HIstoria prandaj mësohet,për të mos gabuar.

    1. Nje bashkeqytetare e ketij says:

      Mos e ngaterro Znj. Elsa. Ajo flet vetem per homoseksualet. Te pakten une per vete sa here qe e kam pare ne televizor e kam pare te flase vetem per ta. Nderkohe qe hallet jetike te Shqiperise nuk kishin te mbaruar.

  17. kem says:

    ARistani,

    eshte bythlepirsi i 79-te plakut B, i shijon shume bytha e plakut dhe ka mesuar edhe Ollin si ta lepije ate. Cfare kafshesh, si njerez kane mbaruar me kohe.

  18. Ndreca says:

    Nje BRAVO te madhe z. Baze. Nuk ke ci shton asoe heq ketij shkrimi eshte i shkelqyer.
    he te lumte per durimin qe ke treguar ndaj Z. Arvizu kur ne te gjithe nuk na ka pelqyer me shprehene sal e she te burre shteti.
    Por me qendrimin e djeshem Z.Arvizu tregoi se po e njeh gjithenje e me mire realitetin shqiptar. Nje te lumye edhe per z.Arvizu.

  19. tomori i beratit says:

    Ky bandit,hajdut,injorant,lapanjoz,lyrash e lamash qe ne kemi ne krye te KQZ burgun e ka te sigurt por nuk mjafton burgu per kete palaço por nje gjyq publik qe te na tregoj te gjitha KRIMET qe ky ka bere e po ben.Nje dite SHQIPERIA do te behet dhe mjere ti o ristan arbeni.

  20. tarrasi says:

    Vazhdon diktatura e Sali Berishes

    Populli kerkon referendum ai thote jo

    Vetem revolucioni e rrezon bishen …asgje tjeter

  21. meri says:

    Nje nga arsyet kyçe per tu ngritur ne kembe ai popull eshte mungesa e theksuar e demokracise nga institucionet shteterore .Shkelet kushtetuta ne mes te diellit nga nje sharlatan si Ristani dhe opozita nuk luan gishtin te ngreje popullin ne revolta . Nuk i njihet e drejta e referendumit, sovranit popull nga nje mender Ristani .Ku jane leaderit e opozites ,apo vetem kur duan votat e popullit kujtohen per ta?Merni o popull drunj e hunj neper duar dhe mbushni rruget e Shqiprise e mos u ktheni mbrapsht derisa te permbysni mafjen qe ka gjunjezuar tere institucionet e vendit .Zgjohu Edi Rama dhe kryej detyren si kryetar i opozites ,nuk ka kohe per te humbur !

  22. H. Malo says:

    Arvizu gaboi kur e quajti Berishén burré shteti, ndérkohé kur duhej
    t’i thoshte kriminel. Tani paguan fajin e tij. Duhet ta kishte dégjuar
    paraardhésin e tij. Tani komunisti Sali e ka gati letrén kundér tij
    pér zonjén Klinton.

  23. gora says:

    PO E KA BO NGA BUDALLALLEKU SE AI DHITET NE BREKET NGA SHBA.

  24. mali says:

    Me gjithe keto krime qe po ben ky regjim, opozita ben sehir.
    Mos ka gelltitur ndonje garuzhde corbe te felliqur ky Rama qe ri sus dhe ka frike te ngreje popullin ne proteste? Apo e ren mendja se ne 2013 do te behet kryeminister dhe eshte duke prit e duke u shelly ne diell.
    Ha pyke ky qe dhe po te mos kete qejfte ngrihet e ka per detyre se per kete pune eshte zgjedhur???!!! Te beje opozite jo cicerima kanarinash..

  25. "BUJARI JU DEGJON" says:

    Do flas tani si President,se une jam i pa anshem:
    MUT SALIU,
    MUT RISTANI,
    MUT ATA QE U SHKOJNE MBRAPA…

  26. besniku says:

    Nuk duhet te nxitohemi! Z. Arvizu beri nje pyetje: “A po shkon Shqiperia ne rrugen e duhur?”, dhe e dyta i beri thirrje shqiptareve: “Veproni Tani!” Po shqiptaret cfare thone!? Do ta perkrahen kete thirrje, apodo te vazhdojne te bejne sehir shkaterrimet, vjedhjet, shitjet e pasurive te popullit dhe vrasjet njga qeveria. Z. Arvizu nuk mund te thote se shqiptaret duhet te rrembejne armet, por thote: “Stand Up!, Speak up!”, pra “Ngrihuni!, Cohuni!”, sic thote Bob Marley ne kengen e vet.

  27. Din Kruja says:

    O Mero ne Shqiperi mbas 90-tes ne vend te instalonim shtetin ligjor, beme rendin fashist. Edhe kesaj rradhe “Trusti i Lulelakres” eshte ne veprim. Ka shume mundesi te kene hequr lista me firma te rregullta dhe te kene futur tek “kutite” lista me firma fallco. Jane ustallare te nivelit ta larte per te kryer keto pune.
    Per kete popull kjo histori mund te vazhdoje me dhjetra vjet. Nuk eshte pune pesimizmi. Ne populli trim, punetor dhe paqedashes ndenjem 500 vjet nen Turqine. Do te kishim ndenjur edhe me, por desh fati qe ra vete Turqia, e nuk mund te na mbante me.

  28. tironsi says:

    Nqs nuk jane lojrat e tua keto ,ta gezosh Z.Arvizu burrin e shtetit dhe prit se te tjera vijne mbrapa.

  29. ALBAN DEGA says:

    SI MUND TE SHPETOJME SHQIPERINE NGA PLEHRAT !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    …. Nga plehrat fizike dhe politike, shoqerore e cnjerezore…
    Nga plehrat e korrupsionit!
    Nga plehrat e kusarise!
    Nga plehrat e vratsarise!
    Nga plehrat qe ia kane kane zene e po ia marrin shpirtin Shqiperise dhe shqiptareve!?
    Fare thjeshte… Te pastrojme skenen politike shqiptare nga plehrat e kriminelet e autostrades se hajnise se kombit, te vrasesve te Gerdecit, te atdheshitjes se Otrantos, te ekzekutoreve te 21 janarit 2011, te korrupsionit masiv qe nis nga kryeministri e mbaron tek kryeplaku i katundit te fundit te Shqiperise!
    Pjese e ketij rrjeti kriminal plehrash eshte edhe KQZ e Ristanit dhe Ollit, plehra ala Berisha!
    A nuk ishin keta kriminele e kusare qe ligjeruan krimin e perseritur te Kadafit shqiptar Sali Berisha te vjedhjes se votave.
    Ishte ky Komision plehrash qe solli Berishen dhe kusaret e tij me vota te vjedhura hapur ne krye te Shqiperise mbas zgjddhje- vjedhjeve te 28 qershorit 2009 !
    Ishte ky plehro- Komision qe solli ne krye te Bashkise te Tiranes megahajdutin e autostrades se hajnise se kombit, Lulezim Bashen , qe bashke me Berishen duhej te zgjidheshin kryetar e nenkryetar i bashkesise se autoreve te krimeve te renda ne qelite e 313-es.
    Perndryshe shqiptaret dnhe Shqiperine to ti mbojne dhe mbajne nen zgjedhe keto pelhra…
    A nuk e tha ashiqare e krejt hapur dje ambasadori amerikan ne Tirane, Z, Arvizu kur leshoi kushtrimin : Shqiptare zgjodhuni dhe dilni Zot vetvetes, lirise dhe te drejtave tuaja.
    A nuk e ka thene ketu e njeqint e pesedhjet vjet me pare Abrahm Linkolni: ” Cdo popull ka qeverine qe meriton…”!
    Cdo popull ka aq liri , aq demkraci, aq te drejta, aq lumturi, aq begati, aq… sa c’lufton per to ! Dje, sot, neser…. Gjithmone e ne cdo vend. …
    As shqiptaret nuk bejne perjashtim nga ky ligj qe duhet ta mesoje edhe opozita freskozite dhe lideri i saj i hallakatur qe vajton vjedhjen e votave nga Berisha dhe kusaret e tij …
    Po si mund te qeverise nje shtet nje opozite qe nuk nuk eshte ne gjendje te manaxhoje, te ruaje, te mbroje me cdo kusht e me cdo cmim votat e zjedhesve te vet, qe ia vjedhin votat mbi tavoline e nen tavoline, ne kuti e jashte kutive, ne sy te shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne sy te monitoreve dhe te ambasadoreve kjo cete gangsteresh e kusaresh!?
    Kjo qeveri kusaresh e bande hajnash eshte fatkeqesia e Shqiperise.
    Kjo opozite- freskozite eshte katastrofa e Shqieprise dhe e shqiptareve!
    Ndaj zgjodhuni shqiptare prej gjumit zgjohuni. Dilni zot vetvetes, se ardhmes suaj e te femijeve tuaj para se keto plehra te na mbulojne e zene frymen per se gjalli e per se vdekuri…!
    A nuk e leshoi acik edhe vete Nena e demokracise boterore, SHBA-ja nepermjet ambasadorit te saj ne Tirane Z. Aleksander Arvizu kete kushtrim shpetimtar per ne shqiptaret!
    Kamabanat bine per ata qe kane veshe te degjojne! Jo vetem te degjojne por edhe te veprojne para se te jete teper vone… para se plehrat te na e kene marre shpirtin!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    …. Nga plehrat fizike dhe politike, shoqerore e cnjerezore…
    Nga plehrat e korrupsionit…
    Nga plehrat e kusarise…
    Nga plehrat e vratsarise….
    Nga plehrat qe ia kane kane zene e po ia marrin shpirtin Shqiperise dhe shqiptareve!?
    Fare thjeshte… Te pastrojme skenen politike shqiptare nga plehrat e kriminelet e autostrades se hajnise se kombit, te vrasesve te Gerdecit, te atdheshitjes se Otrantos, te ekzekutoreve te 21 janarit 2011, te korrupsionit masiv qe nis nga Presidenti e Kryeministri e mbaron tek kryeplaku i katundit te fundit te Shqiperise!
    Pjese e ketij rrjeti kriminal plehrash eshte edhe KQZ e Ristanit dhe Ollit, plehra ala Berisha!
    A nuk ishin keta kriminele e kusare qe ligjeruan krimin e perseritur te Kadafit shqiptar Sali Berisha te vjedhjes se votave.
    Ishte ky Komision plehrash qe solli Berishen dhe kusaret e tij me vota te vjedhura hapur ne krye te Shqiperise mbas zgjedhje- vjedhjeve te 28 qershorit 2009 !
    Ishte ky plehro- Komision qe solli ne krye te Bashkise te Tiranes megahajdutin e autostrades se hajnise se kombit, Lulezim Bashen , qe bashke me Berishen duhej te zgjidheshin kryetar e nenkryetar i bashkesise se autoreve te krimeve te renda ne qelite e 313-es.
    Perndryshe shqiptaret dhe Shqiperine to ti mbulojne dhe mbajne nen zgjedhe keto plehra…
    A nuk e tha ashiqare e krejt hapur dje ambasadori amerikan ne Tirane, Z, Arvizu kur leshoi kushtrimin : Shqiptare zgjodhuni dhe dilni Zot vetvetes, lirise dhe te drejtave tuaja.
    A nuk e ka thene ketu e njeqint e pesedhjet vjet me pare Abrahm Linkolni: ” Cdo popull ka qeverine qe meriton…”!
    Cdo popull ka aq liri , aq demkraci, aq te drejta, aq lumturi, aq begati, aq… sa c’lufton per to ! Dje, sot, neser…. Gjithmone e ne cdo vend. …
    As shqiptaret nuk bejne perjashtim nga ky ligj qe duhet ta mesoje edhe opozita freskozite dhe lideri i saj i hallakatur qe vajton vjedhjen e votave nga Berisha dhe kusaret e tij …
    Po si mund te qeverise nje shtet nje opozite qe nuk nuk eshte ne gjendje te manaxhoje, te ruaje, te mbroje me cdo kusht e me cdo cmim votat e zjedhesve te vet, qe ia vjedhin votat mbi tavoline e nen tavoline, ne kuti e jashte kutive, ne sy te shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne sy te monitoreve dhe te ambasadoreve kjo cete gangsteresh e kusaresh!?
    Kjo qeveri kusaresh e bande hajnash eshte fatkeqesia e Shqiperise.
    Kjo opozite- freskozite eshte katastrofa e Shqieprise dhe e shqiptareve!
    Ndaj zgjohuni shqiptare prej gjumit zgjohuni! Dilni zot vetvetes, se ardhmes suaj e te femijeve tuaj para se keto plehra te na mbulojne e zene frymen per se gjalli e per se vdekuri…!
    A nuk e leshoi acik edhe vete Nena e demokracise boterore, SHBA-ja nepermjet ambasadorit te saj ne Tirane Z. Aleksander Arvizu kete kushtrim shpetimtar per ne shqiptaret!
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Jo vetem te degjojne, por edhe te veprojne para se te jete teper vone… para se plehrat te na e kene marre shpirtin!

  30. Shqiptari i ndershem says:

    Saliu te jape llogari per ofendimin ndaj Ambasadorit Amerikan.
    ***********************************************************************
    saliut i kane rjedhur trute,ai poshteroi Ambasadorin Amerikan me brutalitetin e tij prej mendjemadhi,egoisti,duke injoruar gjithe miresite qe ka bere Amerika per shqiptaret e kudondodhur vecan per Kosovaret.
    Fjalet e tij:Nuk kam ndermend te degjoj komentet e tua mbi KQZ-ne time,shqip apo popullorce do ti thote:Mos me caj koken.
    Maska prej komunisti te roitur tani u cor,doli ne drite macoku komunist qe fshihet me xhakete demokrati.
    Doli ne skene gjithe hipokrizia e nje kodoshi ,makiaveli poltikan qe ka perfaqesuar popullin shqiptar i cili kure nuk mund ti drejtohet nje Ambasadori te Amerikes me ato fjale prej rugaci:Nuk degjoj komentet e tua per KQZ-ne time.
    Kush ja dha saliut KQZ-ne i jati apo e jema,qe qenka e tija? Shqiptare te kudondodhur Saliun duhe ta mohojme pa perjashtim te gjithe shqiptaret,ne se kini sado pak nder shqiptari. Ai na beri armik me shtetin Amerikan,ai duhet te jape llogari para gjyqit te popullit per keto fjale cmendurije qe ka nxjere nga nje goje anormale.

  31. albania says:

    A e shikoni kryeministrin tone ne fotografine djathtas? A nuk duket si Burre Shteti i vertete? Dhe ashtu eshte (Burre M… i vertete!) kur ndodhet prane ketij ambasadori: i serviloset ne nivelin me te neveritshem, i qurravitet, i perkulet si ata eunuket e qemotshem te sulltaneve, porvetemkur eshte prane tij, se me pas i nxjerr gjuhen dhe gishtin! Dhe ky ambasador beson se kryeministri yne eshte njeri serioz, demokrat i vertete, por nuk e di se eshte nje komunist i vertete dhe karagjoz, se po te ishte serioz, sic duyhet te jete nje kryeminister i nje vendi, nuk e kishte katandisur Shqiperine ne kete gjendje! Sic duket kryeministri dhe familja e tij ka nder mend ta coje Shqiperine ne nivelin zero, sikurse beri ne vitin 1992, ’93, ’94, 95, ’96, ’97 (kur ky ishte president) dhe pastaj t’i thote opozites: “Ja ku e keni, merreni tani po deshet!”.

  32. Gjin Musa says:

    Berisha tani eshte keqe me veteveten!largoju,jepe doreheqje sepse edhe me Nishanin nuke do ta keshe te lehte!pa filluare nga detyra e njohu 29 Nandorin si diten e Clirimit,Berisha nuke e njehe diten e clirimit,fatekeqesishte njefe diten e korrupsionit dhe te poshtersive te pa funta,nji dite do ti paguaje te gjithe……ik Berisha sa nuke te ka nxane vapa……ti s’ke askende me vete,pervece atije jeleku antiplume!kujte i frigoheshe o trime i trimave…….ik Berishe sa nuke erdhi fundi si kolegeve tuaje diktatore…..ik,ik se fundi i jote eshte sai turpeshem dhe i pa moraleshem.ik.

  33. qytetar says:

    Berisha, mesazhe injoruese ndaj SHBA ? e kur e kane rrespektuar ndonjehere komunistet SHBA ?

  34. kel ukaj says:

    Plehrat tek plehrat. Popull pleh, me qeveri plehu. Plehrat qe do te importoni nuk do ta beje me pleh shqiperine. Rrofte shqipnia e plehut me ne krye Sali Plehun.

  35. Fatkeqesisht mister arvizu meduket se sekretarja jote e shtetit dhe ti bashke dikur kur populli shqiptar u vra nga ky kryeminister injorant malok qe pervec te keqes ekonomike qe na ke bere na ka felliqur ne cdo cep te planetit me gafat e tij dhe na ka derguar si popull 200 pas botes,

    se u largova nga ajo qe doja te thoja madame klinton ne 21 janar kur u vrane 4 protestues te pafajshem deklaronte qe protestat jane te paligjshme dhe mister arvizu i tha malokut burre shteti tani na i thoshkeni popullit shqiptar VEPRO TANI mos duhet ju te veproni tani se boll u tallet me popullin shqiptar te vuajtur nder shekuj nga pabesite dhe interesat europiane dikur dhe nga tuajat tani jam shume shume i zhgenjyer nga qendrimet amerikane vitet e fundit pasi eshte i vetmi komb qe per hir te vertetes e ka perkrahur kombin shqiptar ne momente te veshtira te historise dhe populli shqiptar ka mirenjohjen me te madhe per kombin amerikan por ju ambasador arvizu do keni urrejtjen me te madhe nga shqiptaret qe parkrahni nje kriminel diktator ne mes te europes ne vitin 2012 urime ambasador jeni dhe ju nje burre shteti i vertete god bless you.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje