Tiranë, djali qëllon me grusht të atin, i cili humbet jetën

22 Qershor 2012, 10:45Politika TEMA

Një i moshuar ka humbur jetën pas disa ditëve në reanimacion, pas dhunës së ushtruar nga i biri i tij. Murat Saçi është qëlluar me grushte më 14 qershor nga i biri, Agron Saçi, duke marrë dëmtime të rënda, që kanë rezultuar fatale për jetën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 qershor në Vaqarr, ndërkohë që policia ka arrestuar Agron Saçin, që shkaktoi vdekjen e të atit. Ndërkohë, kanë nisur edhe hetimet për arsyet që çuan në këtë ngjarje.

32 komente në “Tiranë, djali qëllon me grusht të atin, i cili humbet jetën”

  1. QENI says:

    RRITE buçen te te HAJE koken.

    1. Tefik Gj., Tepelene says:

      “Qe kur polla
      mu tha zorra”

    2. Kelyshi says:

      Mos u merzit o Qen se ja ben i biri te njejten gje neser

  2. me ZOTIN says:

    ate qe te bene FEMIJA nuk ta bene as PERENDIJA

  3. Gjon Zaveri says:

    Vetem analizat e adn e sqarojne ceshtjen,babai i vertet mund te pi raki ne ndonje mejhane diku aty rrotull.

    1. Ton says:

      Hajde koment hajde!

  4. drini gega says:

    beme baba te te ngjaj

  5. djali says:

    nena DIHET SE kush eshte, BABAI nuk dihet.

    1. cicolino says:

      Edhe sikur ta zeme qe nuk qenka babai biologjik, eshte ai qe ia ka hequr gojes se vet per te rritur kete bole kriminel! Nqs ti ke dyshime per babain tend, kete hesap e ke me plaken tende, asaj kerkoi llogari me ke te ka zene, mos i fut te gjithe ne nje thes. Apo do qe te kesh bashkevuajtes?!

      1. ervis says:

        burg per jettttttttttttttttttt pisit pezza di merda

  6. genti says:

    Ku i dihet hallit te robit,se edhe ai,kot nuk i ka ren me grusht.Denimin do e ket maksimal,se ka rrethana renduese dhe cilesuese,por denimin me te madh do e ket shpirteror dhe moral,dhe rrezik do perfundoj ne vetevrasje.Prandaj thuhet-varr me vete,shpi me vete.

    1. beni says:

      Genti vetem mbi babain nuk vihet dore,nje xhesti te tille nuk mund ti dilet zot,kjo eshte nje veper e shemtuar kriminale,te vrasesh babane tend, sido qe te jete problemi duhet hapur rruge,por ai tip mos ki merak se ate nuk e gjen gje .

      1. genti says:

        Jam dakort qe nuk vihet dore mbi prindin,por momenti cfar nuk sjell.Edhe ai eshte ber pishman si dreqi,por ku i dihet rrethanave.Asnjeri mos e past ate fat te keq.Tung

        1. albgentius says:

          Sido qe te jete momenti, nuk preket babai e nena kurre.
          Jo aq por as femija, gruaja e askush tjeter ne familje.
          Dhuna duhet denuar.

  7. balzac says:

    Eshte e tmerrshme,jam i bindur qe qellimi i ketij cuni fatkeq nuk ishte ta privoje nga jeta te atin.Edhe prinderit ka momente qe dine te te shkelin ne kallo eshte shkathtesi te mos rrembehesh ne keto situata te cilat rendom sjellin drama te pergjakshme.Eshte ndregjegja ajo qe do te rendoje shpirtin dhe mendjen e ketij cuni fatkeq.Mos qofsh ne lekure te tij!

    1. Koloneli says:

      O Balzac, nuk i gjuhet babes, nones, gjyshit e gjyshes me grushta e me cdo gje tjeter qe po na degjojne veshet. Nuk eshte ne traditen e Shqiptarit te bej te tilla gjera barbare qe mund te behen tjeter kund por jo tek ne.

      1. balzac says:

        Edhe une mendoj ashtu por ja qe taksirati te ze pa dashur.

    2. Andon says:

      Cuni fatkeq?!
      Sa fatkeq, jetim I gjori

  8. balzac says:

    Balzaku per femijet:”Ne i sjellim ne jete e ata na vrasin!”

  9. maris says:

    Populli ka thene shprehjen “Fukarallek, maskarallek”.

    1. SS says:

      Jo moj Maris jo, te jesh fukara nuk do te thote te jesh maskara!
      Ka fukarenj qe jane shembuj edukate e kulture dhe qe realisht jane me te pasur se te pasurit. Lereni menjane materializmin se nuk i sjell buke askujt!

  10. tani says:

    Hajde kriminel hajde ,kto si lexon as ne Afrik e Azi ,se mos te flasim per rajonin apo Europen , cdo jave nje krim i tmershem ,u turpruan gjith shqiptaret me kto krime te tmershme….

    1. genti says:

      mua me kane masakruar dhe skthej dore

  11. Mane says:

    Di gjo kush a shitet ajo makina me targa te huja?

  12. djalli says:

    Eshte ga im shtypi. Nuk eshte djali po djalli.

  13. Babai says:

    Cajupi thote

    Babane e mire nderohe
    Bab babane e lig dorohe

  14. stivi says:

    NJE VITE ME PARE KESHTU DHE KOMSHIUN JONE ISHTE PROFESOR DOKTOR VETERINAR ASNJEHER NUK DENANCOI PE RTE BIRIN EDUROJ RRAFJET SISTEMATIKE CDO DITE DHE DY HERE NE DIT E GJAKOSTE DHE NE FUND E RRAFI AQ SA IU URGJENT NE SPITAL DHE MBAROJ SI RASTI I KETIJ TE GJORIT RRITI KETA KELYSH GJARPERI DHE MOS I DENANCO DHE TE MERR JETEN VEC PER PARE SE DJALI NUK PUNONTE ISHTE I PA MESHIRSHEM NDAJ BABES VET PROFESOR VETERINER ISHTE GOXHA BURR ME KULTUR DJALI E MBYTI ME RRAFJET ASNJEHER VAJZA KISH FRIK TA DENANCONTE TE VELLAN KURRR ESHT TURP NE SHQIPERI TE DENANCOSH TE AFERMIN JOOOOOOODENANCONI OSE SHITENI SHTEPIN NXIRENI JASHT QELBESIR TE KETILLA FEMIJ TE POSHTER..JU FLM TEMA.

  15. andrea says:

    Nje atvrasje elegante. Mallkim! Ky eshte fundi i nje shoqerie qe po degradon dita dites.

  16. Grigor says:

    Kur te dale perpara gjykates, avokatet mbrojtes do te kerkojne denim lehtesues per shkak te rrethanave cilesuese pasi djali ka ngelur jetim!

  17. aleksandri i madh says:

    Jam i sigurte qe nuk ka qene babai i tij biologjik sepse po te ishte babai i tij nuk do te ngrinte dore kunder tij. Fjalen e kane analizat e ADN-se.

  18. albani says:

    Perdorimi i forces, kapitullim i trurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje