Berisha po qeras klientin e tij një të drejtë monopol që kushton deri në 100 milion euro

21 Qershor 2012, 20:31Politika TEMA

Nga Erion Braçe

 

Sali Berisha u “përgjigj” sot për skandalin e Lotarisë Kombëtare.

Por unë jam i shokuar nga “përgjigja”. Këta duan që çdo akt të padenjë, akt të dëmshëm për interesin publik, akt korruptiv të na e imponojnë si “normalitet”, të pranueshëm, madje shembull!

Zyrtarisht është përgjigjur ministri i Financave dhe përgjigjet e tij meritojnë një tjetër përgjigje.

Së pari, ministri ka thënë sot se qeveria i ka besuar tërësisht “konsulentit” në këtë praktikë. Ky element i ri nuk e zhbën skandalin, por në mënyrë të qartë dëshmon për mungesën totale të transparencën në çdo hallkë të kësaj praktike. Kurrkush deri më sot nuk ka ditur se qeveria paska bërë tender për konsulentin, paska shpallur një fitues dhe se ky paska pasur të gjitha atributet që duhet t’i ushtrojë shteti!

Së dyti, ministri ka thënë sot se qëllimi i qeverisë paska qenë kredibiliteti i praktikës dhe i fituesit të licencës së Lotarisë Kombëtare.

Në dy aspekte, duke e dhënë licencën tek një kompani private, duke u interesuar për ndalimin e depërtimit të kapitaleve të pista!

Madje ministri i ka vënë përpara përvojave të vendeve të BE që këtë lotari e kanë mbajtur publike, ka thënë se bindja e tij ka qenë që lotaria duhet të shkonte në duart e një kompanie private sepse po të mbetej shtetërore do kishte akuza për korrupsion.

Logjika e ministrit është tërësisht e papranueshme.

Unë e di që kemi një qeveri pa kredibilitet apo me kredibilitet të rrënuar prej korrupsionit. Por në një vend anëtar të NATO-s, kredibiliteti nuk vjen nga administrimi privat i Lotarisë Kombëtare.

Skandali dëshmon se kredibiliteti është cenuar edhe me nga një praktikë e tillë jo transparente dhe korruptive. Dëmi ka dy ditë që konsumohet.

Ne i qëndrojmë edhe më tej bindjes se ky monopol duhet t’i mbetet shtetit duke adresuar qartë përfitimet prej tij në politika sociale.

Është e papranueshme që përfitimet nga kjo lotari t’i shkojnë klientit të radhës së Sali Berishës.

Nga ana tjetër, deklarimi i ministrit se për qeverinë pasi kanë përjashtuar shtetin nga përfitimet direkte të lotarisë, nuk ishte prioritet çmimi, por ndalimi i depërtimitë të kapitaleve të pista, është skandaloz.

Kuvendi ka miratuar ligje, prej tyre janë ngritur agjenci, me taksat e tyre shqiptarët paguajnë këto agjenci që të mbrojnë shtetin nga depërtimi i parave të pista.

Pra qeveria ka mundësi të plota ligjore të ndalojë kapitalet e pista dhe natyrisht të ftojë e të garantojë kapitalet e pastra si çmim tregu për të drejtat që tregton.

Nga tre mundësi, ta mbante lotarinë shtetërore, ta tregtonte licencën në vlerën më të lartë të tregut, ta falte, qeveria zgjodhi ta përdorë atë për të qerasur klientin e “bandës më të madhe të interesave” pranë saj me një të drejtë monopol që kushton deri në 100 milion euro.

Unë dua edhe njëherë t’i thërras Sali Berishës: Anuloje tenderin. Tani! Je ende në kohë! Ktheja të drejtën dhe përfitimet e saj marramendëse prej saj shtetit.

9 komente në “Berisha po qeras klientin e tij një të drejtë monopol që kushton deri në 100 milion euro”

  1. Domosdo qe Berisha po blen vota me veprimet e tij, por, opozita, cfar po ben, apo ka humbur edhe ajo ne llumin e korrupsionit? http://mdcal.blogspot.com/2012/06/kukan-na-ka-ardhur-ne-maje-te-hundes-me.html

  2. Enzo says:

    O Erjon e di populli kush eshte Berisha po beni dicka qe te ngrihet se nuk shkohet keshtu. Gjeni nje plan dreqi ta haje

    1. ina says:

      taman e ke thene o vlla! une as nuk dua me t’i lexoj kritikat dhe zbulimet e skandaleve, e per cfare na duhen kur nuk ka asnje strategji nga opozita pervec zgjedhjeve (qe me shume gjasa mund te vidhen perseri). kjo tendenca per te bere analiza pa fund njihet gjeresisht si analysis-paralysis, dmth analiza qe te paralizojne pasi nuk te jep asnje shprese se gjerat mund te ndryshojne….

  3. sali berisha qe i ka ditet e numeruara says:

    sa te kem Lazaratin s’ka europian qe ma heq karrigen.

  4. OH ZOT NA JEP SHPIRTIN PER TE PROTESUAR says:

    nuk po qeras klientet e tij jo por me ato para te munguara ne buxhet por qe kompnia i ka paguar nen dore do finaciojne zgjedhjet e ardhshme per te mashtruar dhe blere voten popullit fukara dhe atyre qe kane dy mend ne koke per tua vjedhur ate.

    Oh Zot na jep shpirtin per te protestuar

  5. Eni says:

    Vetem Erion Brace, ka mbetur i paster ne PS. I paster dhe i pavarur nga pislleqet e kryetarit. Pse nuk flet kryetari i kapur i PS? Apo 35 e kusur milion euro qe nuk shkojne ne arken e shtetit, nuk perbejne as lajm, e as problem madhor per ate? Te na rroje Kastraveci i detit dhe ngjala e gjirit te lalzit o kryetar.

  6. GENTI says:

    PS duhet te beje nje ankese ne gjykate per procesin e llotarise ne gjykate e ta vonoj kete vjedhje sa me shume te jete e mundur, Te kallezohen ne prokurori hartusit qe jane Alfred Rrushaj me shoke, dhe kryetari i tenderit Dorjan Teliti te dy keta jane hajdute me cizme.

  7. Tani says:

    Ik or lumadh se je ber si ato grat e keqia vetem llap ,si cekja i beratit pevers mashkull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje