PD: Pranojmë çdo variant të opozitës për heqjen e imuniteteve

21 Qershor 2012, 18:45Politika TEMA

Partia Demokratike reagoi me një deklaratë për shtyp në lidhje me shtyrjen e afatit të komisionit për reformën zgjedhore. Ata i bënë thirrje PS që të mos e përdorë këtë periudhë për bllokimin e reformës.

“Partia Demokratike sqaron shqiptarët se deri sot, në frymën e kompromisit ajo ka miratuar me dhjetëra propozime të paraqitura në Komision nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste për adresimin e rekomandimeve të ODHIR-it dhe është e vendosur në këtë frymë të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të mbetura për shqyrtim. Partia Demokratike uron që edhe pala tjetër ta realizojë, sepse konsensus do të thotë lëshim dhe jo bllokim, dhe se nuk do të përdorë afatin shtesë, për bllokim shtesë,” tha zëdhënësja e PD.

Po ashtu në deklaratën e PD thuhet se ata janë gati të mbështesin çdo variant të opozitës për heqjen e imuniteteve.

“Kryeministri Berisha fton z. Rama që krahas punës së komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë të rregullores së Parlamentit, le t’ju kërkojmë anëtarëve të byrosë parlamentare të vendosin me përparësi në rendin e ditës heqjen e imuniteteve për zyrtarët tanë. Ky do të ishte mesazhi më i shkëlqyer që forcat tona politike do t’ju dërgonin zgjedhësve të tyre dhe mbarë qytetarëve shqiptarë dhe miqve e partnerëve tanë kudo që janë, që presin me të drejtë dhe padurim këtë vendim tejet, tejet të rëndësishëm për të ardhmen e tyre europiane.

Partia Demokratike është e vendosur të pranojë në Parlament cilindo variant që të zgjedhë opozita për heqjen e imuniteteve, pra heqjen e imuniteteve me ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që ajo preferon.”

12 komente në “PD: Pranojmë çdo variant të opozitës për heqjen e imuniteteve”

  1. askushi says:

    Ne fillim reforma zgjedhore pastaj imunitetet e deputeteve

    1. Politologu Disident says:

      IMUNITETI I PARE QE DUHET TE HIQET. PASTAJ TE TJERET IKIN VETE ! ! !
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

  2. War & Peace says:

    Ne kete kohe edhe ate te bejne ato dhe pastaj me mire te shkojne te mbyten se do tu vere sala 24 h nga mbrapa nga nje spiun si ne kohen e xhaxhit , me Nishan ne krye.

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Mjafton qe deputetet e PS te mos bejne mungesa ne Prlament. Shkoni per gjithe dite mjfton edhe 10 minuta.
    Mjafton qe deputetet ta harrojne te shkuaren, vjedhjet e votimeve.
    Mjafton qe deputetet te bien dakprt per nje lloj kot kodit zgjedhor.
    Mjafton qe ne darke deputete te PS te shkojne e te flejne tek PD e ato te PD shkojne e flejne tek ato te PS.
    Jo vetem qe deputet e PS do mbrohen me imunitet por do kene dhe 2 apo 3 rroga shperblim !!!

  4. behar says:

    tallu sali tallu, te ka ardh dite me kete opozite. O plehre e vertete, tani qe do marresh edhe prokurorin me mustaqelliun i thua opozites qe hiqe imunitetin tju bej nenen..ke shtate vjet ne pushtet dhe u talle me imunitetin.. sikur ke bere dhe nja dy vendime parlamenti.. cfar ndodhi me ato vendime..apo ishin gallate? te lumte sale , mir ja ben ketij populli.

  5. TJ says:

    DO T’JU FUTE BERISHA TE GJITHEVE NE BURG PO HOQET IMUNITETIN.

  6. I love usa, but I hate arvizu. says:

    Nje tallje spektakulare qe po i ben qeveria dhe PD e dr. evilit ketyre qenve te rrahur te opozites.
    Deri tani nga 2005 e ketej opozita ka fituar betejen “vendimtare,heroike,dhe luftarake” ate te AVOKATIT TE POPULLIT i cili deri tani ka zgjidhur problemet e romeve dhe pederasteve.
    Kjo beteje u fitua dhe ne mbeshtje nga forcat aleate te koalicjonit usa
    &grand bretanja & forca italia VETEM ME NJE KUSHT :STOP 21 JANARI NGA AVOKATI I POPULLIT DHE PSSSSSociliste
    Tani opozita ka nje nje beteje tjeter gjigande per imunitetin e deputeteve
    mbas miratimit te te cilit DEPUTETET LEPUJ TRIMA TE PS do te shkojne si heronj para gjykatave te arushes berishe.Pamvarsisht disa humbjeve te vogla fare si ne 2009 2011,2012 ku u humben ca gjera te parendesishme si legjislativi,egzekutivi,drejtesia ,presidenca .PS DO TA CAJE RRUGEN E HISTORISE ME KOMPJUTER NE DORE..PRAPA NA VJEN FATOSI ME KAQISLAMIN DUKE KENDUAR HYMNIN E FITORES SE 2013:
    SA TE KENI ARVIZUNE
    SALIU TE NA HAJE MUNE
    HANI PINI DHE KENDONI
    ME PODESTEN NGA WASHINGTONI
    DO TE HANI NJE DERR DAJAKU
    NGA FATOS AUSTRIAKU

  7. racionali says:

    Une do te ishja dakort ,per heqjen e imuniteteve NEQOFTESE :
    1– Berisha publikisht te terheqi te gjithe padite,qe jane bere kunder deputeteve te PS
    2—Te shkoje te dorzoje F,Mediun,L.Bashen,I.Meten dhe te gjithe kriminelet dhe zullumqaret para drejtesise.
    3—Te coje para drejtesise me doren e vet te gjithe shkaktaret e gerdecit dhe 21 janarit.
    4—Pasi ti kete bere te gjitha keto ,le te vije tek imunitetet.
    O Sali ne shqip kemi nje kenge te bukur dhe dhe partizane revolucionare ,ashtu sic e kishe qejf ti ne vitin 1968 —Ato maja rripa–rripa,keshtu qe bej durim o i uruar, se tani te gjitha i ke qe te qendrojsh ne pushtet deri ne 2035.Do te na besh dhe ca kohe kakardhia o krieminister Salija.
    Kurse per ty Edo ,eshte shansi i fundit,ne se ben nje budallallek te tille , me mire dorzoje tani dhe mos na lodh me ne .A degjove Ed Rama , me kete zagar “Sy per sy,e dhemb per dhemb” O SOT O KURRE

  8. mali says:

    Ku na rane per pjese keta lepuj opozitare!
    Keta hak e kane, ne burg ti coje saliu-serbi por cfare kusuri ka populli?!

  9. genti says:

    Po qe se pranojn Salistet per ndonje kerkese te PSse,e kan me te zhytme

  10. DO TE ISHTE GABIM TRASHANIK I PAFALSHEM, NQSE PS APROVON “LIGJIN E IMUNITETEVE” PSE MAZHORANCA NUK E BERI KETE ” KERKESE ” PER ZGJIDHJEN E PRESIDENTIT?! APO ATEHERE NUK NEVOITEJ BASHKEPUNIMI? MOS BINI NE GRACKEN E POSHTERSIRAVE,SE POPULLI NUK DO T’JA U FALE ,PSE KY BASHKEPUNIM TANI KUR DIJE SALI KARRI DOLI E THA;POPULLI SHQIPTAR ESHTE ME FAT QE KA BERRISHEN KRYEMUT SE EDI RAMA NUK MUND TE BLLOKOJE RITJEN EKONOMIKE QE PO NGREH SALIU DIT E PER DIT.

  11. shkodra says:

    O EDI RAMA mos prano te hiqen imunitetet pa e bere qe te terheqe presiderntin(te jape doreheqjen shkakun e gjen vete vucidoli)qe ta zgjedhesh ti me opoziten,,se po ja dorezuat imunitetet,ju futi neper burgje edhe kot,,jena qare nga enveri ne??po pati ky edhe pak pushtet ja kalon enverit ,kadafit asadit e te gjitheve,prandaj mos e beni ate gabim ,lereni cfare thone nderkombetaret se ata vetem fjale dine,dhe kur vjen puna per me ju mbrojte ,vetem ikin nga salla e parlamentit dhe kaq,dalin ne ndonje konference ku nuk jane as mish as peshk dhe kaq,mos e cani fare per ata nderkomb se keni popullin me vete,dhe ti e din se po pate popullin i ke te gjitha,vucidoli don me jau fut,e sheh se sa i bute e i embel behet kur don me marre dicka qe i mungon???mos e beni per asnje cmim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje