Një ditë pasi Gjykata e Tiranës dha vendimin për regjistrimin e Frymës së Re Demokratike si person juridik, partia më e re në Shqipëri ka falënderuar qytetarët që i janë bashkuar asaj.
“Anëtarët e Grupit Nismëtar prezantuan para publikut projektin e tyre politik në 30 prill 2012 dhe prej asaj dite, FRD ka qenë e angazhuar në një punë intensive që lidhet me anëtarësimin dhe krijimin e bazës së nevojshme ligjore për organizimin dhe funksionimin e saj. FRD deklaron me kënaqësi se nisma e saj ka gjetur përkrahje nga shtresa të ndryshme të popullsisë, të cilat janë ofruar pranë FRD dhe kanë mundësuar, brenda një periudhe 4 javore, rreth 12 mijë firma anëtarësh themelues,” thuhet në një njoftim të FRD.
Sipas tyre, rruga e nisur nuk do jetë e lehtë, por projekti i tyre do bëhet programi i gjithë shqiptarëve.
“Pas dorëzimit të dokumenteve në gjykatë, Fryma e Re Demokratike ka vazhduar me këmbëngulje të punojë për të zgjeruar numrin e anëtarësimeve dhe të mbështetësve të programit minimal dhe statutit që tashmë janë bërë publike.
Njëkohësisht, FRD po punon për shtrirjen e strukturave në të gjithë vendin, duke synuar që zëri i saj të gjendet në çdo qark, bashki, minibashki, komunë e qendër votimi. Fryma e Re Demokratike gjen sot rastin të falenderojë gjithë qytetarët shqiptarë që janë bashkuar dhe kanë mbështetur projektin e saj politik dhe inkurajon shqiptarët kudo që janë, t’i bashkohen këtij projekti në qëllimin e madh të rikthimit të shpresës, në funksion të respektimit real të lirive dhe të drejtave demokratike të shoqërisë si dhe integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.
Ne jemi të bindur se nuk kemi nisur një rrugë të lehtë, se përpara kemi shumë punë dhe plot vështirësi që duhen kaluar. Por ne jemi të vendosur në zbatimin e projektit tonë politik, i cili nga sot nuk është më projekti vetëm i 12 mijë e më shumë anëtarëve të Frymës së Re Demokratike dhe i shumë mbështetësve të saj, por do të synojë të bëhet programi i të gjithë shqiptarëve.”
Parti anemike,pa gjak,pa vota,asnje deputete nuk do fitoje.
po cfryme e re jane keta qe kan 20 vjetnepolitik. Bamir topi minister i bujqesise qe nga 1995 dhe me rredhe ne poste te larte. ik ore xhaketa te vjetra
O bamire po paske qen buk shkal. po mir berishen po tironcit pse i shte dhe ke bo parti me tropojan. harroje qe te moresh vota. as deputet ske me hy
SUKSESI JUAJ ESHTE DHE I JONI!
NE JEMI ME JU ,NE SE JU JENI ME NE!
LIRIA E KOMBIT NE HORIZONTE-KA SHUME KOHE QE PRET NJE FORCE TE RE!
RININE VINI NE ELITE!
MBESHTETNI INTELEKTUALET E LINI MENJANE PIRATET!
ATA QE NA ZUNE NE FRYMEN,JUVE JU NXIJNE FYTYREN!
SHQIPERIA ESHTE ME E MADHE ME ATA QE KA JASHTE!
NOLI
O SHKUPI…SI DI MIRE GJERAT OSE SDO SE MOS JE SKELZEN BERISHA NDRYSHON GJEJA AE KUPTON QE PS;E PD,..JA KANE MBARUAR APO STE NDAET SHPIRTI NGA ALDO BUMCI NJE COP MISH ME 2 SY ETE TJERET QE AS VLEJNE FARE PD…PARTI E SHKAPERDHYER
si tha ai i mocmi ; he qen e i biri qenit
Megjithe respektin qe kam, nga aktiviteti juaj i fundit, detyrohem t’ju them se e keni kruar kot duke krijuar partine e dyqind e pesedhjete dhe do fitoni leshte qe meritoni. Si President, Topi meriton koplimentet e mia,si shqiptar aktiv ne politik ka suficite te medha ne aktivitet, gje qe e ben te pabesueshem jo vetem per mua. Boll u tallet me kete te gjore vend qe ka nje jete qe vetem paguan per te ngopur ambiciet e karnavaleve te ndryshme politike qe pasi dalin prej bordellove, vijne e na tundin edhe kembet sic ben haleja Nano. Po c’duhet bere qe te besohet politikani, do me pyesni?! se pari nuk duhet te lehin pa pergjegjesi dhe se dyti te ndeshkojne kete bande kriminelesh qe e ka kapur atdheun per fyti. Jeni i pafuqishem per ta bere kete… Hiquni menjane se do dhiteni keq e do qelbni dynjane, si shume te tjere.
Sigurisht qe nuk do jete e lehte. Gje e mire qe e keni kuptuar, por akoma me mire do ishte te kuptonit se e keni kapur demin per bishti, ndaj duhet te ruheni se mund te hani edhe ndonje shkelm.
a ka ndonje komentues nga keta mosbesuesit, te thote ndonje rast te ketyre figurave drejtuese te FRD, ku te jene perfolur per korrupsion afera vjedhje ???? un nuk di ndonje rast, dhe fakti qe keta kan qene ne pushtet te paperlyer i ben xhaketa te reja e jo te vjetra ! Duam qe FRD ta luftoj hapur politiken e vjeter te varferimit te shqiptareve dhe vjedhjes se shqiperise !
Urimet! Sukasese per te miren e Shqiperise dhe te shqiptareve,iu bene Shqi[perise dy parti te verteta demokratike, Pas 22 viteve lindi shpresda… urojme udhe te mbare e suksese per te shpetuar Shqiperine
Sa parti numerohen ne 1 vend me popullsi prej 3 miljon
C,do parti qe krijohet ne kete mjedis ingjan asaj qe beri ramiz alia me berishen por ka nje ndryshim te madh ne kohe Saliu eshte shume vone dhe ka nje liste te gjate qe do te marre me vete popullit iduhet edhe pak durim
Atehere, proverbi: “Qente le te lehin…”
Rruge te mbare kesaj alternative te re te rilindjes se shpreses se shqiptareve qe kerkojne demokraci te vertete… S U K S E S E…!
E dime qe rrugen do e keni te veshtire,qe ta beni me te lehte ,ngrini ne protesta studentet qe te detyrojne presidentin e ri te jape doreheqjen, se eshte me diplome fallco, po arritet te ngrini ne kembe studentet do te shikoni qe e gjithe shqiperia do te ngrihet ne kembe per te mbrojtur studentet ashtu sic i mbrojti ne 1991. Familjet shqipetare kursejne buken e gojes per shkollimin e femijeve te tyre qe te kene mundesi per te gjetur nje pune normale, ndersa nje i paafte me dipllome fallco na behet president.
Fryme e Re, por del nga Mushkrite e Vjetra te Berishes!
udha e mbare dhe suksese.mos u dekurajoni nga te lehurat e kelysheve te ali Berishes,po shikoni perpara…C do gje qe eshte kunder Sali Plehut,eshte e mire. mjafton vetem kaq per te uptuar nevojen e fuqizimitFRD….C do demokrat i vertet qe i thote vetes shqiptar ,ne rradhe te pare duhet te shkeputet nga PD,ose Partia e UDB-se Jugosllave…
TE KEMI MBARESI.
*******************
FRD ne kryesi
Jo vetem turceli
Me raportin keter dy
Dy te jene Kristiane
Mos shikoni Saline
Qe admiron turqine
Na futi ne paktin
E detit te zi
Pa pyetur asnjeri
Shqiperia s’eshte turqi
Pakistan o Arabi
Ne doni pune te mbare
Sa me pak truthare
Atje ne kryesi
Te kemi mbaresi.
JU UROJ ME GJITHE SHPIRT PUNE TE MBARE DHE TE JENI TE BINDUR QE ME ZGJEDHJET E PARA DO MERRNI 13% TE ELEKTORATIT DHE ME VONE DO I TREGONI PD QE TJU SIKOJ SE CTE LENI NGA MBRAPA.
NE PERBERJE KENI INTELEKTUAL TE MIRFILLTE NGA TIRANA DHE GJITHE QYTETET E TJERA TE SHQIPRIS ,MOSMU PEZMATONI NGA ANADOLLAKET QE NGORDHIN DHE SE LESHOJN TE KEQEN QE I KA MBERTHYER,MADJE NUK ESHTE E LARGET DITA KUR DO SHTRIJNE DOREN TE LYPIN.
KAQ TE PA DITUR JANE QE SE KUPTOJNE QE 68% E POPULLSIS SE SHQIPRIS JETON NE VARFERI.DHEPO SU SHPORR SALI SULLTANI ASNJE HERE NUK DO BEJME PROKOPI DHE JETA E JONE DO JETE NE DUART E HAJDUTEVE E TE KORRUPTUARVE PPER MOS ME THENE NE DUART E SIGURIMSAVE TE DIKURSHEM E DREJTESIS SE SOTME QE SA PO I TAKON TE SHOHIN NGA DUART DHE GISHTAT SA GJATE LEVIZ GISHTI I MADHE ME GISHTIN AFER ME TE
BARDI
qe ne diten e pare 12000 anetare, Bamir Topi ka krijuar ne levizje te mirefillte demokratike, jo si ajo per bashkimin e socialisteve dhe Nanon president me cdo kusht ose lufte
Pershendetje dhe urime partise se re. Kam vetem nje zhgenjim nga Z. Oketa. Ai akoma nuk ka kerkuar falje per pergjegjesine qe pati per mbeshtetjen qe i dha Mareveshjes se Deshtuar Te Detit ne kohen qe ishte minister i mbrojtjes.
Nik