Gjykata e Lartë ankohet për ligjin e Halimit

21 Qershor 2012, 11:30Politika TEMA

“Ministria e Drejtësisë ka shmangur nga procesi i hartimit të draftit Gjykatën e Lartë”. Kjo bëhet publike për gazetën “Shqip” nga vetë Gjykata e Lartë, e cila, ndonëse është përfshirë në grupin e punës së ngritur nga Ministria e Drejtësisë, asnjëherë nuk është ftuar për të dhënë mendime mbi draftin e ri “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”. Burime të brendshme pranë Gjykatës së Lartë shprehen se “kryetarja Shpresa Beçaj është njohur me grupin e punës së ngritur nga Ministria e Drejtësisë për hartimin e projektligjit të ri. Ministria, edhe pse e ka përfshirë Gjykatën e Lartë në këtë grup, nuk i ka thirrur për dhënien e mendimit”.

“Jemi në pritje të ftesës së tyre për bisedime, në të kundërt, kërkesat dhe ndryshimet tona do t’i paraqesim vetë nga ana jonë, që të bëhemi iniciatorë të fillimit të punimeve të grupit të punës”, theksojnë burimet nga kjo Gjykatë.

Ndërkohë kjo gazetë ka intervistuar edhe ish- kryeprokurorin Theodhori Sollaku në lidhje me këtë çështje. Ai ka deklaruar se është kundër përcaktimit në ligj se presidenti i ka të detyrueshme konsultimet me partitë për kandidaturat që sjell për Gjykatën e Lartë. Por Sollaku thotë se nuk ka problem për përcaktimin e kritereve të tjera të pastërtisë së figurës së gjykatësve.

6 komente në “Gjykata e Lartë ankohet për ligjin e Halimit”

  1. salistalin says:

    Keni ankesa ??? Ankohuni te presidenti !

    1. Anti talebani says:

      Mos ta paragjykojme presidentin.

      Fundja, ai president eshte zgjedhur sipas tere procedurave kushtetuese.

      Edhe Rama e ka pranuar, duke marre parasysh ndryshimet qe beri ne

      kushtetute. Se irrejti mendja se do ishte president vete e mos ti ngelte

      ky hap.

      1. fule.gov.al says:

        Ne ate post mund te ishte edhe Shaban Memie, fiks sipas Kushtetutes. Ti thua mos e paragjykoni e ka pranuar Edi Rama e pallavra te tjera.

        Ndryshimi ishte i mire sepse mbron nga trafikimi i votave. Faktikisht faj ka ky Rama qe shikon modole si te Gjermanise per Albanistan

  2. mister x says:

    ankohen keta gjyqtaret e pd-së,po pushoni se nuk pjerdh njeri per ju.aq me teper ai qe ka ne dore fatet tuaja.ju jeni ne sherbim te shtetit,nuk keni per te patur ndonjehere pavaresi me salen.

  3. Veritas says:

    Ankesat e ketyre Sherbetoreve eshte Sto arrivando! per sy e faqe.

  4. m.m says:

    Ministri halimi si nje lepur i pegere…A s ngjan me shume si nje kone e lidhur ne oborin e felliqesires Sali Berisha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje