Kompania 'Lotaritë Austriake' synon licencën shqiptare

21 Qershor 2012, 10:39Politika TEMA

Për tenderin e shumëdebatuar të Lotarisë Kombëtare ka shkruar edhe gazeta ekonomike austriake WirtschaftsBlatt. Ajo thotë se në garë është kompania austriake Lotaritë Austriake. Por tenderi është shoqëruar nga një konflikt i ashpër, raporton e përditshmja austriake.

“Lotaritë Austriake po konkurrojnë për licencën e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri. Kompania po garon me një rivale italiane, Lottomatica, e cila sipas agjencisë ANSA, është në konsorcium me çekët e Synot. Tenderi për licencën është shpallur nga Ministria shqiptare e Financave.

Por për tenderin ka pasur konflikte të forta. Kompania greke Intralot dhe ajo turke Inteltec fajësojnë Ministrinë e Financave se ajo ka vendosur tashmë se fituese do jetë kompania austriake. Kriteret e transparencës në tender nuk janë plotësuar, ankohen të dyja kompanitë, që janë larguar në shenjë protestë nga gara,” shkruan gazeta austriake.

Vetë kompania austriake ka dërguar një njoftim për mediat shqiptare.

“Lotaritë Austriake, me zyrat e saj në Vjenë, ka dorëzuar dokumentet e aplikimit për licencën e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka konfirmuar se ka marrë dokumentet tona. Kompania jonë është e bindur se ka sjellë ofertën më të mirë, më solidë dhe më të përgatitur për licencuesin, për shoqërinë shqiptare dhe për klientët shqiptarë,” thuhet në njoftim.

Kompania sqaron edhe se ka 25 vite në këtë biznes dhe ka 5403 të punësuar në 20 vende në të gjitha kontinentet duke gjeneruar shitje në shumën 3.4 miliard euro.

5 komente në “Kompania ‘Lotaritë Austriake’ synon licencën shqiptare”

  1. fule.gov.al says:

    Fatkeqsi ne kete histori nuk eshte korrupsioni me tender por fakti se sa te sigurte jane keto kompani per fitime te lehta ne kete fushe. ME sa duket e paskan nuhatur varsine e Albanezve te pjerdhur nga bixhozi.

  2. Neorealizmi says:

    Nuk do te ishte me mire te ndertohej nje kompani shteterore shqiptare e cila me perqindjen qe do te fitonte nga shuma e mbledhur nga parate e luajtura do te financonte sportistet dhe sportin shqiptar?
    Nje gje e tille ekziston akoma ne Greqi me kompanine OPAP e cila ka mbi 20 vjet qe ne menyra te ndryshme spronsorizon ekipet qe nuk mund te gjejne spronsore si dhe financon veprimtari sportive.
    Kjo kompani ne ndryshim me te tjerat shteterore del gjithmone me fitim.
    Nuk do te ishte keq te administrojme parate tona bile dhe ato qe luhen ne bixhoz.

    1. Hithri says:

      aH, mor neo realizmi! Po pse je kqe idealis? Po s’e kupton mor djale se kush fshihet pas ompanise Austriake? C’e ka emrin ai miku i birishes qe na vjen e na viziton ne sa here i vjen birishes veza tek vendi e i ngec nje cike? He po kuptoi nje cike gjerat!

      1. Neorealizmi says:

        Ke te drejte vella, por jo se e harrova. Duhet te kujtojme tek te gjithe se kush mund te ishte menyra me e mire e berjes se gjerave. Ka njerez qe besojne akoma ne patriotizmin e Sales ose mendojne se kompanite austriake nuk shperblehen per sherbime politike. Nje publik i mirinformuar eshte me mire se nje gjumash. Eshte hapi i pare drejt berjes me te mire te gjerave.
        Pershendetje e dite te mbare.

  3. BJORN says:

    Po pate mundesi qeveria me nje VKM te ja japi Fatosit se eshte tamam per keto post dhe e japim dhe titullin president se kete besoj e ben kete pune.
    Kushti i pare per Tosin qe te luaj e mos paguaj
    Kushti i dyte eshte president.
    Kushti i trete nuk behet si lamash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje