Vatra kulturore Ndroq organizoi aktivitetin “Flaka që bashkon historinë”. Kjo flakë u ndez në orën 21.00 në Kalanë e Ndroqit për të kaluar më pas në shenjë simbolike në kalatë të tjera historike si në Prezë, Krujë, Dajt, Petrele, Kepi i Rodonit, Durrës, Vilbashtovë etj, si për të sjellë edhe një herë në vëmendje formimin e shtetit shqiptar të palëkundur si vetë këto kala.
Historia e lashtë e mureve të kalave të kësaj zone ka ardhur ndryshe në një spektakël madhështor edhe me mbështetjen e bashkive Tiranë- Durrës- Krujë- Kavajë- Fushë Krujë si dhe të komunave të kryeqytetit dhe Durrësit. Historia e 13 kalave të Qarkut Tiranë dhe Durrës është shfaqur përpara qindra të pranishmeve, por edhe të ftuarve të shumtë. Por si vetë ky aktivitet madhështor nuk mund të mungonin pikërisht ata që janë pjesë e këtij shteti, ata që dikur kanë dhënë kontributin e tyre për këtë shtet të Ballkanit. Pikërisht në kalanë shekullore të Ndroqit nuk mund të mungonin personalitete të njohura të politikës, artit dhe kulturës.
Gjithashtu pjesëmarrës kanë qenë edhe ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Volfarth si dhe ambasadori italian Masimo Gaiani, të cilët kanë përshëndetur këtë eveniment historik të qarkut Tiranë dhe Durrës. Përveç prezantimit të kalave, i cili erdhi më së miri si një promovim turistik për Shqipërinë, nuk kanë munguar këngët dhe vallet folklorike të zonës së Tiranës dhe Durrësit, interpretuar nga ansamblet përkatëse të këtyre qyteteve duke shpalosur edh enjë herë vlerat e këtyre kërcimeve.
Gjatë fjalës së tij z. Ylli Ndroqi, presidenti i nderit i Vatrës Kulturore Ndroq, u shpreh se ky aktivitet përkon me 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
“Në këtë vit historik dhe jubilar për vendin tonë, sot në promovojmë së bashku lashtësinë dhe bukuritë e Tiranës dhe Durrësit, ku 13 kalatë e këtij qarku janë vlera e vërtetë e jo vetëm e qarkut Tiranë dhe Durrës, por e të gjithë Shqipërisë,” tha Ndroqi.
Z. Ndroqi ka nisur një projekt, i cili do të vendoset në jetë së shpejti për të treguar edhe një herë dhe për të nxjerrë në pah të gjitha vlerat historike të kalasë së Ndroqit të cilat fatkeqësisht janë të mbuluara nga pluhuri i harresës. Ky projekt konsiston në rindërtimin e kësaj kalaje shekullore duke e kthyer atë në një qendër turistike të promovimit të vlerave të lashtësisë së kësaj kalaje të ndërthurur me ide të reja dhe pse jo tek tuk edhe moderne.
Po e shikoj Live ne Ora News. Ne wallin mbrapa skenes ku qendron vizualisht “flaka” shkruhet FLAKA QE BASHKON HISTORIN(mungon ë). Edhe nje fjali nuk e shkruajne dot sakte, e jo me te rindertojne nje kala.
Gjithashtu pershendeti z. Wolfarth!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html
Kenge amanet, i Ismail Qemal Vlores:
VARRIN MA BENI KANINE
TE KEM KARSHI SHQIPERINE ……
A nuk do ishte e udhes, qe kjo flake e 100 vjetorit te pamvaresise, te fillonte nga Kalaja e Kanines, ku ka patur zanafillen Ismail Qemali?
Ne synimin e poshter, per te shtremberuar çdo gje historike, ben pjese edhe tentativa qesharake, per te vjedhur meriten e vlonjateve ne kete pervjetor historik.
Nuk mohoj rrolin e kalave te tjera ne vendin tone. Seicila ka historine e vet, por PAMVARESIJA LINDI NE VLORE MEGJITHSE ISHTE GJITHESHQIPTARE.
–Nje Veprimtari ineresante,e bukur,me shum kuptim e vlere ne kuadrin e 100 vjeorit te pavarsis
— Nisiative dhe ide shum e bukur per ta percjell flaken ne cdo kala. Urimet me te mira, organizatoreve dhe pjesmarresve.
–Puna,…ndervite te shkuara, me ka ber te dal kush sa her ne ata kala,… sidomos tek kalaja e Varoshiet(Ndroq), kalaja e Ishmit( ne kept Rodoni. Atehere, me gjith se shteti i ruante e kujdesej per objektet historike e te kultures, ato ishin akoma jo te restauruara te nivelit te kalase Krujes, te Durrsit e te Petreles. Kam bindjen se sot, ato me siguri do jene kthyer ne objekte me te gjalla e te frekuentuara se dikur,
— Kam mendimin,se ne kete pervjetor te 100-te, nuk do te mungojne sponsorisuesit e fuqishem , brenda dhe jasht vendit, ne vecanti biznesmenet e zonave e rajoneve ku ndodhen ato kala.
–LE TE JETE ZJARRI NDROQIT,(i Durresit dhe Tiranes qe me rriti e mbajti mbi 50 vjet) SHKENDIJE E NJE ZJARRI TE MADH NE TE GJITHE SHQIPERIN.–PSE JO, NE TE GJITHA TREVAT KU KA GJAK SHQIPTARI.
–LE TE AI , ZJARRI I NDRICIMIT TE MENDJEVE TE TRAZUARA, I NGROHJES DHE I BASHKIMIT TE ZEMRAVE TE TE GJITH SHQIPTAREVE, KUDO QE NDODHEN,PA DALLIM E NDASI.
–LE TA NJOHIM, VLERESOJM E NDEROJM HISTORIN TONE, ASHTU SIC KA QENE, NGA LASHTESIJA E DERI NE DITET E SOTME ,sepse, sic kan then te mocmit AJO ESHTE LAJMETARJA E LASHTESIS,MESUESE E JETES, DHE DRITA E SE VERTETES
–Pershendetje,urime nga TO– USA
beni njehere shtet pastaj vini flaken……………
Me keto kala E.Toptani krijoi pashallikun e tij per tju kunder vene I.Qemal Bej Vlora me shoke ku ishin dhe Toptanet patriote , me kete mendesi te ketyre kalave u mburr dhe turkoshaku injorant H.Qamili dhe si duket paskan lene trashegimtare S.Berishen dhe Y.Ndroqin si krye patriote , turpi nuk paska te sosur , keta tradhetare perçares te popullit nuk mund te ç bejne dot historine se me 28 nentor 2012 per 100 vjetor Vatikani , Bizanca apo Meka e kombit shqiptar Vlora e madhe historike do prese bijte e saj nga gjithe trojet shqiptare me krahe hapur pa dallim feje ,krahine e ideje siç e ka tradite . Paris
camo,per cilet bije e ke fjalen,sepse po qe se nenkupton ata myslimane,ata kane qene vetem tradhetare te Shqiperise……!
Ja edhe deshtimi i rradhes per festimet e 100-vjetorit! Te ndezesh flaken si shenje simbolike te formimit te shtetit ne kalane e Ndroqit, dhe jo te Kanines nga ishte edhe babai i shtet-formimit Ismail Qemali, eshte njesoj sikur flaka e lojerave Olimpike mos te merret nga Greqia ku ka zanafillen, por te merret nga Kambodia!
Replike “mergimtarit”:
Pavaresia eshte festa e te gjithe shqiptareve dhe,le t’a gezojme ne kete 100 vjetor,(“pa dallim feje,krahine,ideje!”).Veçse,meritat u perkasin vetem heronjve me ne krye themeluesin,mendimtarin,kryetarin e pare te shtetit shqiptar,Ismail Qemal Vlora.Kushdo qe perpiqet te injoroje te vertetat do te gjykohet perpara historise…Ata qe u perkasin brezave te tradhetareve … u perket nje detyrim:Te shlyejne pjesen e tyre te tradhetise,(ndaj Atdheut e popullit),ate qe u perket si krim e turp-trashegimie e te pareve te tyre.