INTERVISTA/ Rama: Berisha po i kthen raportet e Shqipërisë me Evropën në një histori turpi

20 Qershor 2012, 18:36Politika TEMA
INTERVISTA/ Rama: Berisha po i kthen raportet e Shqipërisë me

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një vizitë njëditore në Bruksel ku u takua me përfaqësues të lartë të Mbretërisë së Belgjikës, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian. Pas takimeve, Rama dha intervistë për mediat e pranishme.

“Ne e dimë shumë mirë që zgjedhja e njëanshme e Presidentit të Republikës ka ulur në mënyrë dramatike shanset e Shqipërisë për ta marrë statusin e kandidatit. Por, vokacioni ynë europian dhe angazhimi ynë i qartë përballë publikut në funksion të interesit kombëtar na imponon që të bëjmë të gjitha përpjekjet. Dhe sot në të tria takimet ne përsëri u munduam të jemi avokati i mirë i interesit kombëtar dhe i aspiratës europiane të popullit shqiptar,” tha Rama.

 

Ndërkohë zgjedhja e presidentit ka mbaruar. Nuk ishte një nga dymbëdhjetë kriteret, por ishte një test për demokracinë e vendit. Tashmë çfarë mund të bëjë Partia Socialiste për plotësimin e reformave që nevojiten për marrjen e statusit kandidat?

Është e qartë që ndërkohë që qeveria mundohet të tregojë gishtin teksa gishti tregon hënën e vërteta kumbon. Nuk mundet Familja Europiane të hedhë një hap drejt nesh nëse ne nuk hedhim një hap drejt saj duke konfirmuar së paku përmes një flete garancie, siç do ta quaja, një reformë të miratuar konsensualisht zgjedhore, vullnetin për të mos përsëritur historinë e zgjedhjeve të vjedhura dhe për të mos ripërtërirë ciklin e pushteteve që nuk burojnë nga vota e popullit. Kjo është mëse e qartë për të gjithë sot, raporti i ODIHR-it flet shkoqur, të gjitha qëndrimet e Familjes Europiane dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara nga ana tjetër janë të qarta. Shqipëria duhet të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme së pari duhet të manifestojë vullnetin e palëve për t’u ndarë nga një eksperiencë e cila është e hidhur dhe e cila nuk mundet më të shitet si një histori suksesi. Nuk është një histori suksesi, është një histori turpi që rrezikon ta kthejë Shqipërinë në të vetmin vend në historinë e proceseve integruese të ish vendeve komuniste që kanë ngelur tre herë për vjeshtë dhe po ashtu kërcënon të na lërë në një situatë krejt të papëlqyeshme vitin e ardhshëm kur çfarëdo që do të mund të bëjmë vëmendja dhe angazhimi i Familjes Europiane mund të mos jenë të njëjtët. Qoftë për faktin që jemi ngelësa recidivë, qoftë për faktin që dinamikat brenda Familjes Europiane janë të tilla që nuk e dimë sesi do të jetë gjendja e saj nesër.

Sipas planit të veprimit pritej që marrëveshja të mbyllej brenda pranverës, me qëllim që në shtator të bëhej votimi për ndryshimet në kodin zgjedhor. A mos po shkojmë drejt dështimit të radhës për reformën zgjedhore, duke patur parasysh që vitin e ardhshëm kemi zgjedhjet. Çfarë mund të bëjë PS që kjo të mos ndodhë?

Fatkeqësisht, po provohet ajo çka ne e kemi shprehur si një dyshim të qartë kur kemi hyrë në këtë proces. Kemi nënvizuar që afatet janë ajo çka përbën themelin e vazhdimësisë së kësaj historie, si një histori suksesi, apo si një histori e njohur dështimi. Praktikisht, afatet janë djegur, janë ridjegur dhe ne jemi përpara të njëjtit skenar. Skenarit të tërheqjes zvarrë të çështjeve me rëndësi madhore për ta vënë përsëri qoftë opozitën, qoftë publikun, qoftë Familjen Europiane dhe të gjithë komunitetin ndërkombëtar përpara faktit të kryer.

A morët ndonjë garanci për aq takime sa patët? A morët ndonjë garanci që nuk do ketë dështim të radhës dhe që sidomos me zgjedhjet e ardhshme do shkohet me një reformë zgjedhore të respektuar nga të gjitha palët?

Ne kuptuam një gjë që askush nuk mund t’i hedhë hi syve Familjes Europiane. Në të tria takimet ishte e qartë që Shqipëria në rast se kërkon ndihmë duhet që t’i ndihmojë gjithë vendet anëtare, ta ndihmojë Komisionin Europian në mënyrë që ata të vihen në pozitën që të na ndihmojnë. Por, ne, fatkeqësisht, për shkak të një sjelljeje të njohur dhe të vjetër të atyre që duan me çdo kusht të mbajnë pushtetin, nuk po arrijmë dot që t’i ndihmojmë miqtë dhe partnerët tanë që ata ta ndihmojnë Shqipërinë.

E parashikoni gjithsesi bashkëpunimin me mazhorancën për reformën zgjedhore?

Ne nuk jemi në këtë proces për shkak të qeverisë dhe nuk i kemi marrë angazhimet tona si angazhime që lidhen me qeverinë. Ne jemi në këtë proces sepse Partia Socialiste është një forcë europiane, vokacioni ynë është një vokacion europian dhe angazhimi ynë është europianizimi i Shqipërisë. Dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë proces sa të dhimbshëm aq edhe të pandershëm, në fakt, me këtë vetëdije, që Shqipëria një orë e më parë duhet të futet në Familjen Europiane. Sepse vetëm përmes përfshirjes së plotë në Familjen Europiane do të shpëtojë nga një histori e vjetër që riciklohet me fjalë të tjera, por fatkeqësisht me të njëjtin protagonist të vjetër dhe të dëmshëm.

Është e kotë t’ju pyes se çfarë mund të bëjë PS për të rritur shanset e vendit për të marrë statusin kandidat këtë vit, meqenëse janë tepër të pakta dhe na ngelet vetëm një muaj kohë?

Partia Socialiste po bën gjithçka mundet, por Partia Socialiste sot është në opozitë. Unë dua t’ju siguroj që si sot një vit ne do të jemi në qeveri dhe qeveria jonë do të bëjë atë që kjo qeveri nuk e bën prej 7 vitesh dhe nuk do ta ketë bërë edhe prej 8 vitesh. Do ta bëjmë sepse jo vetëm besojmë, por edhe dimë ta bëjmë ashtu siç duhet bërë gjithë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Familjes Europiane.

Partia Socialiste dhe opozita shqiptare do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme me ose pa kodin zgjedhor, por reforma zgjedhore është themelore për të garantuar Familjen Europiane dhe sigurisht për të garantuar se çdo votë do të lexohet ashtu siç duhet. Çka dua të them është se me vjedhje Saliu dhe të tijtë mund të ngushtojnë distancën, por kurrë nuk do të arrijnë që të përmbysin vullnetin e popullit, sepse rezultati do të jetë një rezultat fitues për Partinë Socialiste dhe për opozitën shqiptare.

14 komente në “INTERVISTA/ Rama: Berisha po i kthen raportet e Shqipërisë me Evropën në një histori turpi”

  1. Z. Rama, ju duhet te filloni protestat qe t`a sillni regjimin ne shina demokratike, Nese jo, atehere Shqiperine e mori lumi. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/nje-pergjigje-per-zonjen-topalli.html

    1. Enough is Enough says:

      Me vjen per te vjell kur e degjoi kete vemje,ska dhe turp po qarravitet neper evrop.sikur ju plasi shume atyre.Bej nje takim me berishen dhe numeroja ne lule te ballit se per pune tjeter nuk ben ti skerfyell lugat.

  2. Niazi says:

    FORCA, EDI RAMA,TI JE E VETMJA SHPRESE PER NE SHQIPTARET.TI ISHE I PARI DHE I VETMI QE E NXORE LAKURIQ BERISHEN ME MASKEN E DEMOKRATIT ,TI DHE PARTIA SOCIALISTE (PA KELYSHET E NANOS) JENI TE VETMIT NE LUFTE ME MAFIAN QE KA KAPUR SHTETIN,PADYSHIM DHE TE GJITHE ANALISTET DUKE PERJASHTUR SPIUNN HOXHA QE E HODHI SI LEVOZHGE TE SHTRYDHUR SPIUNI BERRISHA.FITORJA ESHTE ME JU ME POPULLIN OPOZITAR PER TE CLIRUAR SHQIPERINE NGA KJO MAFIE POLITIKE.

  3. Bashtova says:

    Po, po Z. Rama!

    Historia e turpit ka filluar qe heret ne Shqiperi, qe ne fillimet e levizjevete viteve ’90! Dhe ky turp vazhdoi me zgjedhjet e marsit te vitit 1992, qe cuan ne zgjedhjen e Sali Berishes president te Shqiperise. E gjithe kjo periudhe (1992-1997) qe periudhe turpi: vjedhje, plackitje, zjarr ne te gjithe Shqiperine dhe shkaterrime i te gjitha institucioneve – qe gjalle dhe i vetmuarvetem Sali Berisha. Edhe mbas korrikut te 1997, kur erdhi ne qeveri Fatos Nano, deri ne korrik 2005, qe nje pepridhe turpi: droge, degjenerim i pushteteve, korrupsion, trafikim njerezidh dhe armesh, cdo gje e keqe mbi dhe, behej nen hunden e Fatos Nanos, dhe kjo deri ne korrikun e 2005, kur erdhi ne pushtet Sali Berisha qe ia beri dhurate Fatos Nano, njelloj sikurse dhurata qe Ahmet Zogu i beri Jugosllavise duke i falur Shen Naumin, sepse e solli ne pushtet. Pra, edhe kjo qe nje periudhe turpi. Por turpi me i madhi perket kohes se sundimit te Sali Berishes si kryeminister i Shqiperise (korrik 2005 deri sot): vjedhje te cdo pasurie kombetare, privatizime nga familja Berisha (plazhe, toka, pllaja, pyje, objekte publike), vrasje (te individeve, vrasje masive si ajo e Gerdecit, vrasja e 4 njerezve ne bulevard), shitje te trojevete Shqiperise, korrupsion ne shkallen me te larte dhe ne poret me te skajshme, vjedhjen haptas te zgjedhjeve te pergjithshme dhe te atyre vendore: dhe perfundimi, Saliu mbetet ne pushtet si kryeminister, dhe me i fuqishem se asnjehere tjeter. Dhe popullI; Ben sehir! Njellos sikurse bejne sehir njerezit ne rruge kur ndersehen qente!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Do fitosh dhe kete se luan as topi o Edo..Vazhdo me programin dhe beje Shqiperine sic duhej bere kohe me pare..Shtypi koken korrupsjonit njehere e pergjithmone dhe gjithe minjve peqe-lepe qe e mbajn gjalle ate..

  5. kelmendasi says:

    O Z. Rama po ai Kukan(kuku per ty o Rama) a te tha se e kam lexue kushtetuten dy here dhe nuk kerkohet konsensus por te propozoje edhe ti?
    Leni prrallat o Rame Ziu se ma mire trego sa ti terhoqen veshet ty ata ne Be.
    Na trego cfare thane ata se cfare thua ti te kemi ndigjue ka motit.
    O Rame Ziu mbas 5 vitesh ka zgjedhje per president se per kete here kane mbarue por ku do te jesh pas 5 vjetesh zor se e din as ti.

  6. kelmendasi says:

    Nje qytetari Optimist
    Rama po i shtypi koken korrupsionit duhet te shtype kryet e vet se pari per ndertimet ne Tirane dhe kolegve te tije.

    1. beni chikago (west vicidol village) says:

      FRAGMENT NGA EMISIONI: GJAKMARRJA NE KOHEN E DIQITALIZIMIT TE KELMENDASIT
      Fenomeni i vrasjes për gjakmarrje ka karakter historik.Ai ka lindur në rendin e bashkësisë primitive, ka evoluar në periudhat e tjera historike, duke u shfaqur edhe në kohët moderne në forma të tjera,ndoshta edhe më të dhunshme se më parë.
      Nëse do të shohim nr e vrasjeve që janë kryer për gjakmarrje që prej vitit 1912 mund të themi se periudhat para viteve ’90 rregjistrojnë nr. teper të ulët të vrasjeve për të marr gjak.Periudha 1990-2007 mund të konsiderohet si etapa historike ku gjakmarrja ka kulmuar disa fish.Shkak për këtë janë bërë rizgjimi i elementëve kanunorë si rrjedhojë e një shteti të dobët dhe të pafuqishëm të luajë rolin e tij disiplinues e rregullues në zbatimin e proçeseve demokratike.Por edhe si rrjedhojë e keqpërdorimit i elementëve dhe kodeve kanunore .Tregues të tjerë si krimi ekonomik, trafiqet, kontrabanda, korrupsioni, prostitucioni etj, u bënë burim i ri konfliktesh të thella, të cilat iu shtuan atyre të vjetrave dhe sollën krimin zinxhir të hakmarrjes, dhe gjakmarrjes. Në 10-vjeçarin e fundit rezulton se vrasjet e kryera me motiv gjakmarrjen zënë 48 % të këtij krimi, shifra këto mjaft të larta sidomos ne zonat e Kelmendit,Tropojes,Pukes por dhe ne zonat perreth kryeqytetit per shkak te pushtimit te shume trojeve nga rrethet e veriut.Llogariten mbi 6 mije familje te ngujuara dhe te prekura nga fenomeni i gjakmarrjes.Numri i femijve te ngujuar ne rrang vendi i kalon te 3 mije vetet.
      O KELMENDAS PASH KRYET E ARGITES A MOS JE NA NJE NE KULLE TE NGUJIMIT DHE DON ME SHTY KOHEN.SA PER ATE EDVIN RAMUSHIN NUK E DUM HIC FARE JA U KEMI DHONE FREE SALES SI PUNA TOSIT ME METEN..RAMA KA SHKU PER LESH NE VETEM TI SI GAMOR QE JE NUK E PASKE MARRE VESH..

  7. luis says:

    Pjelle me te qelbur se Berishen nuk besoj se ka pasur dhe as do kete ne historine e kombit tone.
    Enver Hoxha vertet ishte diktator por me kete surrat qendron me lart sepse te pakten ai fliste rralle por fliste si burre ndersa ky na ka zaptuar ekranin e televezorit dhe degjojme cdo dite vecse marrezira dhe genjeshtra.
    Vertet do jete dite fatlume kur mos ta shohim me kete monster dhe eshte mire te mos perfundoje ne pension por sivellai i tij Gadafi.
    Habitem me injorantet si puna e kemendasit qe nuk u ngopen me kete rrote k…it plot 22 vjet.
    Tani po vertetoj se budallenjte paskan dashuri te perjetshme me njeri tjetrin.

  8. Leka says:

    Nga menyra e mefshet si prononcohet Rama(Saliu megjithse prape ka per te vjedhur, por ne do te fitojme thote ai)tregon qe Saliu mbas torolisjes se rradhes me kete derdimen,perseri ka per ti hipur siper.Frika nuk e le te shikoje,te ngratin Rame dhe te gjorin popull qe e ka pjelle keq me te, qe i zoti e ngre gomarin nga balta.

  9. Optimisti says:

    Shqiperine e ka marre lume qe me kohe me keta “lloj” politikanesh qe kemi ne.
    Duhet nje ndryshim rrenjosor ne politiken shqiptare,pra e thene thjeshte te zhduken nga skena politike duke filluar nga Berisha, Rama, Meta, Topalli,Nano,etj me radhe,, dhe te vije nje brez i ri qe i jep shqiperise energji dhe shprese per te ardhmen.

  10. Doni ALBO says:

    Boll edhe ti se vetem zi e terr e bene shqiperine ne sy te europes njejte je edhe ti mos edhe me i zi se berisha, me keto deklarata me bind cdo dite se nuk e don shqiperine vetem pushtetin edhe ne qofse e sheh te shkaterruar ky nuk intersohet persa kohe ne pushtet.

  11. genti says:

    Pi… o Rama pi….Po nje brime fyellit.Mos na caj me tr….me komente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje