Çfarë po ndodh me Parkun Kombëtar?

21 Qershor 2012, 19:08Politika TEMA

Prej rreth dhjetë ditësh në një pjesë e Parkut të Tiranës po ndërhyhet me prerjen tërësore të pemëve shumëvjeçare (pisha, rrepe, eukalipte, etj, 30-70 vjeçare).

Ky proces ka përfshirë gjithë zonën e Parkut përgjatë rrugës së Elbasanit, që prej Fakultetit të Ekonomisë e deri në Sauk. Si fillim janë prerë tërësisht pemët në një sipërfaqe prej rreth 5000 m2 në zonën e hyrjes së Parkut; përgjatë rrugës së Elbasanit në një brez gjerësi 10-30 m dhe; brenda rrethimit te Varrezave të Dëshmorëve gjithashtu në një brez me gjerësi rreth 10-15 m. Të gjitha këto zona bëjnë pjesë brenda kufijve të Parkut të Tiranës, kufij dhe destinacion i shpallur me vendim të KRRTRSH-së dhe si të tillë nuk mund të ndryshohet pa një vendim tjetër të po këtij organizmi eperor.

Gjithashtu, nga piketimet paraprake shihet se projekti parashikon shkatërrimin e rrethimit të Kopshtit të Pallatit të Brigadave dhe prerjen e pemëve në një brez 10-15 m brenda tij. Natyrisht që shkatërrimi i rrethimit përfshin gjithë murin origjinal me harqe, kullat prej guri në fillim dhe në fund, portën monumentale të Pallatit, vend-rojet ceremoniale, etj, të gjitha pjesë e Parkut të Pallatit, i cili me VKM është shpallur vite më parë “Monument Kulture”.

I gjithë ky shkatërrim, bëhet në emër të një projekti fantazmagorik për zgjerimin e rrugës së Elbasanit. Themi “fantazmagorik”, pasi në terren nuk ka asnjë tabelë që të sqarojë publikun për gjithë çka po ndodh (gjë që përbën detyrim ligjor).

Gjithashtu, nuk dihet se kush e ka hartuar këtë projekt; kush e ka miratuar dhe në çfarë instance; a është bërë dhe kush e ka bërë raportin e ndikimit të mjedis; kush e ka ndryshuar destinacionin e pjesës së Parkut që po tjetërsohet e për rrjedhojë shkatërrohet; a është kërkuar prononcimi i IMK-së për shkatërrimin e një monumenti kulture siç është parku i Pallatit të Brigadave; etj.

Bashkia e Tiranës mundohet të ofrojë informacionin minimal, duke deklaruar herë për një projekt me 4 korsi e herë me 6 korsi. Në fakt, përfundimi i autostradës Elbasan-Tiranë, e nxjerr jashtë loje këtë investim të sforcuar, duke hedhur kështu hije të rënda dyshimi për arsyet reale të këtij shkatërrimi.

http://respublica.al/artikuj/2012/6/21/cfare-po-ndodh-me-parkun-kombetar

18 komente në “Çfarë po ndodh me Parkun Kombëtar?”

  1. enea says:

    Ndodh i njejti fenomen i shemtuar qe ka ndodhur ne cdo meter katror te ketij vendi, qe perdite po i hapen plage.

    Ndodhi si atehere kur qytetaret tane qe donin europen me dy gishta lart, dogjen agrumet ne rivieren shqiptare.
    Ndodhi ajo qe eshte rrjedhe e indiferences totale.
    Ndodhi ajo qe kane bere te tjeret, qe presin pemet ne liqenet e lures, ata qe u vene flaken pyjeve per ti kthyer ato ne toka ndertimesh.

    Ndodhi qe cdo gje ne Shqiperi eshte bere pa plan, por shkel e shko.
    Ndodhi qe dikush perfiton nga pa-aftesia e popullit tone per te ngritur zerin.
    Ndodhi qe te zotet e ketij vendi nuk jam une e ti, por nje zagar ne qeveri.
    Ndodh qe ketij vendi po i vjen fundi.
    Ndodh qe ne nuk na ben me pershtypje cdo gje.
    Ndodh e paimagjinueshmja.

    1. Dyrrahu says:

      Edi Rama po mundohet që të fitojë në zgjedhjet e radhes, për ta bërë Shqipërinë Tiranë, Sali Berisha, me pinjollin e tij Lulin, shpejt po e bënë Tiranën Shqipëri!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. ismeti says:

    o GOMAR TE GJALL , ky maaloki e shkatrroj krejt shqiprin jo tiranen ,hajt se vet e keni kerku

  3. tezja ny says:

    Do te ndertohet BLLOKU I RI PER DEMOKRATET KOMUNISTE

  4. I-liri says:

    C’po ndodh me parkun kombeta?
    Ajo qe ndodhi me gjithe pasurine tone kombetare. Edhe kaq, parku kombetar, do shpallur ” Hero Kombetar”, pas vdekjes, pasi i a rezistuar shume sulmit te qeverise Berisha. Ate e ka ndertuar regjimi diktatorial i E. Hoxhes, dhe si i tille do shfarosur nga faqja e dheut, sic u shfaros, Azotiku i Fierit, nga me modernet ne Europe, UZINA e Instrumentave Korce, uzinat e bakrit ne Shkoder, Lac, Rubik, qe nxirrnin ar, fabrikat e plastikes ne Durres, Lushnje, Vlore e TR, e Automjeteve Shkoder, e autotraktoreve TR, Goma DR, tekstilet Tr e Br, Aviacioni Kucove , nga me modernet ne Europe dhe kjo, industria e cigareve, konkurente ne Europe, e pijeve me ngjyra, kampione ne bote, prodhimi i fruta perimeve, me nam ne Gjermani,vendet e uleta e kudo, etj. etj.
    Por ky pyll dhe park, nuk ishte me i mire se parqet e Lures, Cermenikes, Kurveleshit, Martaneshit, Mokres, Lunxherise, Llogarase, Dardhes, Tomorrices, Thethit, Golemit, Dajtit, etj. Qe kane kohe qe nuk ekzistojne me.
    E rendesishme eshte per ne qe Sal Berisha, kerkon te rrije ne pushtet, me gjate se keta pyje. Dhe ai do te iki nga pushteti kur te pritet druri i fundit ne kete vend. Prandaj njerezit shpejtojne te presin te gjithe druret, per te arritur tek druri i fundit dhe atehere, ta festojne ate prerje, baske me largimin e perjetshem te Berishes nga operacioni i rrafshimit te Pasurise Kombetare te Shqiperise.
    Amen…!

  5. Tritan says:

    Ku je Sazan Guri? Nuk le gur pa levizur e veer pa vjelle, kur Rama rregullonte rruget ne qytet dhe mbillte mijera peme. Ku je ti qe vjedh fonde nga jashte per mbrojtjen e mjedisit? Mos harro ” gelltit diku nje luge corbe te prishur, dhe pastaj vjell tere jeten…”

    1. LORA says:

      Tritan,sazan guri eshte,ka qene e do te jete ne breket e dhjera te dr.krimit.I shijon shume paraja e llangosur ne te pegeren e tij.Llafollogjia e tij,mund te mashtroje vetem fatkeqet e limituar intelektualisht.
      Thirrja jote duhet t’i drejtohet popullit te Tiranes qe pas vjedhjes se votes se 8 majit 2011, eshte i denuar vetem te vidhet e dhunohet nga nahija kriminale ne pushtet.Me dhemb ne asht shemtimi qe po i behet Tiranes.

  6. Treviso says:

    Kmjo qeveri eshte vetem per te shkaterruar. Nuk arrita ta perfundoj se lexuari artikullin nga nervat qe me shkaktojne keto barbare. Pemet qe jan e prere gjate rruges deri ne Sauk,pothemi qe do zgjerohet rruga, deri ketu jam dakort. Te flitet per shkatrrimin harqeve dhe te kullave te pallatit te brigadave ketu eshte pune armiqesore kundra historise se Shqiprise. Qytetaret e kulturuar te Tiranes duhet te protestojne kunder ketij vendimi per te shkaterruar historine shum-vjeçare.Ky vendim tregon kulturen qe ka kjo qeveri me ne krye hajvanin e Viçidolit.

  7. Treviso says:

    Kjo qeveri eshte vetem per te shkaterruar. Nuk arrita ta perfundoj se lexuari artikullin nga nervat qe me shkaktojne keto barbare. Pemet qe jan e prere gjate rruges deri ne Sauk,pothemi qe do zgjerohet rruga, deri ketu jam dakort. Te flitet per shkatrrimin harqeve dhe te kullave te pallatit te brigadave ketu eshte pune armiqesore kundra historise se Shqiprise. Qytetaret e kulturuar te Tiranes duhet te protestojne kunder ketij vendimi per te shkaterruar historine shum-vjeçare.Ky vendim tregon kulturen qe ka kjo qeveri me ne krye hajvanin e Viçidolit.

  8. ladi says:

    eshte vertet fatkeqesi e madhe me te gjitha keto qe ndodhin ketu tek ne perfshi edhe kete sjelljen e fundit barbare te barbareve te rinj. Nuk e di por duhet qe forcat politike qe aspirojne te vijne ne pushtet duhet te deklarohen qe do te cojne drejt burgut te gjithe ata qe vene doren ne pasurite e ketij vendi perfshi ketu edhe pyllin ne parlun kombetar. Eshte e trishtueshme per te gjithe ne qe jemi lindur e rritur ne Tirane qe nje rrace bastardesh dhe egersirash te zbritur nga malet por te ardhur edhe nga fushat vene dore tek nje pjese e pasurise sone duke na shuar njehere e pergjithmone nje pjese te bukur te rinise dhe te jetes sone. A ka njeri ne kete vend qe ti thote STOP ketyre bastardeve kriminele ? Kam qene shume optimist por shpresa po me vdes kur shoh atrofizimin e popullit dhe pamundesine e politikes apo faktoreve te tjere per te ndaluar keto krime

  9. O ZOTERINJE MJERAN qe nuk gjykoni ..ne ate vend do kaloj autostrata e qe lidhe tiranen me elbasanin ..behuni i cike largpames e lerini njerzit te punojne se duket sikur ne shqiptaret jemi kundra progresit .. me mire te behen ruge sesa do vi nji dite qe do na duket si e papritur ti mari cuni ISH MBRETIT duke i kerkuar si pronen e vet e ska zot qe te nderhy ne pronen e lekes se i ka ber qe cdo gje esht e tij e trasheguar …ky cuni i LEKES i kerkon ish pronat e gjyshit por haron qe GJYSHI I TIJ I KA PER TI PAGUAR BANGES SE SHQIPRIS ato qe gjyshi i vodhi arken e shtetit dhe e futi ne borxh shqiperin per te ndertuar VILAT dhe pallatet e tij … per mua me mire te ndertohet nji ruge qe tja vleje dhe ti sherbej te terve neve shqiptareve …opininisti adrian hajdinaj

    1. nini says:

      shpresoj qe ju te jeni shprehur me ironi ne komentin qe ke dhene. nese nuk eshte keshtu. uroj qe nje dite te kaloje ndonje rruge nga shtepia juaj e ta prishin pa te pyetur fare. sic kane bere me shume familje. pastaj lexojeni perseri komentin qe keni shkruar. a do e mendonit njelloj?

  10. kloss says:

    –PERDERISA JETOJNE NE KOHRA TE CMENDURA–VETEM –CMENDURIRA-DO –TE PRESIM—-NDAJ TE MOS TE NA VIJE KEQ—-ME MIRE TE SHKATROJME ME DOREN TONE GJITHSHKA—DHE KUR TE KEMI PERFUNDUAR–SHKATRIMIN—NUK DO TE KEMI CFARE TE BEJME -ME—DHE AT’HERE DO TE RINGREJME—-RINGJALLJEN—–….

  11. ndrea says:

    Ka 20 vjet qe zot ne vendin tone jane bere barbaret.Sistemi i diktatures investoi shume qe shpellaret te beheshin njerez por duket qe deshtoi si ne shum drejtime te tjera.Kjo eshte rruge pa krye e per rrjedhojdo na rokullis ne humner te gjithve,pasi nje popull qe shkateron kulturen dhe trashegimnin e tij eshte i destinuar te vdes.Ngrihu o popull dhe largoi keta barbar.

    1. arja says:

      Qdo njeri eshte pasoj e mjedisit jetesor
      I ndot ujrat ambjentin pren dru e shkatrron mjedisi

  12. Mehmet Metaj says:

    Antarësimi “natyror“i Shqipërise ne BE ka standart kontrollin e Shtetit ndaj mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit!

    Vazhdojne vandalizmat me natyren, dhe kjo pas nje kasaphane ne zonat e mbrojtura bregdetare, ato te rivieres dhe parqeve kombetare, dhe tashme edhe ketu ne Parkun e Tiranes, mu ne mes te sheshit dhe te dites ne syte tane.
    Flitet shpesh kohet e fundit dhe per pyjet ne kuadrin e diskutimeve te shkaktuara dhe frymezuara nga debati global i ngrohjes se klimes dhe keto debate sapo kan dale nga tavolina e Samitit te Kopenhages ku dhe vendi i yne ndonese nje vend i vogel dhe pa pergjegjesi direkte ne keto ndikime mori angazhimet e veta ku pyjet jane epiqendra e diskutimeve.

    Nerkohe dhe ne kushtet dhe standartet qe duhet te plotesojë vendi yne per integrimin Evropian dhe antarësimin “natyral” ne BE është dhe shkalla e kontrollit te shtetit ndaj mbrojtjes se natyrës dhe mjedisit , (me tregues dhe indikatror te monitorueshëm kombëtar) e mbrojtjes dhe mbarështimit te qëndrueshëm te natyrës dhe mjedisit në përgjithësi dhe te burimeve natyrore dhe pyjeve ne veçanti. Kjo nuk mjafton as krijimi “de jure” i Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimin e Ujrave (MMPAU) por ndarjen e saje nga konflikti i interesit, qe njekohesisht ben politika dhe ligje dhe njeherazi dhe menaxhon burimet natyrore, dhe rritja e perfomances se kesaje Ministrie siҫ dhe ka filluar te duket vitet e fundit si per efiҫiencen e formulimit dhe zbatimit te politikave dhe kuadrit ligjor mjediosr dhe per monitorimin teresor te mjedisit dhe lemneteve jetesort te tij (ujit, ajrit, ujit, tokes, pyjeve, kullotave, rezervuareve, lumenjeve dhe deteve…)?!!
    Pasojat e dukëshme dhe te “padukëshme”te shfarosjes se natyres( po përmendim vetem tre) :

    • Nga shkretëtirëzimi dhe vandalizmat ekologjike në pyje, sot ne kemi erozion drastik nga më të mëdhenjt ne botë, me një gërryerje të shkallës më të lartë dhe prurje të ngurta që matet nga 20-70 ton/ha/vit.( më e larta ne Evropë dhe nga me te lartat ne bote).
    • Nga prerjet e pyjeve ne zonat e larta, kodrinore dhe malore, kan ndodhur përmbytje masive në zonat e Lezhës, Shkodrës, kemi mbushje të baseneve ujëmbledhës të hidrocentraleve, që një dite do të bëhen shqetësim për në por për më gjerë etj.
    • Vihet re prej vitesh pakësimi i ujërave të lumenjve, tharja e burimeve dhe ndryshime klimatike e mikroklimatike, dhe në qytete shtimi i smogut dhe i dioksidit te karbonit, nga prerja e kurorave te qyteteve.
    Fundi eshte tha Getja ne agonine e vet por sidoqofte perpara !!!!!!!!!

  13. Juljan says:

    pse duhet te diskutohet ne kete menyre. Nuk mundet asnje nga keta qe del ne televizor te shkoje ne prokurori meqenese jane shkelur gjithe keto ligje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje