Kukan: Është vështirë të jesh optimist për Shqipërinë. Duhet të ketë më shumë presion nga populli

21 Qershor 2012, 19:43Politika TEMA

Bisedoi: Ernest Bunguri

 

Eduart Kukan shprehet se është ndjerë i zhgënjyer nga procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës, duke konfirmuar deklaratën e dhënë javën e kaluar se ky ishte një shans i humbur për Shqipërinë. Në një intervistë për Top Channel, kryetari i delegacionit të PE-së për Ballkanin deklaron se vendi rrezikon të humbasë të tjera shanse me moskryerjen e reformave të rëndësishme, si reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare. Për Kukan, nëse Shqipëria dështon me statusin edhe këtë vit, përgjegjësia do të jete e qeverisë.

 

Zoti Kukan, mënyrën si u zgjodh Presidenti e cilësuat një shans të humbur, pse ju trishtoi dhe çfarë prisnit?

Dua të veçoj një gjë. Ishte një shans i humbur për klasën politike të Shqipërisë, për të gjithë ata. Unë e di dhe dua ta them qartë se zgjedhja e Presidentit ishte në përputhje me Kushtetutën. Por kjo nuk është mjaftueshëm mirë për mua. Unë prita që partitë politike do të tregonin më shumë përfshirje në dialogun politik i cili duhej të çonte në zgjedhjen e Presidentit.

Pse them se ishte një mundësi apo një shans i humbur: sepse gjatë një kohe neve na vinin lajme pozitive nga Tirana, se dialogu po vijon, se janë ngritur disa komisione parlamentare që po japin disa rezultate. Pra në ndjekje të kësaj klime të re apo të kësaj situate politike pozitive, unë prita që zgjedhja e Presidentit do të ishte shansi ideal për ta dëshmuar këtë. Pra në këtë kuptim unë u zhgënjeva.”

 

Tashmë kemi për President, ish-ministrin e brendshëm të kësaj qeverie, a ishte kjo mënyra e duhur?

Kësaj pyetje do t’i përgjigjem në dy kënde. Në lidhje me vetë personin, unë mendoj se është një politikan i aftë, e kam takuar dhe kam biseduar gjatë me të, dhe unë vetë kam respekt për të, e respektoj. Pra unë po ndaj procesin zgjedhor nga kandidati.

Procesi, siç e thashë, duhej të kishte qenë më shumë transparent dhe me më shumë konsultime. Duke patur parasysh situatën ku Shqipëria ndodhet për një kohë të panevojshmëshirt kaq të gjatë, unë do të kisha pritur shumë më shumë pjekuri politike dhe përgjegjësi.

 

Tani që mazhoranca e kryeministrit Berisha mori në dorë të gjitha pushtetet, a besoni se do të realizohen më shpejt reformat që i kërkohen vendit?

Në deklaratën time për shtyp pas zgjedhjeve unë thashë se nëse nuk do të ketë ndryshim të kësaj qasjeje apo të kësaj filozofie politike atëherë unë jam i shqetësuar që Shqipëria mund të humbasë edhe më shumë mundësi të tjera në të ardhmen, dhe kjo do të ishte thjesht shumë gjë e keqe.

Tani do ta them troç: neve këtu na ka ardhur në majë të hundës duke lexuar akuzat e njërit kundër tjetrit, apo të këtij të fundit kundër të parit. Nuk mund të vazhdojë kështu nëse Shqipëria do që të arrijë një farë progresi. Koha po fluturon shpejt e muaji nëntor, kur do të kemi raportin e progresit të Komisionit, nuk është më kaq larg. Po ku janë rezultatet ? Unë e di se ka pasur disa lëvizje, pasi kam lexuar me vëmendje sa prej 12 prioriteteve janë përmbushur, sa nuk janë përmbushur, sa janë përmbushur pjesërisht apo janë ende rrugës. Ato 12 prioritete janë mbi tavolinë për një kohë shumë të gjatë dhe unë do të prisja më shumë, më shumë rezultate kur nuk ka mbetur më shumë kohë para raportit të progresit.

Pra pas kësaj lind pyetja a do të ketë status kandidat apo jo. Unë nuk po i shmangem pyetjes tuaj por ne kemi përsëritur dhe unë e përsëris gjithë kohën se duhet dialog politik në mënyrë që të gjendet kompromisi që do ta shtynte vendin përpara. Dhe ne kemi nevojë për dëshmi, për rezultate, kemi nevojë për dhënie rezultatesh. Kam disa muaj që unë vetë po e përsëris këtë gjë dhe kjo është ajo që ne po e presim akoma dhe që nuk po vjen.

Për reformën zgjedhore përshembull, u arrit afër një marrëveshje, por as kjo marrëveshje nuk është mbyllur ende. Komisioneri Fule dha si afat të fundit datën 24 maj, por ky afat u humb. Pra megjithë lëvizjen e gjërave ne po shtyjmë pasi na duhen rezultate. Në këtë kuptim duhet të ketë realisht më shumë përgjegjësi politike dhe presion nga brenda Shqipërisë, presion nga populli i cili përfundimisht meriton një situatë më të mirë.

Ju lutem më kuptoni, unë jam me të vërtetë miku juaj dhe ndonjëherë kur shfaqem i paduruar apo kritik unë dua vërtetë të shoh se vendi po lëviz. Kjo sepse në atë situatë që është tani, jam i shqetësuar, me të vërtetë i shqetësuar.

 

Ju shmangët sërish pyetjes time. Të fusësh në një thes qeverinë me opozitën është një gjë, por me historikun qeverisës të këtyre shtatë viteve, tani që Zoti Berisha mban në dorë të gjitha pushtetet, a besoni se do të kemi një gjyqësor apo një prokurori të përgjithshme më të pavarur.

E dini çfarë? Do të varet nga sjellja e qeverisë. Nëse kanë vullnet do të duhet ta dëshmojnë. Unë nuk mendoj se, nëse do të ketë zero rezultate, do t’ia arrijnë që të hedhin të gjithë fajin mbi opozitën. Do të varet se si do të sillen ata realisht pasi nga ne nuk do të pranohet asgjë tjetër përveçse rezultateve si dëshmi se gjërat po ecin.

 

Zoti Kukan, meqë ju përmendët nëntorin, raporti publikohet në tetor, pra kemi një muaj më pak. Kur flisni për reformat, më e rëndësishmja mbetet ajo zgjedhore. Me historikun e zgjedhjeve shqiptare dhe namin e tyre, e meqë janë djegur disa afate dhe nuk janë mbyllur ende çështjet kyçe, a mos po shkojmë drejt dështimit të radhës të reformës zgjedhore?

Unë jam një optimist i lindur. Megjithëse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të jesh optimist për Shqipërinë. Por unë besoj ende se politikanët janë ata që duhet t’i shërbejnë vendit, përndryshe, nuk do të duhej të ishin të përfshirë në politikë. Po. Reforma zgjedhore është shumë shumë e rëndësishme dhe e papërmbyllur. Ju keni të drejtë, janë bërë shumë gjëra por jo deri në fund. Një gjë që s’është mbyllur, s’është mbyllur. Nëse marrëveshja ka arritur 95 për qind, kjo nuk është ende një marrëveshje. Kjo është ajo që na nevojitet, përfundimi i kësaj marrëveshjeje dhe i negociatave në Shqipëri. Dhe ajo që po ndjekim nga shumë pranë dhe me shumë kujdes është që pas këtij tipi zgjedhjeje presidenciale, se a do të vijnë apo jo gjëra të reja, apo se si do të zbatohen reformat, sepse ka shumë prej tyre. Njerëzit tuaj e dinë shumë shumë mirë se çfarë pritet prej tyre. Pra unë mundem vetëm të them se ne po presim dorëzimin e këtyre reformave, sepse pa bërjen e tyre, do të jetë me të vërtetë e vështirë. Dhe është në interesin e vendit, keni të drejtë, pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri ka pasur probleme, pra është e domosdoshme të ndalohet kjo lloj praktike, gjë që mund të ndalohet vetëm kur arrihen marrëveshje dhe rregulla të vërteta, demokratike, transparente, para se të shkohet në zgjedhje, në mënyrë që askush të mos mundë të ankohet pas tyre. Le të presim herën tjetër, kur do të takohemi me ta, ndoshta në tetor. Komisioneri Fyle dhe partnerët në Parlamentin Evropian i japin ende një shans Shqipërisë. I japin një shans tjetër, por do të jenë më shumë kërkues dhe më të kujdesshëm pas këtyre zgjedhjeve. Ka ende pak kohë, por nëse ju e humbisni, do ta humbisni shumë keq dhe për një kohë shumë të gjatë.

 

Zoti Kukan, nëse numërojmë shanset që i janë dhënë Shqipërisë, që nga koha e “krokodilit”, nga vetë Parlamenti Evropian, vajtje-ardhjet e Drejtorit të Përgjitshëm Sanino, letrat e panumërta të Fules, nëse i vëmë në kandar, aktualisht shanset e humbura peshojnë më shumë se ato që mbeten.

Po, por kur shohim këtë fotografi të trishtë, unë do të thoja se njerëzit në institucionet evropiane janë shumë të durueshëm, duke ju dhënë sërish një shans e një mundësi. Shqipëria nuk do mund të thotë se institucionet evropiane nuk e çanë kryet dhe nuk na ndihmuan. Pra përgjegjësia është në anën tuaj, në anën e Shqipërisë. Dhe peshorja nuk është aspak e favorshme për Shqipërinë. Por shansi është aty.

19 komente në “Kukan: Është vështirë të jesh optimist për Shqipërinë. Duhet të ketë më shumë presion nga populli”

  1. evropi says:

    ne bejme PRESION, PASTAJ ju e ulni presionin tek KONKODRILI.

    1. Pun mu..t says:

      Skllevër, bij-skllevërish, s’e meritoni se liri s’doni!

      1. Albogentivlora says:

        Populli e ka mendjen te shikoje telenovela. Mortja popull i dhjere!

  2. adi_bonn says:

    Ne bejme presion, kurse Balozi perdor plumbin dhe ju thoni pastaj ai eshte burre shteti…..Vari *****

    1. Vlora says:

      duhet te tundet vendi EDI RAMA.ne cdo vend eshte opozita qe e ngre popullin ne kembe.

      edi po su ftillua dhe tani per rolin qe ka ,,,me mire le te dorehiqet se seshte per kete pune.

      berisha ska per ta dorezuar ndonjehere po se rrezuam.

  3. Adoleshent says:

    OK neser do dalim te gjithe ne bulevard? Me kallasha cdo lloj armatimi te keni,arme gjahu,ca te keni,”PISTOLETA CADER”,ora “c4″…
    Edhe po doli ndonje Ndrea Prendi ose Agim Llupo,futjani “FIREEEE”!!
    Edhe therrisni ket “KUCEDREN” tvij te shofi presionin,se e bajati Saliu 7 vjet ne karrige.

  4. Sali=Geddaf says:

    O Kukan ne u cuam dhe na vrane e ju duhej ti thonit Saliut tani nuk ke me legjitimitet te vazhdosh te qeverisesh prandaj jep dorheqjen, por ju naj bete burre shteti, qe jemi ne kete gjendje qe po vdes demokracia ne Shqiperi eshte edhe faj juaj, se ju e leni as mish e as peshk, nuk eshte mekate e nuk ka te bej se po mban anen e njeres apo tjetres pale nese e thua troc se x eshte gabim dhe duhet te terhiqet nga e tija, vetem presioni e drejte per drejte ben pune, e ju e dini shume mire se kush eshte problemi ne Shqiperi po nuk e thoni troc, e vuajm ne popullli i thjeshte.

  5. Hesapi says:

    Kukan dhe shume persona qe jane potent ne europe nuk kane dashur dhe nuk duan qe shqiperia te eci perpara ose te antaresohet ne europe.Euoropa ja ka me hile kombit shqipetare,per ndryshe per 24 ore ja fusin te dyja kembet ne nje kepuce.Europa boll me pislleqe,ben politike femijesh si vjen turp e kuptueshme per nje te rritur.

  6. xha Jaho (i revoltuari) says:

    Ashtu eshte o Kukan trimi, po problemi qenderon se ndaj kujt duhet te veproje populli per te bere presion, sepse edhe politikanet perfaqesues te popullit jane. Ndaj jush me siguri, se ju nuk jeni popull. C’pune kemi me ju, ju i keni ne terezi punet tuaja. Na mblidhi perfaqesuesit tane, ata qe protestojne dhe ata qe na vjedhin dhe ja futni nje darke me bark krokodili dhe sheshoni mosmarveshjet. Populli qe beri presion, mbetet prape me gishtin e vet ne goje dhe gishtin tuaj ne bythe. Tani prape duhet bere presion.
    Matos i ka humbur topi, o Kukan. Mere Fizi eshte ulur kembekryq prane oxhakut (kondicionerit) dhe tall bythen me ne edhe me ju.

  7. bato says:

    Shqiperia ne vend qe te rregullohet e te stabilizohet te kete kompromise politike por cdo dite me per lesh po iken me nje gomar injorant qe i ka hypur kalit dhe qe ben me shenje me shpaten e tij dhe pastaj te tjeret me budallej se ai ikin nga ngren ai shpaten ,kurse pala kundershtuse rri dhe mendon per shpatin e tij si do e ngrij kur te vij siper kalit por perseri budallejte do ikin mbrapa ngado dhe nga kush ta kete shpaten e te jete siper kalit , se kuptoje ket popull keto te rinje pse nuk ngrihen per te drejtat e tyre !

  8. Rani says:

    O njerez pavaresisht poshtersise se vete evropianeve per çfare po ben vaki ne Shqiperi, ne fund te fundit edhe keta habiten me kete pergjumje te popullit shqiptar dhe Kukan ne kete interviste ka ripohuar nje te vertete qe e tha para disa kohesh ambasadori danez ne Tirane dhe qe e dime edhe ne qe eshte se “presioni i popullit mbi politiken eshte nen nivelin zero” dhe kjo eshte e verteta e hidhur e madhe me te cilin çuditen edhe vete evropianet me kete popull buf e te çuditshem, me kete popull emigrant qe ju duket vetja te evropianizuar edhe pse evropianet nuk duan te na shohin bojen, na konsiderojne me pak se arabet dhe zezaket, ça te thuash me teper o vlla, nuk kemi ndergjegje kombetare ne jemi popull i vdekur per se gjalli, po e vertetoj çdo dite e me shume ne muhabete me “shqiptare te evropianizuar” qe s’ju ben pershtypje se ça ben vaki te ne. Ne fund te fundit eshte si eshte Evropa po te kjo jemi falur se po te kishim ngelur te gjithe ne Albanistan do te ishim vrare me njeri-tjetrin nga mungesa e perspektives dhe e bukes. Kjo eshte kembana e alarmit qe do te thote se edhe po ju vodhi prape zgjedhjet Saliu ne do te flasim siç bejme zakonisht “as mish as peshk” po harrojeni se do te vijme te rrezojme Saliun ne, juve ju takon ta rrezoni po deshet, ndryshe durojeni deri sa ti marre shpirtin zoti. Keshtu eshte kur je popull e vend pa vlere, nuk mund te justifikojme çdo gje, keshtu qendrojne punet na pelqen apo jo neve.

  9. Purkalas says:

    Gabimi i popullit eshte se votojme hajdutet dhe servilet dhe kur shikojme qe ata vjedhin provojme edhe ne te marrim ndonje cop. Kryesorja eshte qe te kete deshire per te rregulluar kete vend; e dyta- te iki njehere e mire komunizmi nga mendja e njerezve dhe e treta Saliu te hape krahun se po tregohet shume i etur per pushtet .

  10. Brukseli po flet me shume se c`duhet, Washingtoni po vepron, shqiptaret vazhdojne te shikojne telenovela me Selimin. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/nje-pergjigje-per-zonjen-topalli.html

  11. Olti says:

    Kukano a do na zgjedhi Nje kryetar opozite te hajrit Doktori qe Ta rrezoje nga karrigia se ky Edvini na ka ardhe Ne maje te hundes edhe neve edhe Sales???? Erdhi Vera e 2012 dhe prape me Palloshin Ne!
    Do zoti e fito Nano kryesine e PS dhe na e kthen Ne Front Demokratik se si parti boll Pe Deja, nuk na Duhen dy

  12. kuq e zi says:

    kur u vrane 4 vete me 21 janar ju zoti kukan pse zdolet hapur kunder qeverise dhe ta izolonit sepse je ti po ajo fytyre qe kur ndizet sheshi qe therret per qetesi e dime qe ne shqiptaret kemi memorje te shkurter por jo dhe aq per ju ka rendesi qe mos fillojne eksodet por te tjerat i keni llustra

  13. Korcari says:

    Ketu ne komentet behen shume lojra fjalesh jo ky tha keshtu jo ky ashtu te huajt po thone cope ngriu o popull dembel rembe armet mos u tremb se u vrane 4 vete tere popullin se vret dot. eDhe ps po ri e pergjumur po pret tja beje ambasadori amerikan opoziten. Cfare do duroni me sali druvari po vjedh jo me naten por ne mes te dites dhe ne vazhdojme kafeneve.

  14. mekaniku says:

    I them kti KUKANIT,qe lodhet kot bashk me ambasaden amerikane duke i ber thirrje popullit per te rrexuar qeverin e Sali kasapit,ne populli nuk ju degjojm me, sepse ju e thyet shpresen e kti populli se kur u vran te tjeret ne bulevard te gjith bet te pa diturin se nuk ju kishte ardhur akoma terezia ju,bile e bet vrasesin edhe hero te demokracis,ne nuk jemi popull qe mund te talli bythen çdo parlamentar europian qe i bie rruga nga ballkani,jo ne jemi msuar me diktaturat dhe jemi te sfilitur dhe te kalitur, por ju themi qe qeni qep te haj kur thot populli,por do rrim keshtu siç jemi se tani qe thoni ju nuk na do trapi ne,mbushuni me mend nje her e mir dhe duet ta keni te qart se termometri me i mir i demokracis esht populli dhe jo disa njerez qe kan studiuar posht e perpiet per tja futur popullit sa her i leverdis,prandaj mos lini nam me thirrje te tilla açik fare se nuk kemi besim as ke ju parlamentaret europian dhe aq me teper ke ky ambasadori Amerikan qe esht fytyra me e pa skrupullt e dipllomacis Amerikane,EDI RAMES i themi te vazhdoj me ciu ciu sa ka pare me bo qef dhe me tall bythen,esht ber si tit xhani ne kohen e vet.

  15. dritani says:

    Populli u ngrit,
    4 u vrane,
    ai qe i vrau u quajt “burre shteti”,
    ai qe i ngriti i shiti per nje ngjale tek Gjiri i Lalzit.

    Populli shqiptar eshte bere prostituta e pozites, opozites dhe e Europianeve apo Amerikaneve qe vijne me sherbim ne Tirane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje