PD e PS e nisin me ‘këmbën e mbarë’, reforma zgjedhore sërish drejt dështimit

22 Qershor 2012, 11:49Politika TEMA

Një ditë më parë Kuvendi miratoi me konsensus që të shtyjë afatet për komisionin e reformës zgjedhore. Pas presionit të BE dhe pas kritikave të koalicionit të vëzhguesve vendorë, u mendua se PS e PD do reflektojnë dhe do nxitojnë me punën për reformën zgjedhore. Por ditën e parë të mbledhjes u pa se do jetë shumë e vështirë që reforma të mbarojë. Bashkëkryetari i PS, Damian Gjiknuri braktisi mbledhjen, kurse për gazetarët folën Oerd Bylykbashi, ekspert i PD dhe Bledar Çuçi, ekspert i PS.

Socialistët kanë kërkuar që ODIHR të sjellë rekomandime me shkrim për çështjen e numërimit elektronik, por PD thotë se rekomandimet janë sjellë, ndaj duhet të punohet nga ekspertët. Por PS këmbëngul se nuk ka pasur rekomandime specifike. Po ashtu një debat ka lindur edhe për mandatin e ekspertëve, pasi PD mendon se duhej të ishte votuar edhe për shtyrjen e mandatit të tyre.

Oerd Bylykbashi u shfaq përpara mediave dhe foli me një gjuhë tipike të mazhorancës, duke përmendur bllokimin e hipokrizinë si fjalë kyçe. Kurse Çuçi tha se nëse ekziston vullneti, gjërat mund të ecin shpejt.

Edhe pse palët thonë se kanë përparuar shumë për reformën zgjedhore, sërish çështjet kyçe si numërimi elektronik, kontrolli i kartave të identitetit apo formula e përbërjes së KQZ mbeten peng.

Një pyetje lind: A nuk janë këto çështjet kryesore? Çfarë kanë arritur ata deri më tani?

9 komente në “PD e PS e nisin me ‘këmbën e mbarë’, reforma zgjedhore sërish drejt dështimit”

  1. Deri tash i kena ba qejfin Volfarthit qi e kan si shpirt tan denmokratat. Hiq nuk po duhen ndyrshimet kshu sic asht funksiono per bukuri. Ska bur nane me detyreu Doktorin me leshue Ristanin.
    E gjitha kjo vjen per faj te kamunistave qi nuk ja jepin me ndergjegje voten Doktorit, e detyronja ate me perdor menyre tjera

    1. trendelin dhe kenge nga metozori says:

      Deshtimi i Reformes,eshte deshtimi i Zgjedhjeve.
      Dhe me shume se cilitdo,Berishes kjo gje i intereson.
      Qendrone edhe ana tjeter;
      Po nuk pati perpjekje te ndershme,
      Nuk mund te kemi te tilla Zgjedhje.
      Kur mund te shohim te tilla gjera?
      sigurisht,vetem kur Berisha te heq dore nga eresirra.
      Dihet se pas ketij expozimi,
      i gjithe krahu i Berishes
      do ja nise te mjaullije..
      ku per nga forma,do lexojme Hartime me qesendime,
      se eshte Berisha Ai qe do beje korrigjime!
      Pastaj,vleresimi nuk eshte aq i thjeshte,
      Ai mund te shkoje deri edhe me humbje Jete!!!!

  2. fieraku4u says:

    HAJDE MERO HAJDE, E KE MARRE VETEN DAKU…KA PLASUR RREKLAMAT NE FAQEN TENDE TE TE GAZETA TEMA. JAN BERE KETO UNIVERSITETE PRIVATE NE SHQIPERI, SI KERPUDHAT PAS SHIUT. Je i madhe Mero, vazhdo punen e mire.

  3. Shefqet Cela says:

    NJE PERGJIGJE PER PYETJEN:
    Vertet keto çeshtje jane kryesore, por kane te bejne me evitimin e manipulimeve dhe vjedhjeve te votes.
    Po u hoq vjedhja, çfare te beje Saliu me bande?

  4. hajriu says:

    ….Dihej….hajdutet nuk duan qe te kete rend , edhe keta(PS + PD)si hajduta profesionist qe jane duan ligjin e xhungles….

  5. gjethi me gj says:

    Ky Oerti, miku im
    e ka pas gjyshin ne Sigurim
    ne sigurim e ne Parti
    lum si shefi qe e di!

    Po dhe une mik i vertete
    derr spiuni kam qene vete,
    rri kot e hap ndonje piste,
    Aman shef na fut ne liste!

  6. Reformer says:

    Akil kembeshpejti do ta kishte zili Sali kembegjatin!

  7. dumdum says:

    Kta po lujne kungulleshash e ne i bejme komentin se kush e lagu i pari!

  8. bushi says:

    I ati ish-sekretar partie, shefi (Stalin Berisha) po ashtu… E cfar prisni nga “demokrati” Bulyk-bash etj…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje