Nuk është ditë e mirë për shëndetin e qeveritarëve të rinj grekë

22 Qershor 2012, 17:44Politika TEMA

Nuk është ditë e mirë kjo për drejtuesit e rinj të qeverisë greke. Ministri i ri i Financave, Vasilis Rapanos është dërguar në spital për shkak se i ka rënë të fikët pak përpara betimit. Banka Qendrore, president i të cilës është Rapanos, bëri me dije se ai është dërguar në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve.

Rapanos njihet si një nga ekspertët financiarë më të mirë në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se 65 vjeçari pati probleme pak përpara orës 16:30, kur do bënte edhe betimin.

Edhe kryeministri Antonis Samaras ka pasur nevojë për një ndërhyrje në sy. Për këtë arsye ai u detyrua që të anulojë takimin e tij të parë parlamentar. Sipas zëdhënësit të qeverisë, një kontroll rutinë në sy mëngjesin e sotëm zbuloi problemin në retinën e Samaras. Mendohet se ai do i nënshtrohet operacionit ditën e shtunë.

9 komente në “Nuk është ditë e mirë për shëndetin e qeveritarëve të rinj grekë”

  1. Sulejmeni i Madherishem says:

    Po ju andej na Gerqia, jeni mire tani apo tju dergojme kete tonin!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-2012-small-electrical.html

  2. Arjoni says:

    Skeni nevoje per qeveri , bashkohuni me ne . Ne ju nxjerrim nga vendi I fundit ne te dytin brenda nates . Pas nje jave sikurse edhe ne rrote me rrote me keta te vegjlit ; gjermanet, anglezet, zviceranet, danezet. Etje.

    1. m,m says:

      hahahahahhaaaaaa i madh Arjoni…..

  3. nastradini says:

    Kjo vjen keshtu sepse pushtetaret e vendit fqinj e ndjejne pergjegjesine qe kane para popullit ne kete moment te veshtire per vendin. Jo si GJELI yne Sali Berisha qe fle i qete ne gjumin dallkauk mbi Bomben Atomike me fitil te ndezur. Populli grek deshmoi me voten e tij se eshte nje popull i civilizuar dhe me inteligjence e qytetari te perparuar dhe demokracine e tij nuk e kupton si nje aventure komunistesh te tpit NJERIU ME TOP alla BJERI GAJDES GAJDEXHI SE DETI U BE KOS. Ne dallim nga fqinjet e tyre shqiptare qe u bene 70 vjet qe nuk dine te zgjedhin drejt BOSIN e tyre. Pse keshtu? Si keshtu? Mund te zmerohen shum vete. Le te shiqojne Enver Hoxhen dhe pasuesin e tij besnik Sali Berishen dhe me pas te flasin per Greqine ne Krize. Ku pensionet kane rene nga 1500 EUR ne 1200 EUR dhe populli eshte ngritur ne kembe.

  4. Ton says:

    Merrni Saliun! Po e gjeti gje ptu te na e beni! E japim me garanci. Deri ne 2017 e keni garant!

  5. Arjoni says:

    . . . The mos harroni ne ju kemi ndihmuar gjithmone me grure me miser etje, asnjehere nuk ju kemi marre leke . Pra edhe tani ne po ju japim salen , perseri falas , kur te mbaroni e hidhni aty ku hodhet grurin pasi e perdoret.

  6. aleksandri i madh says:

    Merrni Vucidolovicin.

    U a kemi falur. keshtu do te dilni nga kriza dhe do te beheni ekonomia e dyte ne europe pas Gjermanise si kampione Europe ne kete europian. E keni pa lek. falas. merreni. ta shikoni se si do ta bej gerqine lule.

  7. marko boçari says:

    Po turkofagosi, kur do ta haje?

  8. Homer says:

    Ministri asht alivanose momentin kur i ka pa pasqyrat financiare te shtetit dhe borxhin qe e ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje