Ja një kauzë e drejtë për t’u përkrahur. Nisma e ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu e quajtur “Vepro tani”, për të nxitur përgjegjshmërinë qytetare në Shqipëri, është një ndër ato puhiza ajri të freskët, i cili është veçanërisht i mirëpritur në këtë të nxehtë të tmerrshëm vere. Muri i pesimizmit dhe i pasivitetit e ka ndarë në këto njëzet vjet Shqipërinë nga komuniteti i vendeve ku opinioni publik zbret në rrugë sapo ndjen një padrejtësi. Tentativa fisnike për ta ndryshuar këtë sëmundje endemike të shqiptarëve, përbën një akt të spikatur emancipues. Një gjest të duhur, në momentin dhe vendin e duhur.
Është mëse e kuptueshme që komuniteti i diplomatëve në Tiranë nuk ka shkopin magjik. Sidomos, kur punët tona janë bërë kaq lesh e li, saqë nuk ka magjistar që i kthen përsëmbari. Sa herë që ftohen të jenë më aktivë, të huajt na përplasin me të drejtë në fytyrë konceptin e sovranitetit dhe të mosndërhyrjes në punët tona të brendshme. E megjithatë ne të gjithë e dimë se nuk është pikërisht kështu. Sepse, po këta miq, nuk përtojnë të përfshihen në mënyrë thelbësore në shumë nga krizat e kolapset që pëson në mënyrë ciklike demokracia e korruptuar shqiptare. Statusi i neutralitetit formal bie, dhe shpesh, prej ndërmjetësimit ndërkombëtar, vjen zgjidhja e minutës së fundit.
Zoti Arvizu nuk bën përjashtim asfare nga kjo pozitë e dyzuar. Si një mik i shqiptarëve, ai ka përveshur mëngët në mes të procesit zgjedhor dhe ka ditur të flasë disa gjëra mjaft “acide”, kur ka qenë vendi dhe momenti. I ka dhënë e i jep përditë provat e një njeriu që kërkon ta shohë më mirë këtë vend. Problemi është se diplomatët e huaj, përshirë vetë zotin Arvizu, ndodhen në një pozicion ekspozimi total të aktivitetit të tyre. Ata u ngjajnë yjeve të kinemasë që lëvizin me kamera e gazetarë nga pas. Në këtë kuptim, tingëllon e pazakontë dhe e habitshme që, menjëherë pas takimit të ditës së enjte, ambasadori Arvizu nuk ka përtuar të bëjë ecejaken e radhës me kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Një zyrtar që, për shkak të rekordeve që mban, do të meritonte një pjesë jo të vogël të protestës qytetare, që diplomati amerikan me të drejtë është investuar të nxisë në këtë vend. Nga akuzat për shkelje të rënda ligjore, siç është rasti i rrugës Durrës-Kukës, tek mënyra se si u zgjodh kryetar bashkie, pa përmendur ngjarje të tjera si ajo e 21 janarit. Një grup aktivistësh kanë kontaktuar me zotin Arvizu, po atë ditë, në lidhje me masakrën mjedisore që po shkakton bashkia e Tiranës në periferi të kryeqytetit. Mediat thanë se ata morën përkrahje nga zoti Arvizu për nismën e tyre. Në këto kushte, me të drejtë, një ndër komentuesit e shumtë që konsumon lajme nga blogjet në internet, kishte shkruar poshtë njoftimit për takimin e mësipërm, fjalët “s’po marr vesh më asgjë!”.
Ky vend ka një problem të madh standardesh demokratike. Por ka njëkohësisht edhe një problem paralel të deficitit të koshiencës qytetare. Nuk është vetëm Arben Ristani që po pengon një referendum mëse të drejtë. Është edhe policia, që s’po vendos dot nën kontroll një fshat të vetëm që mbjell drogë; është edhe parlamenti, që miraton një ligj që dëmton buxhetet familjare me çmimet e librave të fëmijëve; është edhe sistemi i drejtësisë, që përjeton politizimin dhe korruptimin më spektakolar që mbahet mend; është edhe shëndetësia, ku duhet të paguash edhe gjilpërën, edhe serumin, edhe çarçafin që të mbulon; është edhe arsimi, që të bën brenda ditës doktor shkencash fallco; është edhe administrata publike, që është ndarë në koshere partish, të cilat nuk trazohen fare nga shkeljet e hatashme ligjore që kanë prodhuar me rekrutimet selektive.
Nëse Ristani shkeli “edhe një herë” besimin e qytetarëve tek KQZ, kemi të drejtë të kujtojmë se shkelja e tij e parë ka pasur të bëjë edhe me karriera politike si ajo e Lulëzim Bashës, i cili është ulur në poltronin që mban, pas një kundravajtjeje ligjore që ka qenë në sytë e të gjithëve. Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye, duke e njohur dhe pranuar faktin që diplomatët e huaj po përpiqen prej muajsh që të përkrahin figura alternative brenda partive të mëdha, na duhet gjithashtu të pranojmë se ky vullnet i mirë për gjetjen e pasardhësve të krerëve politikë tradicionalë, përplaset shpesh me realitetet komplekse në të cilat vegjetojnë forcat e mëdha politike. I tillë është edhe rasti i zotit Basha, i cili, shtatë vjet pas hyrjes në politikën aktive, zor se mund të përllogaritet tek lista e politikanëve të rinj, nëse i sheh kostot që ka krijuar në rrugën e tij të shkurtër drejt afirmimit. Ekspozimi në krah të tij, nga ana e zotit Arvizu, mund të kishte qenë diçka që mund të ishte konsumuar një tjetër ditë. Jo në ditën e nxitjes së protestës qytetare, objekt i të cilës është dhe duhet të jetë edhe qeverisja lokale e kryeqytetit. Sepse kjo krijon një problem jo të vogël mesazhi.
*Revista Java
qe ambasadori arvizu eshte perfaqesuesi i shtetit me demokratik te botes,amerikes kjo dihet por mos harrojme se amerika ka dhe nje rol tjeter vecanerisht ne shqiperi ajo eshte shteti me mik i shqiptareve duke fillu qe me nolin me presidentin uillson dhe ne vazhdim per permbysjen e diktatures dhe kontributi me i fundit dhe i madhi clirimin e kosoves.ky respekt kaq i madh dhe i lidhur me shpresen tone per nje shtet te se drejtes shtet te popullit shtet te prosperitetit ne disa raste nuk konvergon me disa levizje te cuditeshme te zotit arvizu duke lekundur deri diku opinionin ne pergjegjesi ,kjo e lidhur me levizjen e fundit qe per frymen qe percjell eshte dicka shume pozitive duke na treguar qe une jam me ju per te miren tuaj.por ja shihni cfar ndodh ne momentin qe i behet verejtje kqz qe per shumicen eshte organi me pak i besueshem nder shqiptar bashke me gjykatat, kqz jep pergjigje te shpejte dhe sikur i ben kapadaillek usa-s. atehere cfar duhet te mendoje populli i thjeshte. ne nje kohe qe ka humb fare e drejta e shprehjes nepermjet mjeteve demokratike si grevat mitingjet per te shprehur fjalen e lire.kur kjo pergjigje ju ipet juve.thuhet se 70% e firmave jane fallco thot ai hoplli, bej padi per personin qe ka fallcifiku dhe perderisa nuk ka veprim gjykate ju nuk keni te drejte juridike te anulloni referendumin. per forma e referendumeve duhet te jete primare per probleme qe shqetsojne popuillin. modeli eshte zvicrra[ do thoni ju jemi larg si nivel por deshira per tu be eshte e madhe.]
Keta hoqen Berluskonin si legen, detyruan greket te bejne zgjedhje 2 here qe gjerat te shkonin “sic duheshin” dhe jo me te ndryshojne fatet e ketij populli te lodhur!
I vetmi shpjegim eshte pasurimi i ketyre diplomateve ne vende te tilla si Shqiperia.
Kujtoni skandalin e vizave gjermane ne shume vende te Europes lindore, midis tyre dhe Shqiperia. Ambasadat raportonin te dhena per keto vende qe detyrimisht conin ne forcimin e regjimit te vizave nga qeverite europiane. Perfituesit u pane kush ishin…
—Autorit i qenka ngrehur per pushime te gjata ne amerike dhe paska nevoje per nje vize. Servilizem i plote , pale na bene thirrje dhe ne ta duam kete palo ambasador te amerikes se shume adhuruar nga shqiptaret ,por te emruar nga lobi BERISHJAN ne amerike . Nuk desheroj te zgjatem por ku ishte thirrja per intelektualet –tani vepro– kur u vodhen votat , kur u vrane protestues ne 21 janar kur opozita dhunohet perdite nga mazhoranca dhe familja e prijsit. –Kjo thirrje eshte ti bejne freske BERISHES ca intelektual te paguar e ca te tjere te trembur e servil — E vetmja thirrje qe meriton te perkrahet do te ishte –perkrahje opozites dhe –opozite tani vepro –te tjerat jane hico kote hajde verdalle ketu ku jemi
C`behet keshtu morr aman?! Ketu nuk eshte halli i nje Berisha, i cili ka korruptuar rende gjithe jeten politike e publike shqiptare, jo prej 7 vjetesh sa eshte ne pushtet, por qe prej momentit kur u shfaq ne krye te turmave me `91. Jo e ka korruptuar, por e ka degjeneruar. Halli eshte se ai ka prodhuar veteveten ne seri me qenie si Lul e gjithe ata Lulka ne zgafellen e tij me emrin PD.
Z. Skënder
Duke ju falenderuar dhe uruar per analizat edhe shkrimet tuaja, jo vetem per kete rast do te doja tju komentoja miqesisht disa nga kendveshtrimet tuaja sa me siper
1.”Është mëse e kuptueshme që komuniteti i diplomatëve në Tiranë nuk ka shkopin magjik” thoni me siper, nderkohe qe une mendoj te kunderten. Ky shpello-pusht-et i ben te gjitha nen skeptrin magjik te te ketyre diplomateve qe certifikuan zgjedhe-jet per interesa banale. Ishte ambaadori amerikan qe (u mbars mali) perveshi menget ne numerim te votave dhe ne SHPRESUAM, por hicgje nuk doli(polli nje mi)
2.”Zoti Arvizu nuk bën përjashtim asfare nga kjo pozitë e dyzuar” thoni perseri, por eshte kjo strategji qe ndjek ky ambasador qe opozita eshte bere “qen i rrahur” dhe ben ham-ham vetem kur duhet te linde nje levizje e re ose sic diku shkruani ju “Një nismë fisnike …” ne te kundert opozita shkel te drejtat e pusht-eti dhe kjo qenka nje reshkitje nga demokracia?!?!?!?!
3.”Ky vend ka një problem të madh standardesh demokratike” dhe rendisni vetem pasojat pa perfshire vjedhjet e zgjedhjeve(qe do vazhdojne me bekimin e ambasadoreve) nga te cilat vjne gjithe krimet e mevoneshme Gerdec, 21 Janar, etj. Cinikisht levizja e re duhet te merret me “humbjen e jeteve te disa pemeve” qe na qenka shkelje e madhe e demokracise, me rregull treshi ky ambasador nuk e di c’duhej te bente per humbje jetesh njerzore?!?!?!?!?!?!
Konkluzioni im: Mjere populli shqiptar nga shqiptaret qe u bejne servilizem ambasadoreve. Fati yne i keq qe “zoti eshte me pushime” gjithmone per ne.
Te besosh se ka miq ne politike eshte njolloj sikur te besosh se delja e ka mik ujkun. Shume njerez e dine se ujku qimen e nderron por zakonin se harron.
Sot sherbetoret e ujqerve si dhelprat dhe qente e zgjebosur, po bejne nje pune titanike per te vendosur nje ekuiliber psikologjik tek njerzit se bota keshtu eshte ujku do haje delen, delja do haje barin e tjera, per rrjedhoje i pasuri eshte i perjetshem si i varferi, pra ai do ja fuse te varferit dhe te varferit do ja fusin njeri tjetrit. Tash nuk po merret vesh nga shume njerez se ku fillojne e mbarojne ligjet e natyres dhe ku fillojne dhe mbarojne ligjet e shoqerise njerzore. Konsiderimi kokeforte i shoqerise njerzore si kopete kafsherore sot eshte ne mode dhe ne opinionin tim kjo eshte me shume se nje katastrofe apo apokalips.
Krahasim i bukur…
Ne respekt te vazhdueshem te opinioneve dhe analizave te Zotit Minxhozi. Rastin Arvizu me nismen e tij, kur pa mbaruar falen ne TOB shkon e shfaqet ne krah te Bashes, une e lexoj “Mos vepro tani”. Kur zoti Arvizu te korigjoje shprehjen e tij naive “burre shteti” per Berishen, atehere mund te behet i besueshem per shqiptaret.Ne te kunderten keto jane perralla per te t’u tallur me kete popull te mjere.
….Pse, o Zot na ke mallkuar
dhe per dite na dergon NEMA!
Ne ke fjetur me Djalleshen,
c’faj kam une qe ngjaj nga Nena?!…
O skender! Nuk eshte nisme fisnike . Eshte thirrje e hapur: O Shqiptare rrembeni pushket, ja vdekje ja liri – Mos e minimizoni ju analiste analpambuke….
O Popull i bekuar po pse merreni me qeverritare plehra nga te gjitha partite.shqiperia ska burra jane te gjithe tradhetar ndaj ky zhapeziu Arvziu u eshte ber si burri i nenes atyre mbeturinave ne tirane dhe per ne wc pyesen zhapeziun.Mjer populli…..
Nuk i besoj
MUNGON INTELIGJENCA E SHQIPETARIZMI,PA TO NUK BEHET ASGJE-
kjo eshte nje kllase komplet e degjeneruar qysh ne themel por me i degjeneruar eshte ky popull qe i ndjek dhe i voton Cdo populli meriton ate qeveresije qe ka zgjedhur megjithese ne shqiperi ndodh qe ju vototni ne numerojme votot vafshin ne djall te gjithe
Te pergezoj zoti Skender per shkrimimet gjithmone objektive dhe me interes per demokracine dhe popullin tone.Cdo gje qe thuan rennte ne vesh te mire e jo te shurdhet. besniku
Kjo “nisma” e fundit e zotit ambasadoro-guvernator Arvizu eshte ironi puro! Eshte gallate e pertej gallate! Kjo te kujton ate shprehjen: Hip ne lis se te vrava,zbrit nga lisi se te vrava! “Vepro tani!” – Ngrije zerin kunder padrejtesive! Mire. Bukur! Por…reagimi ndaj padrejtesive te con pashmangerisht tek perplasja me shkaktaret! E ata jane njerezit me te pushtetshem ne kete vend! Mire po i hyjme kesaj rruge,po marrim edhe koston parasysh,por si tia bejme kur te na pergjigjen me plumba prej verteti gangsteret qe kane uzurpuar shtetin?! Me te rende se plumbat zoti ambasador do jene deklaratat e tua kur ta cilesosh kete lloj reagimi prej “burri shteti” !!!… Keshtu qe i bie “edhe i fikun edhe i koritun”,pra edhe plumbin edhe peshtymen- rrihe e mos e len me kja-si thoshte Fishta i madh. Falemners,po s’po e hame kete k…karamele,mr.Arvizu,edhe pse zullumi vazhdon te trashet,edhe me asistencen tuaj!…
ne gjithmon kemi godit mikun dhe kemi perqafu armikun,ambasadori amerikan eshte perfaqes,i shteteve dhe politikes amerikane dhe gjith interesave mbar shqipetare dhe qdo keshill ose sygjerim nga ana e perfaqesuesit te mikut me te madh te kombit ton dhe interes,tona duhet vleresuar dhe jo keq interpretuar dhe keq vleresuar,
….dmth ato thirjet per aktivizim ishin per te lare gojen ….se me vone po hante e pinte me ata kunder te cileve duhet te behej aktivizimi….hahahaha ambasador me dy porta…
resp,dhe mirnjohje per shba,dhe politiken e saj qe pa te cilen nuk do kishim identitet,gjithmon na qendrua dhe po na qendrojn afer per tna mbeshtetur dhe ngritur dinjitetin ton te mungur,prandaj qdo keshill e tyre duhet shum vlersuar dhe resp,se eshte prej nje miku,pra ambasadori arvizu esht perfaq,i shba dhe nuk esht mulli ere.ne si shqipetar ne momentet me te rndesish,per kombin nuk kemi perkrahur mikun por armikun siq beri polit,shqiptere per 50 vjet dhe siq bejn ca politikan sot,prandaj duhet te jemi shum mirnjohes,respektues dhe te kujdesshem
Z. Minxhozi!
Pervoja si gazetar dhe intuita juaj personale, bejne qe te shpreheni me mire dhe me drejtperdrjet per ate qe ju e quani “Mesazh Fisnik”. Nese kjo eshte e vertete, atehere me te vertete eshte “Mesazh Fisnik. di me shume gjera se nje komentues i zakonshem.
Ju thoni, se si nje mik i shqiptareve Z. Arvizu ka perveshur menget ne mes te procesit zgjedhor dhe ka ditur te flase disa gjera mjaft “acide”.
Nga sa di une, edhe te tjeret, menget u perveshen jo per te thene se tani ketu do te ket5e rregull dhe drejtesi, port per te thene se tani erdhi koha qe votat te shkojne ne favor te Lul Bashes, ashtu sic edhe shkuan. Lind pyetja: “Cfare gjera acide tha Z. Arvizu per manipulimet dhe vjedhjet ne mes te dites per votat e Bashes? Asgje! Dhe cfare ka thene edhe per probleme dhe fenomene te tjera antidemokratike dhe tradhetare te qeverise se Berishes? Asgje! Sigurisht, zgjedhja e presidentit ne kundershtim me keshillat e tij (me shume se 84 vota), ka bere qe Z. Arvizu te kuptoje se cili eshte ne te vertete4 ai Burre Shteti, qe shpalli me 21 janar, 2011. Z. Arvizu ka nje problem: Ai ndodhet midis nje komunisti te pandreqshem kryeminister, dhe mungeses se perparimit te proceseve demokratike. Ai duhet te kete kuptuar, me se fundi, se populli nuk eshte po aq i korruptuar sa edhe qeveria, dhe se populli proteston per disa te drejta qe Salih Berisha dhe qe maxhoranca i mohon. Do te ishte mne te miren e popullit, te Shqiperise dhe te demokracise ne Shqiperi nese Z. Arvizu te kete arritur te kuptoje se fundi se komunisti Salih Berisha eshte po ai komunist i viteve ’60, ’70, ’80, ’90 e deri sot. Nese ky eshte kryemionister, ai eshte per shkak te uzurpimit qe i ka bere, jo vetem pushtetit por edhe partise qe drejton. Thirrja e Z. Arvizu, te pakten si e kuptoj une, eshte humbja e durimit te SHBA me kete vrases, mashtrues, servil, vjedhes, shites i interesavete kombit dhe te popullit shqiptar dhe i vene krejtesisht ne sherbim te mafias vendase dhe te huaj!
jam i qarte per te gjitha reagimet e zotit ambasador por dicka me mundon prej shum kohesh.si reagoi zoti arr-vizu[sepse deri tani ka treguar vetem arren dhe jo gurin]kur mori vesh qe gjyqtaret e afte shqiptar injoruan ekspertet e FBI dhe ato angleze per ceshtjen shume te njohur dhe te perfolur dhe te pergjakur[21 janarin].
Një dëshmi që ja vlen për të diskutuar .. (Ish sigurimsat kanë mbushur amabsadat e Shqipërisë në vendet e huaja )http://gazetac.com/index.php/shoqerore/12363-nje-deshmi-qe-ja-vlen-per-te-diskutuar-ish-sigurimsat-kane-mbushur-amabsadat-e-shqiperise-ne-vendet-e-huaja.html